Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës
Politikë

BIRN: Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

• 4 Korrik, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

Blerina Gjoka | BIRN

Më 1 korrik, kryeministri Edi Rama u shfaq si i ftuar nderi në Bochum të Gjermani, ndërkohë që poshtë zyrës së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mijëra protestues kërkojnë prej një muaji dorëheqjen e tij.

Rama mori pjesë si folës në “RuhrSUMMIT’ – një nga forumet e rëndësishme të start-up-eve dhe inovacionit në landin gjerman të Nordrhein-Westfalen, ndërkohë që u prit në takim edhe nga Hendrik Wüst, presidenti – ministër i landit.

Kontrasti mes imazhit në politikën e brendshme dhe atij në skenën ndërkombëtare e ka shoqëruar Ramën përgjatë viteve të gjata si kryeministër – një imazh që, siç thotë gazetari veteran gjerman, Walter Mayr, është lustruar me mjeshtëri, për të mos thënë i fabrikuar për ta prezantuar atë si “fytyrën progresive të Shqipërisë”.

Prej një muaji, imazhi ndërkombëtar i “kryeministrit- artist” i rrënjosur në qindra artikuj gazetash dhe revistash të huaja përgjatë dekadës së fundit, duket se është lëkundur nga lëvizja e njohur tashmë gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove” – ku dhjetra mijëra protestues kundërshtojnë qeverisjen e tij si të bazuar në korrupsion, arrogancë dhe klientelizëm.

Megjithatë, Mayr mendon se perceptimi për Ramën në skenën ndërkombëtare nuk ka ndryshuar mjaftueshëm.

Read more:“Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni jo biznes privat”/ Protestuesit thirrje kryeministrit: Jepe dorëheqjen!

“Shqipëria në tërësi, përfshirë edhe të gjitha pretendimet dhe akuzat që lidhen me Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë, vazhdon të trajtohet si një çështje dytësore në axhendën ndërkombëtare,” tha Mayr, i cili në vitin 2024 botoi në Der Spigel analizën me titull “Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën?”

Për këtë argument, ai merr si shembull tre vizitat e fundit të Ramës në Gjermani në periudhën maj-korrik, në aktivitete që ai i vlerëson si prestigjoze.

“Sa i përket mënyrës së tij të qeverisjes, më duket se hendeku mes opinionit publik në Shqipëri, nga njëra anë, dhe atij në vendet kryesore të BE-së, nga ana tjetër, nuk ka qenë kurrë më i madh se sa është sot,” theksoi Mayr.

Në Shqipëri, perceptimi është i ndryshëm.

Vëmendja e shtuar e medias ndërkombëtare mbi “Revolucionin e Flamingove” po pikturon çdo ditë e më shumë një realitet që anashkalon narrativën e diktuar më parë nga Rama dhe e vendos fokusin tek thelbi i këtyre protestave; kundërshtimi i një sistemi qeverisës të korruptuar.

Read more:Shkëlqimi i Faton Ademit, kërkohet nga dy skuadra gjermane

Gazetari Andi Bushati, botues i Lapsi.al, e sheh protestën si momentin që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë ndryshim perceptimi, ndërsa thekson se Shqipëria është rikthyer në hartën e vëmendjes globale si rrallë herë më parë që prej viteve ’90.

“Duke prekur vetë realitetin në terren, gazetarët e huaj panë që kjo nuk është parajsa e drejtuar nga një lider i shquar, siç e etiketoi Edi Ramën ish- sekretari i shtetit Blinken, por një vend me një rini të pakënaqur, një vend ku gjithçka varet nga vendimarrja e një njeriu të vetëm, një vend ku zhvillimi nuk kuptohet dot pa fuqinë e parave të pista të narkotrafikut,” thotë Bushati.

Sipas tij, ishte pikërisht kjo ‘revoltë’ që i dha mundësinë mediave ndërkombëtare të grisnin klishenë e një Edi Rame modern dhe reformator, për të skicuar atë të një ‘autokrati ballkanik’.

“Kapërcimi nga imazhi i liderit modern dhe reformator në atë të një autokrati ballkanik që ka nxjerë Shqipërinë në shitje për të qëndruar vetë sa më gjatë në pushtet i detyrohet katërcipërisht revolucionit të Flamingove,” shtoi ai.

Edhe gazetari Lutfi Dervishi beson se protestat kanë krijuar një ‘çarje serioze’ në narrativën ndërkombëtare të Edi Ramës.

Read more:LIVE- “S’ka kthim pas”/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

Sipas tij, për vite me radhë ai ka shitur me sukses imazhin e liderit modern, artistit në politikë, reformatorit pro-perëndimor, politikanit jo korrekt dhe i pranuar si i tillë.

“Por protestat e fundit e kanë zhvendosur vëmendjen nga qasja estetike te pyetjet politike: transparenca, korrupsioni, kapja e pasurive publike dhe modeli i zhvillimit,” tha Dervishi.

Sipas tij, po ndodh një zhvendosje narrative nga figura tërheqëse e “kryeministrit- piktor” tek lideri që shtyn përpara projekte të mëdha në zona të mbrojtura, përballë protestës qytetare.

“Mediat ndërkombëtare nuk po e lexojnë më vetëm Ramën si ekscentrik ballkanik me atlete, tuta dhe batuta, por si një lider të kontestuar për mënyrën si ushtron pushtetin,” tha Dervishi, ndërsa shtoi se është po ashtu meritë e protestave që e kanë përkthyer në gjuhë ndërkombëtare “problemin shqiptar të klientelizmit, betonizimit dhe mungesës së llogaridhënies”.

Pasojat politike

“Revolucioni i Flamingove” ka hapur tashmë një dritare edhe në Parlamentin Europian, ku një grup deputetësh të partive të Gjelbra zbritën në Tiranë dhe morën pjesë në protestë, disa ditë pasi me propozim të tyre, Parlamenti votoi një amendament përmes së cilit kërkohet që Shqipëria të vendosë një moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Read more:“Stikerat në makinat e deputetëve si simbol për gjobat ndaj emigrantëve”/ Studentët: Nuk ka dialog me Ramën, zgjidhja është largimi i tij

Deputetët e Parlamentit Europian ikën nga Tirana me premtimin se do të çonin zërin e protestuesve në instancat drejtuese të BE-së. Megjithatë, protestat nuk u shoqëruan me ndonjë ndryshim qëndrimi të Brukselit apo vendeve anëtare në raport me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama.

Për Andi Bushatin, kjo është vetëm çështje kohe.

Ai gjykon se protestat i kanë dëmtuar Ramës legjitimitetin në arenën ndërkombëtare dhe se efekti i këtij ekspozimi “nuk kufizohet vetëm në perceptimin publik, por mund të ndikojë gradualisht edhe në mënyrën se si kancelaritë perëndimore do ta shohin qeverinë shqiptare”.

“Në një mënyrë a në një tjetër kjo do të ndikojë edhe në mënyrën se si kancelaritë perëndimore do e shohin regjimin e Tiranës,” tha Bushati, duke argumentuar se mediat reagojnë të parat dhe i paraprijnë ndryshimit të qëndrimit të kancelarive.

Sipas tij, edhe kancelaritë e kënaqura me “status quo-në” do të përballen me opinionin publik në vendet e tyre.

Read more:Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij përmes protestave/ Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE

Lutfi Dervishi vlerëson se pasojat politike të kësaj narrative të re do të jenë më graduale dhe se kapitali ndërkombëtar i Ramës nuk do të zhduket menjëherë, por do të zhvlerësohet.

“Partnerët perëndimorë zakonisht janë pragmatikë, nuk bëjnë divorc politik për një protestë, por bëhen më të kujdesshëm kur një qeveri shihet si problem për standardet që vetë BE-ja kërkon: sundim ligji, konsultim publik, mbrojtje mjedisi dhe transparencë,” tha ai.

Kjo, sipas Dervishit, mund të sjellë më shumë presion dhe më shumë kushte në procesin e integrimit.

“Me fjalë të tjera, Rama mund të vazhdojë të jetë partner, por jo më partneri që i besohet automatikisht vetëm sepse di të flasë bukur në anglisht dhe të bëjë humor me burokratët e Brukselit,” përfundoi Dervishi.

Lexo edhe
Politikë

Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën

Politikë

Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët

Tags: #Aktivitete #Bashkimi Europian #Bochum #Edi Rama #Gazetarët #gjermani #jetë #korrupsion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
  • “Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…
  • Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën!
  • Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë
Nga të njëjtat tag-e
  • Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
  • “Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…
  • Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën!
  • Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 13 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë 7 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e cilësuar atë si një…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët

Një prej qytetarëve që po merr pjesë në protestën e 88-të para Kryeministrisë ka bërë thirrje për arrestimin…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by