Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
Editoriale

Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Pse "gjyqet politike" duhet të jenë me kamera

Pas një periudhe të gjatë lavdie, të veshur me frazat standarte se po i jep fund pandëshkueshmërisë, se po pastron klasën e vjetër politike, se po hap një periudhë të re në historinë e vendit, SPAK do të përballet këto ditë përpara gjykatës me dosjet më të mëdha të akuzave që ka ngritur, ato kundër Metës, Veliajt dhe Berishës.

Ngritja e siparit për gjyqet e tyre të themelit, ku do të marrë fund retorika dhe do diskutohet kryesisht për provat, po shoqërohet me një debat të ri: kërkesën konstante të të akuzuarve se proceset duhet të zhvillohen me praninë e kamerave dhe gjithçka të transmetohet live.

Read more:“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim, dëm për qytetin dhe qytetarët

Në pamje të parë një kërkesë e tillë mund të duket e diskutueshme. Shumë vende demokratike nuk e lejojnë një praktikë të tillë. Sidomos kur është fjala për figura me impakt të lartë publik dhe me ndikim në opinion, ekziston frika e shkatërrimit të solemnitetit gjyqësor dhe shndërrimi i bankës së të akuzuarit në një tribunë spektakli politik.

Read more:Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit (LETRA E PLOTË)

Por, pavarësisht këtyre risqeve, nuk ka dyshim se kërkesa e këtyre të akuzuarve VIP duhet të plotësohet pasi është në të mirë të interesit publik. Së pari, ligji shqiptar nuk e ndalon transmetimin live të proceseve. Një shembull i mirë, nga të rrallët që mund t’i përmendet Gjykatës Kushtetuese, ishte rasti i diskutimit të mandatit si kryebashkiak të Erion Veliajt, ku gjykimi u transmetua drejtpërdrejtë duke i dhënë prioritet parimit të transparencës. Së dyti, kjo transparencë është gati e detyrueshme në kuadër të polemikave që kanë shoqëruar “drejtësinë e re”, që kur ka filluar të merret me politikanët e lartë. Ajo është akuzuar për metoda represive, për intimidim dëshmitarësh, për përzgjedhje selektive të fakteve. Nëse vërtet mëtohet që në këto procese të ruhet, ajo sa ka mbetur nga besueshmëria e reformës, atëherë dyert duhet të jenë të hapura për t’u dëgjuar argumentet e të gjitha palëve. Nëse publiku do të bindej nga ballafaqimi mes argumentave të SPAK dhe të akuzuarve të tij, nëse ai do e pranonte si të drejtë dhe të paanshëm verdiktin e GJKKO-së, atëherë një pjesë e kritikave kundrejt prokurorëve dhe gjykjatësve specialë do të fashiteshin.

Read more:Konferenca e Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

Por, ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më kryesorja, se përse këto seanca gjyqësore duhet të transmetohen live. Në të vetmin proces politik të deritanishëm, në të parin ku është arritur të merret një vendim i formës së prerë, ai kundër Fredi Belerit, drejtësia jonë ka prodhuar një skandal. Në këtë farsë të nxitur nga Edi Rama, për t’i marrë opozitës edhe një nga shtatë bashkitë që pati fituar, drejtësia jonë e re prodhoi një kopje të proceseve të kohëve më të errëta të diktaturës. Duke servirur dhe pranuar dëshmitarë të rremë, të paguar si spiunë policie; duke servirur dhe pranuar procesverbale të falsifikuara përgjimesh; duke servirur dhe pranuar prova të marra ilegalisht; duke servirur dhe pranuar para blerje votash që s’mbanin gjurmët e gishtave të të akuzuarve, madje duke mos lejuar as një gjë bazike në një proces, si ballafaqimi i dëshmitarëve për të nxjerrë në pah të vërtetën, SPAK dhe GJKKO u bënë pjesë e një farse kriminale, ku drejtësia përdoret si armë politike. Dhe e gjitha kjo u zhvillua pas dyerve të mbyllura, që i mundësuan maskarenjve me flamuj nacionalistë të fshihnin debatin real për faktet dhe provat.

Read more:Kërkohet një grua nga policia, dyshohet për blerje e shitje të paautorizuar të substancave narkotike

Pas këtij dështimi kolosal, organet e reja të drejtësisë nuk e kanë më luksin të kërkojnë një besim të dytë, duke u fshehur pas parimit të solemnitetit gjyqësor. Ata duhet të hapin për të gjithë dyert e proceseve ku do gjykohen Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Sali Berisha.

Read more:Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz: U prezantuan si policë! Shoqërohet fqinji i dyshuar, në kërkim një tjetër

Që farsa ndaj “grekut të poshtër” mos përsëritet edhe mbi shqiptarët, që pandehma e predikuar nga ish kreu i SPAK, se gjykata i bindet verbërisht ekipit të tij, të mos bëhet rrugë, që e vërteta të mos jetë monopol i papagallëve të prokurorëve specialë, e mira publike kërkon transparencë. Dhjetra mijra votues që i kanë dhënë besim atyre që do të paraqiten në bankën e të akuzuarve, kanë të drejtë të dinë nëse të përzgjedhurit e tyre politikë po ndëshkohen ose jo në bazë të provave dhe jo në emër të një “revolucioni” me kostum euroatlantik, që mëton të përdorë drejtësinë për të ndryshuar klasën politike. Prandaj SPAK dhe GJKKO duhet t’i pranojnë kërkesat e të paraburgosurve prej tyre. Ky është shansi i fundit për të bindur publikun se këta gjykatës dhe prokurorë e kanë aftësinë dhe ndershmërinë e nevojshme për të qenë në nivelin e sfidës që kanë marrë mbi vete.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide

Editoriale

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Tags: #Armë #Besim #Blerje #Edi Rama #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #Ilir Meta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog
  • Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Gjykata administrative nuk shqyrtoi padinë/ Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
  • “Mbrojti krimin në parlament”/ Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor! Do të jepte dorëheqjen nëse…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide

Shqipëria është plot me monumente të autoritarizmit politik që i janë imponuar qytetarëve pa pëlqimin e tyre. Zvërneci…

• 3 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Pas më tepër se dy muajsh reportazhesh, ivestigimesh e kronikash mediat ndërkombëtare po i afrohen thelbit të asaj…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog

Evropa përjetoi një nga imazhet më të jashtëzakonshme në historinë e saj të fundit të migrimit 35 vjet…

• 5 ditë më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by