Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Vëzhgim/ Sezoni në Durrës nis me mangësi! Pushuesit: S’ka tualete e dushe në plazhet publike! Privatët rrisin çmimet e akomodimit në hotele
Sociale

Vëzhgim/ Sezoni në Durrës nis me mangësi! Pushuesit: S’ka tualete e dushe në plazhet publike! Privatët rrisin çmimet e akomodimit në hotele

• 20 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRES–Vija bregdetare e Durrësit shtrihet në rreth 42 kilometra, nga Kepi i Rodonit në veri deri te derdhja e Përroit të Agait në jug, ku 70 për qind e hapësirës menaxhohet nga privat dhe 30 për qind eshte plazh publik.

Janë mbi 12 kilometra vije bregdetare ku pushuesit mund të vendosin çadrat e tyre pa pagesë. Ketu gjejme kryesisht pushues ditorë.

“Po shumë mirë është vijmë me cadrat tona dhe s’paguajmë. Për ne që jemi pensionist është mirë se 13 mijë lek pension marr”, thanë pushuesit.

Një tjetër pushues, durrsak me banim në Itali, shprehet i pakënaqur pasi pastërtia nuk është në standardet e kërkuara; mungojnë dushet dhe tualetet publike.

Read more:Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, po transportoheshin drejt Italisë

“Mirë është vetëm dielli, deti është i pisët, rëra gjithashtu. Tualete s’ka as ujë”, tha ai.

Ndërkohë, në plazhet private, kostoja e një çadre me dy shezlone varion nga 500 deri në 700 lekë, por në kulmin e sezonit mund të arrijë deri në 1000 lekë. Pushuesit që zgjedhin këto hapësira thonë se krahas çadrës dhe shezloneve kanë në dispozicion tualetet dhe dushet.

Operatorët turistikë pohojnë se rezervimet janë në rritje, ndërsa çmimet e akomidimit ne hotele kanë pësuar një rritje të lehtë.

Read more:Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe (EMRAT)

“Çmimet janë rritur nga 5 deri në 7 për qind dhe kjo ka ardhur nga kursi i euros. Ne zakonisht punojmë me paketa ‘all inclusive’ dhe ne qershor një paketë e tillë, kushton 75 euro/dita për person”, tha Blerim Norja, menaxher hoteli.

Përgjatë vijës bregdetare janë ngritur kullat e vrojtimit. Në disa prej tyre rojet bregdetare janë në detyrë, te tjerat ende te boshatisura.

Nje vezhgues nuk nguron të tregoje detyrat e tij qe nga vendosja e flamujve deri tek operacionet e shpetimit.

Read more:Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal

“Unë vij që të 7 të mëngjesit dhe qendroj në kullë. Vendos flamurin kur deti është me dallgë. Ka dhe sinjalistikë (bova) në det. Jam gati për ndërhyrje por deri tani shyqyr zotit s’kemi pasur probleme, pushuesit i respektojnë rregullat”, tha ai.

Durrësi ka hyrë zyrtarisht në sezonin veror por krahas fluksit në rritje, kërkesat për më shumë pastërti, shërbime dhe siguri mbeten sfidat që duket se ta shoqërojnë gjatë gjithë verës.

Lexo edhe
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Tags: #All inclusive #Deti #Detyrë #Durres #euro #Hapesira #itali #plazh publik #sezoni turistik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 17 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës

Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin