Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht mesatare, më të theksuara në mesditë deri pasdite në relievet malore në lindje-juglindje.
Reshjet e shiut priten të dobëta, afatshkurtra dhe lokale kryesisht në formë pikash në lindje e jug të vendit, ndërsa në male hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten.
Read more:Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.




