Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 25 ditë protestë, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës nga Goxhaj! Një grup protestuesish mblidhen për të kaluar natën para kryeministrisë
Sociale

25 ditë protestë, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës nga Goxhaj! Një grup protestuesish mblidhen për të kaluar natën para kryeministrisë

• 25 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kërkesat utopike drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga Dritan Goxhaj dy ditë më parë, u rishpallën edhe në protestën e kësaj të mërkure në shesh. Në ditën e 25-të, pjesëmarrja është dukshëm më e ulët se në herët e tjera.

Ato u përforcuan nga një tjetër organizator i tubimit, Arbër Lleshi, i cili nga podiumi lexoi edhe njëherë këtë plan antikushtetues.

“Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor. Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen: Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor; Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike; Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate”, tha Arbër Lleshi.

Ky projekt utopik është artikuluar në profilin personal në facebook nga Dritan Goxhaj që prej datës 14 qershor dhe parashikon shpërndarjen e Kuvendit dhe zëvendësimin e tij me një Asamble tranzitore prej 101 anëtarësh të përzgjedhur me short nga qytetarët.

Kjo Asamble do të emëronte, po me short, një qeveri teknike 12-mujore me kompetenca të kufizuara, dhe do të kishte për detyrë edhe rishkrimin e Kushtetutës. Më pas, Kushtetuta e re do t’i nënshtrohej një referendumi popullor dhe vetëm në rast se do të miratohej nga qytetarët, vendi do të mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Pra bëhet fjalë për një plan utopik që përplaset hapur me Kushtetutën aktuale, por që, me sa duket, grupi i organizatorëve beson se mund ta zbatojë duke rrëzuar përmes protestave jo vetëm qeverinë, e cila mbështetet nga 83 mandate parlamentare, por edhe Kuvendin, ku bëjnë pjesë 140 deputetë.

Por veç këtij projekti, organizatorët e protestës përpara kryeministrisë shkojnë deri në kërcënime duke bërë thirrje se do të bllokojnë institucionet.

Read more:LIVE- Nuk i pengon stuhia e shiut, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen

“Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, tha Arbër Lleshi.

Edhe në ditën e 25 të protestës në shesh nuk munguan thirrjet për largimin nga politika të Sali Berishës.

“Saliu është një gomar që ndau veriun nga jugu, këtë popull të bekuar që e ka bekuar i madhi Zot”, tha mes të tjerash Sinani

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:20

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

Një pjesë e protestuesve do të kalojnë përsëri natën te kryeministria, si simbol i rezistencës së tyre. Kjo nuk është e para herë që qytetarët gdhihen poshtë zyrës së kryeministrit.

Ora 20:57

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve.

Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.

Read more:Integrimi europian/ Pengesë dosja ‘Balluku’?, deputetja Mila: Nuk merret BE me një rast specifik

Ora 20:35

Sopranoja nga Opera e Bordosë në Francë i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Jam stërmbesa e priftit që ju pre koka nga grekët sepse foli shqip

Erjona Paruca Melani, një soprano në Operan e Bordosë së Francës, i është bashkuar protestës para Kryeministrisë ditën e sotme.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kishte ardhur kastike për protestën, teksa theksoi se është edhe stërmbesa e një prifti, që sipas saj, iu pre koka nga grekët, për shkak se foli shqip.

“Jam soprano në Operan e Bordosë së Francës, kam ardhur për protestën. Por në të njëjtën kohë jam edhe stërmbesa e Astaf Melanit, priftit që ju pre koka nga grekët, sepse foli shqip. Sepse tha ‘ju më shikoni prift, por unë jam dhe do të mbetem shqiptar. Unë jam këtu edhe për trupin e tij që prehet në Përmet pa kokë, sepse koka përfundoi në Greqi. Jam këtu sepse më përzunë prej 26 vitesh nga toka ime. Edi Rama, kemi qenë në akademi bashkë. Ti që flisje dikur mos u dhisni si Lenka Çuko, ke përfunduar më keq se kostumet e Lenka Çukos”, tha mes të tjerash sopranoja.

Ora 20:21

Qytetari nga Skrapari në protestë: Sali Berisha është një gomar që ndau Veriun nga Jugu!

Protestuesi Gerti Sinani nga Skrapari, gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë deklaroi se kreu i PD-së, Sali Berisha, është një ‘gomar’ që sipas tij ndau Shqipërinë në Veri dhe Jug.

“Gerti Sinani nga Skrapari, pjesë e administratës dhe ish-ushtarak nga Forca Detare. Jo me ndonjë gradë, por marinar. Saliu është një gomar që ndau veriun nga jugu, këtë popull të bekuar që e ka bekuar i madhi Zot”, tha mes të tjerash Sinani.

Read more:Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë

Ora 20:20

Protestuesi: Rama e Berisha për 36 vite i lirojnë karrigen njëri-tjetrit, janë pasuruar për vete e kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë

Një protestues ironizoi kryeministrin Edi Rama e kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, duke thënë se jam agjent koreano-verior. Ai iu drejtua pjesës së qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës duke thënë se Rama e Berisha për 36 vite i lirojnë karrigen njëri-tjetrit e kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë.

“Unë jam një agjent, ama agjent koreano-verior, mos me prit të më zbulojë nesër ai kokëzbathuri i Librazhdit. Dua t’i drejtohem pjesës më të vogël të popullit që tani ka qëndruar indiferente ndaj protestës, duke thënë se nuk ka gjetur arsye për të na u bashkuar. Shumë shkurt, dy arsye dhe dy shembuj konkretë.

Në këto 36 vite, SHBA i ka ndërruar 6 presidentë, në Vatikan Papa është ndërruar 3 herë, vetëm në Shqipëri prej 36 vitesh ndërrojnë karrigen Sali Berisha me Edi Ramën. 36 vite që këta gjakpirësa vazhdojnë me u pasuru dhe me shkatërru të ardhmen e fëmijëve tuaj. Nëse nuk doni të dilni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, hajdeni këtu.

Arsyeja e dytë, a meriton Shqipëria dhe rinia të përfaqësohen në BE nga Zegjine Çaushi, që është sot deputete e Republikës vetëm falë 3 mijë e 700 gafave të saj e merret me Gazment Bardhin? A mundet ta përfaqësojë këtë rini Sara Mile, që në betejën e saj politike arriti të fitonte zemrat e të gjithë të burgosurve të Peqinit?”, tha protestuesi.

Ora 20:13

Protestuesi Arbër Lleshi rilexon kërkesat gjatë tubimit para Kryeministrisë: Do bllokojmë institucionet, nëse të korruptuarit nuk largohen!

Protestuesi Arbër Lleshi qe ka ardhur nga Austria per te bashkuar me protestai, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë rilexoi sërish kërkesat, të cilat u lexuan dy ditë më parë nga Dritan Goxhaj.

Më tej protestuesi kërcënoi se qytetarët do të bllokojnë institucionet, në rast se zyrtarët sipas tij të korruptuar, do i uzurpojnë ata me dhunë.

Read more:Protesta masive kundër Ramës/ “Janë tmerruar”, Gent Progni: Kam nxjerrë vetëm 20 emra, por janë mbi 9 mijë patronazhistë të tjerë…

“Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh protestuesi.

Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi:

Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.

Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen:

Read more:“Rama ndërtoi një model qeverisës që e sheh ligjin si pengesë”/ Analiza e Fitim Zekthit për revoltën e shqiptarëve: Vjen një pikë kur kjo nuk mban më, poshtërimi sjell reagim të jashtëzakonshëm

Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;

Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;

Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.

Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:

Ligji për Zonat e Mbrojtura;

Ligji për Trashëgiminë Kulturore;

E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;

Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.

K.B/SI.E./Shqiptarja.com

    TAG:

  • sali berisha
  • edi rama
  • Protestat te kryeministria
Lexo edhe
Sociale

Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat (VIDEO)

Sociale

‘Siguria kibernetike’ do mësohet për herë të parë në shkolla, lëndë më zgjedhje për klasat e para, të gjashta e të dhjeta

Tags: #ama #Austria #Deputete #Detyrë #dritan goxhaj #Edi Rama #Facebook #Protestat te kryeministria #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat (VIDEO)
  • ‘Siguria kibernetike’ do mësohet për herë të parë në shkolla, lëndë më zgjedhje për klasat e para, të gjashta e të dhjeta
  • ‘U dogjën 6 banesa dhe mbi 3 mijë rrënjë ullinj, shumica shekullorë’, Skëndaj: Vazhdon evidentimi i dëme nga zjarri në Himarë
  • ‘Po vijnë shirat, rrezikojmë të përmbytemi sërish’, banorët e ish-Kënetës në Durrës protestojnë ndaj bashkisë: Duam investime! Bllokojnë rrugën
  • ‘Nuk duam bashkimin me Librazhin’, Reforma Territoriale ndez debat në Prrenjas, banorët përballen me deputetin Olsi Komici
Nga të njëjtat tag-e
  • Berisha rikthehet nga SHBA sot në Shqipëri/ PD thirrje demokratëve: Të gjithë bashkë në Rinas për një pritje madhështore
  • Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
  • “Qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”/ Protestuesi për skandalin e Ron Yeffet: Rama po shet tokat e Shqipërisë, të ikë si tradhtar
  • “Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat (VIDEO)

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Siguria kibernetike’ do mësohet për herë të parë në shkolla, lëndë më zgjedhje për klasat e para, të gjashta e të dhjeta

Fëmijët do të mësojnë në shkollë se si të mbrohen nga rreziqet e botës virtuale. Me nisjen e…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘U dogjën 6 banesa dhe mbi 3 mijë rrënjë ullinj, shumica shekullorë’, Skëndaj: Vazhdon evidentimi i dëme nga zjarri në Himarë

VLORE– Kreu i Emergjencave Civile në Prefekturën e Vlorës, Robert Skendaj , e ka cilësuar situatën e krijuar…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by