“Autokrati hiqet nuk dorëhiqet”, kështu u shpreh një tjetër i ri teksa mbajti fjalën në këtë protestë të 29 kundër kryeministrit Edi Rama.
Shqiptarët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës.
“Autokrati hiqet nuk dorëhiqet. Këta janë të lidhur me krimin e organizuar. Kanë presion qytetarët. Jemi pro Evropës, por duhet ta marrim vetëm situatën në dorë. Fatin tonë duhet ta marrim vetë në dorë. Nuk na intereson për këta. Nuk kemi frikë, dalim me fytyrë, për çfarë të kemi frikë”, u shpreh një tjetër protestues.




