Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. LIVE TV- Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi
Sociale

LIVE TV- Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

• 21 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kanë kaluar pak minuta dhe tashmë protestuesit u grumbulluan te sheshi “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar ditën e 22-të të protestës dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Një pjesë e tyre janë tashmë para kryeministrisë pasi disa protestues kanë kaluar natën dhe ditën e sotme gjithashtu duke pritur nisjen e tubimit të sotëm. Njësoj si një ditë më parë, fjalimet i janë lënë diasporës.

Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.

“Mes nesh dje apo ditë të tjera ka grupe të infiltruara. Ne ndoshta në ditët në vazhdim do të dalim edhe me fytyra e emra që t’i demaskojmë. Distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, tha Kola.

Read more:VIDEO/ Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë natën

Për ngjarjen, ka pasur reagime nga Ministria e Jashtme që tha se është “akt i turpshëm”, fjalë të cilave u bëri jehonë edhe ambasadorja izraelite, Galit Peleg.

Ndërkohë, thirrjet e protestuesve vijojnë të jenë për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:22

‘Jemi lodhur nga padrejtësitë’, protestuesja: Ramën ne e kemi vendosur, ne do e heqim

Një protestuese deklaroi se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe se askush nuk e shet dot Shqipërinë. Më tej, shtoi se vetëm qytetarët janë ata që do ta heqin Ramën.

Read more:Programi ‘Pas shkolle’ në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit: Nxënësit do të vijojnë ta marrin ushqimin nga shtëpia

“Jam këtu si një qytetare, si një nënë. Jemi lodhur nga padrejtësitë, nga premtimet boshe, duam një shtet që respekton qytetarët. Kërkojmë drejtësi për fëmijët tanë. Shqipërinë tonë askush nuk e shet dot. Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, tha protestuesja.

Ora 20:16

Protestuesi: Diaspora do të jetë aleati më i fortë! Rama të dorëhiqet, qeveri teknike dhe zgjedhje

Në ditën e 22-të të protestës, kërkesat kryesore të tubuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Një protestues siguroi se diaspora do të jetë aleati më i fortë.

“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.

Ora 20:03

Propozimi i protestuesit: Shqipëria si Hungaria, asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

Read more:Sot dita e 22-të e revoltës së qytetarëve për largimin e Ramës! Qëndresë e vendosmëri, pritet pjesëmarrje masive – Diaspora sërish në shesh (VIDEO)

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

Ora 20:00

Protestuesi thirrje SPAK-ut: M’u vranë shokët më 21 janar! Katër të vrarët duan drejtësi

Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.

“Këtu kam qenë më 21 janar 2011. Shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë që është sot. Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha protestuesi.

Read more:Magyar gati të pengojë rikthimin e mundshëm të Orban, propozon kufizimin e mandatit të kryeministrit deri në 8 vite

Ora 19:59

Vogëlushja thirrje: Duam Shqipëri më të drejtë, zëri ynë të dëgjohet se jemi e ardhmja!

Një vajzë e vogël që u ngjit në podium para kryeministrisë bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë dhe dëgjimin e zërit të të vegjëlve.

“Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë! Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi!”, tha vajza.

Ora 19:49

Investimi në Zvërnec, diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

Paralelisht me protestën në Tiranë, edhe diaspora shqiptare në Frankfurt të Gjermanisë është ngritur në një tubim.

Read more:Diaspora bën histori, protesta kundër Ramës si asnjëherë më parë/ “Revolucion”, Shqipëri e Re”! Shqiptarët thirrje edhe administratës: Mos rrini për një vend pune, bashkohuni me popullin

Me simbolet kombëtare, muzikë shqiptare në sfond e flamingo, ata janë grumbulluar në një shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me investimin në Zvërnec.

Ora 19:44

Shqiptarët në Basel të Zvicrës protestojnë kundër investimit në Zvërnec (VIDEO)

Shqiptarët në Basel të Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në Tiranë kundër investimeve në Zvërnec duke dalë edhe ata me pankarta.

“Diaspora është këtu”, flamuj kuqezi dhe flamingo, një grup protestuesish po ecin në rrugët e qytetit.

Lexo edhe
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)

Sociale

Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi

Tags: #arben kola #Basel #Diaspora #E ardhmja #Fëmijët #Flamingo #Hungaria #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi
  • Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
  • Gjirokastra, qarku ‘më i plakur’, Kukësi ‘më i riu’! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat
Nga të njëjtat tag-e
  • “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Lizandër Saraçi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
  • “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)

Mikpritja si një traditë e vjetër shqiptare, është një mundësi e artë për të zhvilluar më tej turizmin…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi

Më 27 shtator të vitit të kaluar, Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u bë vendi ku Imzot…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve

Për tre muajt e verës, Shëngjini dhe Talja ishin plazhet më të frekuentuara të Lezhës. Të dhënat zyrtare…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by