Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 30 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Kim Mehmeti: “Albanian Files” tregon planet monstruoze të ‘Enverit të Dytë’! Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
Politikë

30 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Kim Mehmeti: “Albanian Files” tregon planet monstruoze të ‘Enverit të Dytë’! Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

• 29 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Kim Mehmeti

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipërisë – ‘Enverin e Dytë’.

Por ky libër shpërfaq edhe fytyrën e vërtetë të elitave shqiptare, të cilat e ngritën atë në piedestal, ashtu siç e ngritën dikur Enverin e Parë, me çka ia shitën shpirtin Piktorit dhe ia lan në duar fatin e popullin.

E që pastaj, njësoj si pas rënies së Enverit të Parë, të gjithë – përfshirë edhe ata që e udhëzonin të bëhej kryeqelbësira e ‘Aleancës së Qelbësirave’ – të rrëfejnë se sa shumë kanë vuajtur dhe sa vështirë kanë arritur deri te posti që e meritojnë, ai i ambasadorit.

Autori i këtij shkrimi, për dhjetë vjet me radhë, është dekoruar me sharjet nga më perverzet nga ata që irritoheshin sa herë ai thoshte hapur se Piktori dhe ‘Rilindja’ e tij janë fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë dhe se ai po shkatërron çdo vlerë shqiptare, sepse e përbuz popullin e vet.

Read more:Elbasan/ Nga fjalimi në Kuvend te hapat si shkrimtare, 13-vjeçarja Ambra Alimeta promovon librin e dytë

Por tani nuk ka më aq rëndësi se kush çfarë tha dhe kur e tha.

Me rëndësi është të mbështetet dhe të përkrahet rinia që po e vë në provë ndërgjegjen qytetare të Shqipërisë dhe që dëshmon se nuk është aq pa kurriz sa ishim ne, prindërit e saj, të cilët Piktori i joshi me të vetmen ‘vlerë’ që kishte dhe që e ekspozoi publikisht dhe të pambuluar – prapanicën e tij.

Tani është me rëndësi të mos ndodhë ajo që ndodhi pas rënies së Enverit të Parë, kur të gjithë u mbuluan me pohimin se ishin njëkohësisht fajtorë dhe bashkëvuajtës.

Read more:“Kjo ka vjedhur paratë tona!”/ Qytetari në protestë me pankartën e Ballukut: Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës! Rinia e tregoi dje sa e vendosur ishte

Jo. Për ngritjen e ‘Enverit të Dytë’ nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë e as bashkëvuajtës.

Shumë prej nesh, duke ecur tërë jetën me pantallonat nëpër këmbë, u majmën në grazhdin e krimit që ua mbushte ‘Enveri i Dytë’.

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) tregon më së miri se si ‘Enveri i Dytë’ kishte plane monstruoze ta shkatërrojë mbëmendjen shqiptare, duke nisur me rrënimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Read more:VIDEOLAJM/ Protestë plot ngjyra! Edhe në ditën e 27-të të revoltës, fëmijët vizatojnë dhe ngjyrosin në “këndin” e dedikuar

Por ai libër gjithashtu shpërfaq edhe pafytyrësinë e elitave me mendësi enveriste, të cilat nuk kishin nevojë për liri, por për një Enver të Dytë që do të kujdesej të kishin mjaftueshëm ushqim në sofrën e tyre.

Shumë nga ata që ju jargavitën ‘Enverit të Dytë’ – Piktorit – njësoj si dikur Enverit të Parë, e duan shqiptarinë të përçarë dhe nuk e kuptojnë pse shqiptarët nga trojet e tjera vijnë të protestojnë në Tiranë.

Pra, shumë nga këta pa kurriz, që e ngritën ‘Enverin e Dytë’, as gjatë socializmit e as sot nuk e kuptojnë se Shqipëria është më e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë jashtë saj sesa për shumë prej atyre që jetojnë në shtetin që Piktori e ka shndërruar në pronë të vet, sepse pa Shqipërinë ata vetë do të mbeteshin pa emër.

Read more:Pantallonat prej sateni janë pjesa që vajzat me stil nuk po e heqin nga gardëroba

Pjesa më e madhe e elitave dhe e atyre që nëpër ekranet televizive i jargaviten ‘Enverit të Dytë’ kurrë nuk do e kuptojnë se nuk do të ekzistonte as kjo Shqipëri e vogël, të cilën ‘Enveri i Parë’ e shndërroi në burg, ndërsa ky i dyti po e bën të pabanueshme për shqiptarët, po të mos ishte ëndërr mbarëshqiptare dhe po të mos kishin derdhur gjak për të edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Çamërisë dhe viseve të tjera shqiptare.

Por, për fat, ka ardhur një rini që e di sa keq ndihet shqiptari jashtë mëmëdheut kur sheh se Shqipëria ka një parlament me të cilin tallet e gjithë bota dhe që e mbulon krimin, si dhe një kryeministër qesharak, sikur të ishte një klloun cirku.

Ka ardhur një brez që dëshiron ta pastrojë plehun politik tridhjetëvjeçar dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga ‘Aleanca e Qelbësirave’.

Read more:LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit: Edi Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

Kjo nuk është e lehtë, sepse sa herë që ata brohorasin: ‘O Piktor, o tradhtar, jep dorëheqje sa më parë!’, nuk dridhet vetëm ‘Enveri i Dytë’, por edhe shumë media, redaktorë, profesorë, akademikë, biznesmenë …,, shumë nga ata që mbijetojnë duke qenë shërbëtorë të ‘Aleancës së Qelbësirave’, e cila e ka mbuluar dhe kalbur Shqipërinë.

Andaj, shqiptarët kudo që ndodhen duhet t’i mbështesin dhe t’i përkrahin protestat në Tiranë, sepse nëse Piktori arrin ta mbajë kombin shqiptar të përçarë, kjo do të ishte turpi më i madh i yni dhe një leje e hapur për ‘Enverin e Dytë’ të vazhdojë të ndërtojë një Shqipëri ku nuk do të ketë më shqiptarë.

Lexo edhe
Politikë

“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

Politikë

Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues

Tags: #bota #Burg #Dorëheqje #Libri #media #Pantallonat #Prindërit #Rinia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias
  • Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues
  • “Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës
  • “Revolucion!”/ Pas marshimit në rrugët e Tiranës, mbyllet protesta e 50, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias
Nga të njëjtat tag-e
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias
  • 50 ditë revoltë! Qytetari “ultimatum” Ramës: Jep dorëheqjen dhe lërja pushtetin rinisë! Nuk mund të na drejtojnë hajdutët
  • Dita e 50 e rezistencës, nis grumbullimi e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët në protestë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen
  • Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 22 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO) 15 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 15 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 10 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

Gjatë protestës së 50-të në sheshin para Kryeministrisë, një prej protestuesve foli mbi sulmin arbitrar të Tatimeve ndaj…

• 3 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese…

• 4 orë më parë • 13 min lexim
Politikë

“Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës

Deputeti Luciano Boçi ka reaguar lidhur me aksionin e Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, duke e cilësuar atë një…

• 5 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by