TIRANË-Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës me 1 të vdekur dhe 12 të plagosur. Një autobus me pasagjerë ishte nisur nga Berati për në kryeqytet, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur në mes të rrugës.
Siç shihet edhe nga pamjet që solli Report Tv, përplasja ka qenë aq e fortë sa që autobusi ka marrë para dhe barrierat e rrugës të cilat kanë depërtuar brenda mjetit.
Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, ndërkohë 12 të lënduarit ndodhen te Spitali i Traumës, 7 prej tyre, përfshirë edhe një fëmijë ndodhen ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Read more:Vdes në moshën 35-vjeçare ish-partneri i modeles shqiptare Misse Beqiri, Jake Hall
Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shoferi i mjetit ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e mjetit.
Lajm në përditësim…
Përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë, Drejtori i Rrugores: Shkak dyshohet humbje e kontrollit të drejtuesit të mjetit
Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci tha në një prononcim për mediat se 15 persona kanë mbetur të plagosur nga përmbysja e autobusit i linjës Berat-Tiranë dhe anasjelltas.
“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e shtetit apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e qarkullimit. Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Drejtori i Policisë Rrugore.
Aksidenti në Tiranë-Durrës, autobusi i linjës së Beratit thyen barrierat mbrojtëse (VIDEO)
Report Tv ka siguruar disa pamje nga autobusi që u përmbys këtë të martë në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Siç shihet edhe nga video, autobusi ka thyer barrierat mbrojtëse, dhe kjo e fundit ka kaluar mes përmes autobusit.




