Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, të ndërhyhet urgjentisht
Ekonomi

Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, të ndërhyhet urgjentisht

• 3 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sapo ka nisur sezoni i perimeve të fushës, por për fermerët e Frakullës në Fier situata është alarmante. Megjithëse prodhimet e tyre janë të cilësisë së lartë dhe të destinuara kryesisht për eksport, mungesa e tregut po i çon drejt falimentimit.

Produkte si shalqiri dhe domatet nuk kanë gjetur rrugën drejt tregjeve të huaja, ndërsa në tregun vendas shiten vetëm sasi të vogla. Si pasojë, qindra tonë shalqinj kanë mbetur në ara pa u tregtuar.

Read more:Avari në sistemin e ujitjes, probleme me furnizimin për fermerët në Lushnjë, Divjakë dhe Fier, ministri Salla: Po punojmë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit

“Ne punojmë familjarisht. Kam kultivuar rreth 13 dynym tokë dhe pres të marr rreth 130 tonë sharqi prodhim bio. Në këtë periudhë duhet të kishte nisur tregtimi, por askush nuk po na ofron çmim dhe as pikat e grumbullimit nuk po e marrin shalqirin. Jemi në prag falimentimi, pasi kemi marrë kredi. Ky prodhim nuk mund të qëndrojë më shumë se një javë në arë, sepse temperaturat janë shumë të larta. Nëse nuk shitet brenda pak ditësh, do të detyrohemi ta hedhim të gjithë prodhimin”, shprehet Miri Zeqaj, fermer.

Të gjendur në këto kushte, fermerët e Frakullës, të cilët e kanë bujqësinë burimin e vetëm të të ardhurave, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti. Ata kërkojnë subvencionim të prodhimit, mbështetje për pikat e grumbullimit dhe gjetjen e tregjeve të huaja për eksport.

Read more:Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Shoferi humbi kontrollin, makina kthehet përmbys, 4 të plagosur

Sipas tyre, nëse situata vijon të jetë e njëjtë, shumë fermerë do të detyrohen të braktisin bujqësinë. Kjo, thonë ata, nuk do të dëmtojë vetëm prodhuesit, por edhe konsumatorët, të cilët në të ardhmen do të përballen me produkte të importit me çmime shumë më të larta.

Lexo edhe
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Tags: #Domatet #Eksport #fermerët #Fier #jetë #kredi #Produkte #Shalqinj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet
  • Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Sezoni i boronicës në Kukës/ Kërkesë e lartë në treg, banorët mbushin bjeshkët për të siguruar frutin
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…
  • Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish
  • “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar lançimin e “PriceWatch Albania”, një platformë e re që…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

Në takimin 9-orësh me ministrat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm përmes të…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by