Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.




