Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Protestat, Balluku nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe mungesë lirie për mediat/ A do të ndikohet rruga drejt BE, ja si përgjigjet eurodeputetja Guarda
Politikë

Protestat, Balluku nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe mungesë lirie për mediat/ A do të ndikohet rruga drejt BE, ja si përgjigjet eurodeputetja Guarda

• 30 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka deklaruar se protestat qytetare në Shqipëri po dërgojnë një mesazh të qartë edhe për institucionet e Bashkimit Europian, të cilat sipas saj nuk mund ta vlerësojnë situatën në vend vetëm mbi bazën e raporteve zyrtare.

Në një intervistë për News24, Guarda u pyet nëse protestat e vazhdueshme mund të ndikojnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Në vitet e fundit, si anëtare e Parlamentit Europian dhe e delegacionit, i kam bërë edhe disa pyetje me shkrim Komisionit Europian, gjithashtu në lidhje me aeroportin e Vlorës, dhe kemi bërë shumë takime duke folur edhe për sundimin e ligjit, respektimin e sundimit të ligjit. Dhe ndjeva se ndoshta nuk kishte aq shumë vëmendje nga Komisioni për këto çështje. Pra, mendoj se protestat po e bëjnë të qartë se Bashkimi Europian dhe Komisioni nuk mund ta analizojnë situatën vetëm duke lexuar dokumentet, por duke dëgjuar edhe funksionarët dhe zyrat që janë këtu dhe duke mbledhur dhe duke punuar për të përmirësuar cilësinë e politikave”, tha ajo.

Read more:Shqiptarët në revoltë 31 ditë kundër Ramës/ “Ka deputetë të PD që gëzojnë kur thërrasin “Berisha në burg”, Balla nga Kuvendi: Ne protesta nuk na mund dot

Lidhur me raportimet për korrupsionin, klimën e biznesit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, eurodeputetja theksoi se këto janë çështje që ndiqen me shumë seriozitet nga Bashkimi Europian.

“E di se kush po kujdeset për procesin e zgjerimit të BE-së, po kujdeset thellësisht për respektimin e ligjit dhe kjo është padyshim e ndërlidhur me pyetjen tuaj. Për këtë arsye duhet të them se është shumë e rëndësishme për të gjithë. Gjithashtu, sepse analizat nga Komisioni mbi respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Evropën janë mjaft mbresëlënëse dhe ata i japin shumë rëndësi respektimit të shtetit të së drejtës. Respektimi i shtetit të së drejtës është me rëndësi jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian”, u shpreh Guarda.

Read more:“Një protestë popullore nuk mund të dështojë”/ 22 ditë revoltë, Preç Zogaj paralajmëron: Po afron dita e një plebishiti që nuk është parë në anët tona…

E pyetur për akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë në Shqipëri dhe hetimet e SPAK-ut, Guarda tha se këto zhvillime monitorohen nga afër.

“Ne folëm edhe për korrupsionin në raportin tonë të fundit, kështu që po i ndjekim me shumë vëmendje edhe rezultatet e SPAK-ut”, tha ajo.

Mbi lirinë e medias, duke komentuar rastin e News24, eurodeputetja shprehu keqardhje dhe tha se do ta ndjekë çështjen në takimet që do të zhvillojë në Bruksel.

Read more:Shqiptarët në protestë kërkojnë largimin e Ramës dhe arrestimin e Ballukut/ Bardhi thirrje SPAK: T’i kërkojë menjëherë Kuvendit heqjen e imunitetit, ish-zv/kryeministrja të dalë para drejtësisë

Erion Kaçorri: Parlamenti Evropian shpesh ka ngritur shqetësime në lidhje me lirinë e medias. Ju po jepni një intervistë në një televizion të rëndësishëm informues dhe kritik ndaj qeverisë, e cila u mbyll në mënyrë arbitrare një vit më parë, dhe gazetarët e Neës 24 u nxorrën jashtë. Si e vlerësoni këtë zhvillim?

Cristina Guarda: Më vjen shumë keq për ju. Dhe do ta analizoj situatën kur të kemi takime edhe me zyrat tona që po kujdesen për respektimin e ligjit dhe të gjitha kapitujt e tjerë në Bruksel.

Read more:NATO përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran, Rutte: Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Teheranit

Erion Kaçorri:A mendoni se çështjet e lirisë së medias mund të ndikojnë në progresin e integrimit evropian?

Cristina Guarda: Nuk e di saktësisht sepse nuk jam eksperte në këtë fushë. Ajo që mund të pranoj është se edhe në përvojën time personale, në Itali dhe duke parë lirinë e gazetarëve në të gjithë botën, mendoj se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të cilat duhet të kujdesen institucionet e BE-se.

Lexo edhe
Politikë

“S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën

Politikë

“Socialistët u bënë flamingo se refuzojnë të jenë kavje!”/ Reforma territoriale, Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Konsultimi fasadë si tenderat e Belindës, t’i drejtohemi referendumit!

Tags: #Bashkimi Europian #Bruksel #Gazetarët #itali #korrupsion #Mediat #Parlamenti #Parlamenti evropian

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën
  • “Socialistët u bënë flamingo se refuzojnë të jenë kavje!”/ Reforma territoriale, Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Konsultimi fasadë si tenderat e Belindës, t’i drejtohemi referendumit!
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
  • “Hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër”/ Hapja e konsullatës serbe, Boçi akuza të forta Ramës: Amnezi historike e pabesi! Diplomacia s’ndërtohet duke harruar
  • Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
  • Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik
  • I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali (EMRI+VIDEO)
  • FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg
  • Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 8 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën

Vendimi për hartën e re territoriale ka thelluar përplasjet politike në vend. Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Socialistët u bënë flamingo se refuzojnë të jenë kavje!”/ Reforma territoriale, Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Konsultimi fasadë si tenderat e Belindës, t’i drejtohemi referendumit!

Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale ka vijuar me akuza të forta nga ana…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka lëshuar akuza dhe kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe reformës…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by