Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vajza e Fatos Lubonjës, që plotësoi letrat për klubin Partizani: Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare! Më pas u punësua te firma që ndërtoi kullat
Kronikë

Vajza e Fatos Lubonjës, që plotësoi letrat për klubin Partizani: Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare! Më pas u punësua te firma që ndërtoi kullat

• 22 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në gjyqin për aferën Partizani dëshmoi edhe vazja e Fatis Lubonjës, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja që firmosi për kthimin e pronave të kompleksit Partizani. Vetë Lubonja, shoqe e Malltezit, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha Agjencisë së Kthimit të Pronave për të punuar me prioritet.

Në dosje, SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte. Por edhe pse në dorë kishin akuzën që vetë e kanë hartuar, dy prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai nuk i drejtuan asnjë pyetje në GJKKO Tetis Lubonjës për deklaratat e saj se eprorët i kishin kërkuar ta shqyrtonin dosjen me prioritet.

Gjatë dëshmisë së saj në GJKKO, Lubonja tregoi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku iu caktua të merrej me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve. Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.

Para trupës gjykuese, Lubonja deklaroi se kishte zbatuar procedurat ligjore dhe se detyrat i merrte nga eprorët, ndërsa verifikimet në terren kryheshin nga specialistët përkatës.

“Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dëshmoi ajo.

Në dosjen e SPAK, evidentohet se grupi i punës i ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të pesë familjeve të njohura pronare, përbehej nga tre persona, ku të paktën dy prej tyre konstatohet se kanë lidhje me trashëgimtarët e familjeve të njohura pronare. Konkretisht, Tetis Lubonja e cila përveç lidhjes miqësore dhe njohjeve me Jamarbër Malltezi dhe Rudina Llagami, rezulton edhe të ketë qenë e punësuar disa vite më pas pranë shoqërisë Kontakt sh.p.k. Këtë fakt vetë Lubonja e pranoi edhe në dëshminë e saj në GJKKO, ku deklaroi se disa vite pas punës në Agjencinë e Kthimit të Pronave kishte punuar për rreth 6 muaj me kohë të pjesshme si shefe juridike pranë kompanisë Kontakt, që ngriti kullat në ish-klubin partizani.

“Kam punuar disa muaj, 6 muaj part-time te ‘Kontakt’”, tha ajo.

Read more:LIVE – Rrethuan Kryeministrinë, protestuesit do të kalojnë natën në Bulevard: Rama, jep dorëheqjen!

Megjithatë, para gjykatës Lubonja mohoi të ketë pasur presione apo ndërhyrje nga familjet përfituese gjatë procesit të shqyrtimit të dosjeve.

“Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në televizor e kam parë”, deklaroi ajo, duke këmbëngulur se dokumentacioni për pronat ishte i rregullt.

Por, ndryshe ka deklaruar kur është marrë në pyetje nga SPAK. Asokohe, pyetjes nëse ka pasur ndonjë ndikim nga eprorët apo persona të tretë për të përshpejtuar procedurën e kthimit të këtyre pronave, Lubonja ka deklaruar se: “Na është thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë shtetësja Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do të shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhrin e saj”.

Dëshmia e plotë e Tetis Lubonja në GJKKO

Prokurorja: Cilin të pandehur njihni, ku dhe kur i njihni?

Tetis Lubonja:Janë figura publike. Me Malltezin kemi bërë aktivitete për mjedisin.

Prokurorja: Me shoqërinë “Kontakt”, keni pasur kontakte?

Read more:Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog

Tetis Lubonja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kontakt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjencia e Kthimit të Pronave. Kishte disa vende pune dhe aplikova.

Prokurorja:Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthyer prona shumë familjeve. Ju kujtohen procedurat? I njihni?

Prokurorja: Si keni nisur me shqyrtimin e dosjeve?

Tetis Lubonja: Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.

Prokurorja: Verifikonit në terren?

Tetis Lubonja: Shkonin specialistët e territorit.

Prokurorja: Në këtë kthim prone, ka pasur objekte sportive?

Read more:Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 15 të tjerë

Tetis Lubonja:Po, Klubi Partizani. Kishte një person që ishte i interesuar në atë kohë, kërkonte privatizim.

Tetis Lubonja: Vinte në institucion një individ. Nuk e denoncuam. Kërkonte privatizimin.

Klodiana Gjyzari: Vinte dikush që interesohej. Kishte lidhje me ish-pronarët?

Tetis Lubonja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.

Tetis Lubonja: Aty kishte konkurrencë mes pronarëve. Ishte kundërshtar me pretenduesit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në TV e kam parë.

Klodiana Gjyzari: Kishte mangësi në dosje?

Tetis Lubonja: Kanë qenë dokumente të vjetra dhe të verifikuara. Kam fjetur rehat për këtë dosje. Dokumentet ishin shumë të sakta.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Skema e privatizimit u ndërtua për të favorizuar Malltezin, gjithçka brenda 6 muajve! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Klodian Skënderi:Vendimi kontrollohej nga hallkat e mësipërme?

Tetis Lubonja:Po. Ishte Agjencia Qendrore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndërsa vendimi ynë vlerësohej prej tyre. Çdo dokument vlerësohej.

Sokol Hazizaj: Fatmir Bektashi, ju ka bërë ndonjë presion përpara se të punësoheshit aty?

Tetis Lubonja:Jo, fare. S’kam pasur asnjë njohje. Fillova punë sepse doja të zhvillohesha profesionalisht.

Jamarbër Malltezi: A kishte vendime për tokën e familjes Begeja?

Tetis Lubonja: Po, ka pasur.

Klodian Skënderi: A keni çuar shkresa për pronarët e tokave?

Read more:Turizmi i aventurës gjallëron brigjet e Vërmicë-Fierzës, Prizreni çel edicionin e parë të Festivalit të Kampingut

Tetis Lubonja: Patjetër, kam zbatuar ligjin.

Prokurorja:Çfarë detyre kishit te “Kontakt”?

Tetis Lubonja: Shefe juridike.

Prokurorja:Familjes Llagami nuk iu kthye prona?

Tetis Lubonja:Ne proceduam me përgjigjen, pasi nuk kishte ardhur një përgjigje pozitive nga një prej institucioneve. Vijuan procedurat me katër familjet e tjera, pasi kishim përgjigje pozitive. Familjes Llagami iu dha më vonë.

Prokurorja:Për presionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?

Tetis Lubonja: Jo për presione, thjesht për bezdi nga vizitat e përditshme.

Lexo edhe
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Tags: #Aktivitete #Familje #GJKKO #gjyqi partizani #Institucion #Jamarbër Malltezi #kontakt #spak #Tetis Lubonja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi për ish-kreun e SHISH, spektakël
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 6 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes…

• 17 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!

Trafik i rënduar është krijuar në autostradën Durrës-Tiranë, me radhë të gjata automjetesh në drejtim të kryeqytetit. Fluksi…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by