Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Çuna nuk është ariu rus që na trazon pyllin, por çakenjtë tanë
Politikë

“Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Çuna nuk është ariu rus që na trazon pyllin, por çakenjtë tanë

• 4 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 22
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Studiuesi Auron Tare përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve të tjerë të Partisë Socialiste se pas protestave fshihen agjentë të huaj, fillimisht Irani e së fundmi Rusia.
Tare teksa ka ndarë një bisedë nga një takm me Sergej Hrushov, djalin e ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov ka bërë një paralelizëm mes periudhës kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe marrëdhënieve jo të mira me Rusinë.
Studiuesi deklaron se Shqipëria si në periudhën e diktaturës dhe tani vuan nga ideja se bota rrotullohet rreth vendit tonë dhe të gjithë mendojnë sesi të dëmtohet vendi.
Po ashtu ai thotë se këto janë deklarata që sa herë ka probleme të cilat nuk i zgjidhin dot shpikin armiq të jashtëm.

Shkrimi i plotë:

“Rusët dhe Ariu”

Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës.

Pasi u përshëndetëm, më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët.

Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri.

“E mbaj mend”, – tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë.”

Read more:35 ditë revoltë! Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme!

Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë.

Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.

Profesori buzëqeshi.

“Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha.”

Nuk i shpëtova tundimit.

“Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.”

Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrëzinë politike.

Read more:Pas Iranit, Greqisë dhe Serbisë, PS akuza edhe për Moskën në lidhje me protestën! Balla: Ka dorë Kremlini (VIDEO)

“Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka përmendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte ta dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak”, – pushoi pak dhe, pasi piu një gllënjkë kafe, vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike.”

Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.

Pastaj e pyeta:

Po përse sovjetikët nuk e rrëzuan Hoxhën?

Profesori më vështroi me sytë e tij blu.

“Biri im, Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”

Read more:Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme, Rama sulmon protestuesit: Janë shërbëtorë të paguar dhe mercenarë të ardhur nga jashtë

Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë se pas protestave fshihet dora e rusëve.

Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë.

Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.

E megjithatë, pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme:

Read more:Një ari tentoi të “grabisë” një furrë buke në SHBA

Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë?

Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë?

Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?

Mos vallë Putinin nuk e zë gjumi se Zelenski (lideri i korruptuar sipas agjencive të inteligjencës amerikane) nderoi maminë tonë me Medaljen e Princeshës Olga?

Read more:“Rama e shet dhe blen Shqipërinë që të rrijë në pushtet”/ Çfarë paralajmëroi Dash Shehi 8 vite më parë: Kush i del kundër e quan turkoshak e grekofon

Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë.

Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë.

Çuna, ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin.

Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort çakenjtë tanë, që sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg, te Ariu.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Ariu #Babai #bota #Edi Rama #Enver hoxha #Gjumi #Imagjinata #Irani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 5 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin