Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dhuna para Kuvendit/ Gjykata e Tiranës cakton arrest në burg për 2 protestues, mes tyre anëtarin e Grupit Koordinues Everest Bardhi! Detyrim paraqitje për 12 të tjerë, 2 arrest shtëpie dhe 5 pa masë
Kronikë

Dhuna para Kuvendit/ Gjykata e Tiranës cakton arrest në burg për 2 protestues, mes tyre anëtarin e Grupit Koordinues Everest Bardhi! Detyrim paraqitje për 12 të tjerë, 2 arrest shtëpie dhe 5 pa masë

• 5 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj 21 protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy protestues, Ervin Gogën dhe Everest Bardhin, ky i fundit anëtar i Grupit Koordinues dhe një nga firmëtarët e letrës së dërguar ambasadave më 26 qershor.

Për 12 protestues të tjerë, gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, ndërsa për 2 persona është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për pesë protestuesit e mbetur, gjykata ka vendosur të mos caktojë asnjë masë sigurie.

Read more:Sulmet me vezë e gurë ndaj deputetëve e policëve, 21 protestuesit dalin në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë! Qytetarët protestë: Lirojini nga qelia

Në paraburgim u la Ervin Goga dhe Everest Bardhi, i cili është pjesë e Grupit Koordinues dhe një nga firmëtarët e letrës dërguar ambasadave më 26 qershor.

Jashtë ambienteve të gjykatës janë mbledhur protestues dhe përfaqësues të Grupit Koordinues, të cilët, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, protestuan duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Revoltën për arrestimin e 21 qytetetarëve, protestuesit e shprehën me dhunë në protestën e djeshme kombëtare që u zhvillua në kryeqytet. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Read more:Protesta e dhunshme te Kuvendi, gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! U godit dhe një gazetar në detyrë (EMRAT)

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat. Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve. Më 2 korrik, para ambienteve të Kuvendit, deputëtë dhe policë u qëlluan me vezë dhe gurë disa herë.

Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami
Iljon Shala
Orgito Kaba

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:LIVE-Protesta kundër Ramës/ “Babai dhe vëllai im ndodhen në komisariatin 3, u dhunuan”, protestuesja: Të mos heshtim! Drejtësia, e drejtë e çdo qytetari

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:58

Përfundon shqyrtimi i arrestit në flagrancë për 21 protestuesit, pritet vendimi i gjykatës dhe për masat! Për Altin Hilën prokuroria kërkon arrest shtëpie

1783238590_protestuesparaparlamentit.jpg

Avokati i një prej 21 protestuesve të arrestuar, që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë, thotë se shqyrtimi ka përfunduar dhe gjykata është tërhequr për të marrë vendimin, që ende nuk dihet se kur mund ta shpallë.

“Sapo u përmbyll me sukses çështja që është në shqyrtim për masën e sigurimit personal për të arrestuarit në protestë. Është konstatuar nga ana e avokatëve paligjshmëria e arrestimit në flagrancë dhe mosvendosja e sigurimit për këta persona. Gjykata në këto momente është tërhequr në dhomën e këshillimit për të caktuar masat e sigurisë dhe për arrestin në flagrancë”, tha avokati.

Avokati tha se Prokuroria ka ulur sërish numrin e të arrestuarve për të cilët kërkon arrest në burg, me arsyetimin se njëri prej tre protestuesve, për të cilët u kërkua ajo masë sigurimi personal, ka fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe duhet të kujdeset për ta. Me shumë gjasë, protestuesi në fjalë mund të jetë Altin Hila, i cili në ditën që u arrestua u dëgjua duke thënë: “Ka ikur nusja në punë, 2 kalamajtë e vegjël janë vetëm te shtëpia, ju lutem, spitali i Durrësit, shkoni te fëmija, unë nuk kam problem, rri sa të duash në burg, po fëmija mos të vdesë.”

Read more:U arrestua nga policia/ Me fëmijë të paralizuar, protestuesi Altin Hila preku zemrat e shqiptarëve, mblidhen rreth 100 mijë euro për familjen e tij

“Vetëm për 2 persona është kërkuar masa shtrënguese ‘arrest në burg’, për njërin ‘arrest në shtëpi'”, është kërkesa e prokurorëve, sipas avokatit.

Ora 12:13

Seanca për vlerësimin e masës/ Autoambulanca me mjekë mbërrin në Gjykatën e Tiranës, protestuesi i arrestuar nuk u ndje mirë (VIDEO)

Ndërkohë që prej orës 09:30 në Gjykatën e Tiranës vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 21 të arrestuarit nga protesta e dhunshme para Kuvendit, një autoambulancë dhe disa mjekë kanë mbërritur në ambientet e gjykatës, pasi një prej të arrestuarve, me inicialet N.Q. nuk është ndjerë mirë.

Protesuesi në fjalë thuhet se vuan nga epilepsia, pretendim i deklaruar dje nga avokati Gentian Serjani. Ky i fundit, së bashku me aktivisten Sidorela Vatnikaj, thanë dje se që nga momenti i prangosjes së tij, ai ka pësuar 3 kriza epileptike. Gjithashtu, gjatë këtyre momenteve, sipas avokatit dhe aktivistes, protestuesi është dhunuar nga bliutë.

Read more:Durim Bami largohet nga Fushë-Kruja, transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Report Tv mësoi përmes burimeve nga policia, se N.Q. ka shfaqur probleme shëndetësore, dhe për to është transportuar disa herë në spital, ku ka marrë shërbim sipas vlerësimit të bluzave të bardha. Nga momenti i shoqërimit, thanë të njëjtat burime, ai ka refuzuar të konsumojë ushqim, dhe është dashur dërgimi në spital për të marrë serum. Por në një moment, i paraburgosuri, ka refuzuar të bëjë serumin, ka ofenduar, dhe ka hequr me forcë vigonin nga venat, çka i ka shkaktuar gjakderdhje.

Kjo thanë burimet, shpjegon edhe bluzën e gjakosur që avokati tha se është prej dhunës nga efektivët.

Lexo edhe
Kronikë

Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi

Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Tags: #Admir Tershalla #Alban Nikolli #Altin Hila #Arben Lleshaj #Ardit Ymaj #Aristotel Elezaj #Besard Kajmi #durim bami #Elvis Bici #Ervin Gega #Ervis Gjoni #Everes Bardhi #frrok bardhi #Gentjan Progni #Iljon Shala

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi
  • Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur
  • Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)
  • Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
  • Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 anëtarë me 31 vite e 4 muaj burg! 7.4 vite për vëllain e ish-deputetit Ndreca, 5.4 për kushëririn! 6.8 vite ish-efektivit të RENEA-s
  • LIVE – “Rama, jepe dorëheqjen, boll me ofendime e sharje ndaj qytetarëve”/ Altin Hila: Protestojmë për fëmijët tanë. Kryeministër, je e keqja e Shqipërisë! Hapi rrugën rinisë…
  • Dhuna para Kuvendit, asnjë nga 19 të arrestuarit në qeli! Gurë policit e shkatërrim i makinës së bluve, 2 protestues në ‘arrest shtëpie’ e 12 ‘detyrim paraqitje’
  • Në pranga pas tensioneve në protestën e së enjtes, nis lirimi i protestuesve të arrestuar. Priten me përqafime e duartrokitje nga familjarë dhe qytetarë
  • Simbol i protestës me djalin e tij të paralizuar, lirohet Altin Hila, thirrja për kryeministrin Rama: Reflekto!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 9 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shkodër/ Vritet me armë zjarri brenda automjetit 40-vjeçari! Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën ekzekutoi Angjelin Shkambin për një borxh dhe çështje nderi

Një vrasje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin të Shkodrës. Viktimë mbeti shtetasi Aleksandër…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, pranë fshatit Sinaballaj të…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti! Dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 19-vjeçarit Pavlin Preka (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by