Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti opozitare të Edi Ramës, përpara socialisteve të Lushnjës, ish ministri i tij i jashtëm, Ditmir Bushati, publikoi në You Tube episodin e fundit të podcastit të vet, Public Square, ku po bashkëbisedonte me një prej teoricienëve bashkëkohorë të demokracisë, Daniel Ziblatt.

Në pamje të parë asgjë nuk do të mund ti lidhte bashkë këto dy ngjarje, që gjografikisht i ndan në mes oqeani Atlantik, që praktikisht u flasin audiencave të ndryshme: njëri që u drejtohet militantëve të tij myzeqarë dhe tjetri, profesor në Harvard, që shqetësohet për metodat që përdorin liderët autoritaristë për të vrarë ato sisteme që i kanë sjellë në pushtet përmes votës.

Por, po ti i ndiqje nga ekrani, njëri pas tjetrit, nuk mund të mos vije re një fije të nëndheshme që i bënte bashkë. Edi Rama shfaqej duke i etiketuar kundërshtarët dhe kritikët e vet si qenër që lehin në koridoret e BE kundër qeverisë së tij. Duke e barabitur veten me Shqipërinë ai i etiketonte ata si armiq të saj dhe i paralajmëronte se nuk do të mundnin kurrë ti’a merrnin pushtetin duke sharë në Bruksel dhe duke dhënë intervista në TV e huaja.

Read more:A ka Shqipëria një politikë të jashtme?

Rama për opozitën: Shkojnë dhe lehin në Bruksel, i gënjen mendja se mund të na mundin

Nga ana tjetër në median alternative, profesori dhe autori i librave Ziblatt, skiconte identikitin e një udhëheqësi, që ka potencialin për të qenë varmihës i demokracisë. Sipas tij, përpjekja për të mos legjitimuar opozitarët dhe kritikët, për ti përjetuar ata si armiq, për të përdorur ndaj tyre çdo mjet që bën të pamundur rotacionin e pushtetit janë simptoma të dukshme të kësaj sëmundjeje të rëndë. E këtu lidhja mes dy ngjarjeve fillon e bëhet e prekshme. Por, për cilindo që yshtet nga kureshtja për tu thelluar më shumë, Daniel Ziblatt, së bashku me kolegun e tij, Steven Levitsky ka shkruar para disa vitesh, një libër të mrekullueshëm, të botuar tashmë edhe në shqip nga shtëpia botuese Pema, të titulluar “Si vdesin Demokracitë”.

Read more:“Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë

Aty, në mes të tjerave rrëfehet se diktatorët e rinj, nuk i ngjajnë atyre të shekullit të shkuar, të cilët përdorinin vrasjen apo burgimin për të sunduar. Ata tregojnë se metodat e instalimit në pushtet janë sofistikuar. Pa përmendur enkas Shqipërinë, në këtë libër të shkruar gjatë presidencës së parë të Trumpit, ata na japin të gjitha levat dhe instrumentat për të kuptuar se ç‘ndodh sot tek ne. Ata marrin shembujt e Fuxhimorit në Peru, të Orbanit në Hungari, të Putinit e Erdoganit e kështu me radhë.

Një nga dukuritë më të prekshme sipas tyre është blerja me para ose joshja me poste e kundërshtarëve politikë, siç ndodhi në Peru, kur duhet të shtyhej përtej afateve të ligjshme kohëzgjatja në pushtet e presidentit. Më pas vjen rekrutimi i mediave të mëdha, shndërrimi i tyre në bori të regjimit përmes dhurimit të aksesit në paranë publike. Ata të rrallë që nuk e pranojnë këtë rrugë kanë fatin e keq, që Putini i rezervoi Boris Berezovskit apo Erdogani konglomeratit mediatik Dogan Yain, që kishte në kontroll edhe gazetën Hurriyat.

Read more:Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

Një hap tjetër është tubimi i oligarkëve rreth vetes duke perdorur, sipas nevojës, herë joshjen dhe herë friksimin. Kështu në vitin 2003 diktatori i Kremlinit urdhëroi burgosjen e Kohdorovskit, padronit të Yukos, pasuria e te cilit shkonte deri në 15 miliardë USD. “Mesazhi për oligarkët e tjerë ishte i qartë: bëni para por qëndroni larg politikës”, shkruajnë autorët.

Ata vizatojnë edhe tipare të tjera të vrasësve të demokracisë, që fillojnë me korruptimin e personazheve VIP të shoubizit apo ndërkombëtarëve, që vazhdojnë me asgjesimin e arbitrave, pra drejtësisë së pavarur, duke fshirë me fshesë sistemin e vjetër ekzistues para ardhjes se tyre ne pushtet e duke shkuar edhe me tej me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, duke i qepur ato si kostume me porosi për trupin e autokratit.

Read more:Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran

Pasi rendisin të gjitha këto fenomene Levitsky dhe Ziblatt arrijnë në konkluzionin: “Duke dobësuar arbitrat, blerë a cfilitur kundërshtarët dhe rishikuar rregullat e lojës udhëheqësit e zgjedhur janë në gjendje të krijojnë përparësi vendimtare dhe të përhershme ndaj rivalëve të tyre. Por, duke qenë se këto masa janë të ngadalshme dhe ruajnë vellon e ligjshmërisë, devijimi drejt autoritarizmit jo gjithmonë shoqërohet me rënien e këmbanave të alarmit. Qytetarët në përgjithësi e kanë të vështirë të kuptojnë se demokracia po çmontohet, ndonëse kjo ndodh përpara syve të tyre”( faqe 110 e botimit shqip).

Majfton të lexosh këtë konluzion edhe po su thellove në tërë faqet e “Si vdesin demokracitë”, për të kuptuar se sa shterpë është debati i herë pas hershëm në këtë provincën tonë. Mjafton ti drejtosh te këta autorë ata që vijojnë të mbrojnnë tezën se ne jetojmë ne demokraci, pasi këtu Edi Ramën ka të drejtë ta shajë çdo kush, se këtu nuk ka diktator që burgos rivalët, se këtu pushteti katërmandatësh zgjat vetëm si pasojë e opoziatëve të pa aftë e të korruptuar.

Read more:Këta janë kandidatët e LDK-së nga Peja për deputetë

Iluzioni i një brezi që besoi se demokracia nuk vidhet dot më

Në fakt, fabula është krejt e ndryshme: në Shqipëri ne vijojmë të ruajmë vetëm për fasadë kufomën e demokracisë, ndërkohë që janë çjetëzuar të gjitha organet vitale të saj. Pikërisht një nga simptomat e pamë edhe sot në mbledhjen e asamblesë në Lushnje me trajtimin e opozitarëve si qen që lehin për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Po të dëgjosh intervistën e Daniel Ziblatt në Public Square, ky është një ndërmjet shumë tipareve të një autokrati.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Tags: #Bruksel #Demokracia #Ditmir bushati #Edi Rama #Hungari #Intervista #Lidhja #lushnje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Ndryshimet drastike në Kodin e Procedurës Penale që prezantoi Edi Rama, janë një përpjekje për të shndërruar në…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Ka një përpjekje, veçanërisht në mediat pro-qeveritare, por jo vetëm, për tu marrë me dimensionin rozë të skandalit…

• 5 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do…

• 1 javë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by