Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Hetimet e SPAK mbi pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, Balliu: Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë kryeministrin, asnjë kullë nuk bëhet pa firmën e tij
Politikë

Hetimet e SPAK mbi pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, Balliu: Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë kryeministrin, asnjë kullë nuk bëhet pa firmën e tij

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Nënkryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Klevis Balliu, ka komentuar hetimet e fundit të SPAK mbi pastrimin e parave më sektorin e ndërtimit, ku thotë se kanë vërtetuar denoncimet e vazhdueshme të opozitës për lidhjet mes krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe bumit të kullave në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Balliu theksoi se Partia Demokratike ka denoncuar prej 14 vitesh përdorimin e sektorit të ndërtimit si mekanizëm për pastrimin e parave të drogës, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka refuzuar sistematikisht të japë llogari për këtë çështje.

Read more:“Nuk di të kem shpifur për ndonjë gjë”, deputeti Klevis Balliu pas daljes nga GJKKO: Ai që më denoncoi nuk u paraqit

“Pak javë më parë kërkova në emër të opozitës interpelancë me Edi Ramën për pastrimin e parave në ndërtim. Kjo kërkesë u refuzua. Po ashtu, në cilësinë e Nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kërkova një seancë dëgjimore me Kryeministrin, por ai refuzoi të paraqitet. Rama nuk jep shpjegime sepse ka frikë nga faktet”, deklaroi Balliu.

Deputeti demokrat tha se raportet ndërkombëtare prej vitesh e kanë identifikuar ndërtimin si një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave të krimit të organizuar, ndërsa theksoi se hetimet e fundit të SPAK kanë nxjerrë në pah qindra milionë euro të dyshuara si para të pista të investuara në pasuri të paluajtshme.

Read more:Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë

Sipas Balliut, çdo hetim serioz duhet të shkojë përtej trafikantëve dhe biznesmenëve të përfshirë. “Nuk mund të hetohen vetëm trafikantët dhe biznesmenët, ndërsa të mos pyetet personi që ka drejtuar institucionin që ka dhënë lejet për këto projekte. Asnjë kullë nuk ndërtohet pa leje. Asnjë projekt strategjik nuk miratohet pa vendimmarrje politike. Prandaj, është e pamundur të ketë një hetim serioz pa u marrë në pyetje Edi Rama”, u shpreh ai.

Balliu theksoi se Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, i kryesuar nga Kryeministri, ka pasur rolin vendimtar në miratimin e projekteve më të mëdha të ndërtimit në vend. “Askush nuk mund të pastrojë qindra milionë euro në kulla shumëkatëshe pa mbështetje politike. Për këtë arsye, përgjegjësia nuk mund të ndalet tek hallkat e fundit të zinxhirit. Ajo duhet të shkojë deri tek maja e piramidës së pushtetit”, deklaroi ai.

Read more:Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës

Në përfundim, Balliu i bëri thirrje SPAK-ut dhe institucioneve ligjzbatuese të mos kufizojnë hetimet vetëm tek ekzekutorët e skemës, por të hetojnë edhe përgjegjësinë politike. “Shqipëria nuk ka nevojë për spektakël. Shqipëria ka nevojë për drejtësi. Nëse SPAK kërkon të zbardhë të vërtetën, duhet të ndjekë provat deri në fund dhe të hetojë edhe Edi Ramën”, përfundoi Balliu.

Lexo edhe
Politikë

VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen

Politikë

“Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë

Tags: #Edi Rama #euro #klevis balliu #Mediat #Para #Partia Demokratike #Pista
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen
  • “Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë
  • “Ju erdhi fundi”/ Revolta e 65 kundër qeverisë, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion! Arrestoni Ramën
  • Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë
  • “Poshtë patronazhistët”/ Qytetarët në revoltë kundër klasës politikë, marshimi në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • “Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë
  • VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen
  • “Ju erdhi fundi”/ Revolta e 65 kundër qeverisë, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion! Arrestoni Ramën
  • “Poshtë patronazhistët”/ Qytetarët në revoltë kundër klasës politikë, marshimi në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 14 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen

Një moment i veçantë është regjistruar gjatë marshimit të protestës së 65-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë

“Nesër më shumë”, me këto thirrje është mbyllur protesta e sotme kundër kryeministrit Edi Rama. Për 65 ditë…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ju erdhi fundi”/ Revolta e 65 kundër qeverisë, qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion! Arrestoni Ramën

Për 65 ditë me radhë mbahen protesta masive në vend kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by