Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Drizës në Fier. Deri më tani dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Ishin erërat e forta që përhapën flakët ndërsa zjarri rrezikuan dhe depot qendrore të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit, por zjarri aty u neutralizuara. Rreziku i kanoset dhe banesave pranë si dhe bizneseve në zonë.
Situata vijon të jetë jashtë kontrolli ndërsa është dashur ndërhyrja nga ajri me helikopterë. Për shkak të situatës serioze, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin Qafa e Koshovicës – Cakran.
Në afërsi të banesave janë dislokuar ambulanca dhe policia ndërsa tashmë prioritet po i jepet mbrojtjes së banesave.
Read more:Fier/ S’ka treg për shalqiri, prodhimi mbetet në ara në zonën e Frakullës
Lajmi në përditësim…
Situatë dramatike në Drizë të Fierit, flakët rrezikojnë banesat! Vijon ndërhyrja nga ajri me helikopter, tymi mbulon zonën (VIDEO)
Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët rrezikojnë banesat, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon. Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta. Tymi ka mbuluar zonën ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.
Banorët në Drizë të Fierit: Flakët po i afrohen banesave, si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë
Situata në Drizë të Fierit mbetet problematike, veçanërisht pas përhapjes së flakëve si pasojë e erës.
Banorët për Report Tv shprehen se janë trembur kur kanë parë zjarrin.
“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, tha një banor i zonës.
“Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha një banore tjetër.
Zjarri në Drizë të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Zjarri në Drizë të Fierit, ka zgjeruar shtrirjen e tij për shkak të bimësisë dhe erës.
Read more:Korçë/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës
Për neutralizimin e zjarrit përveç zjarrfikësve po ndërhyhet edhe nga ajri.
Zjarri në Fier, përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile: Situata mbetet problematike! Në fokus mbrojtja e banesave (VIDEO)
Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier tha se vatra e zjarrit mbetet problematike për shkak se banesat janë pranë zonës së ullishteve.
“Situata është problematike, është një vatër zjarri që ka marrë një shtrirje të gjerë për shkak të bimësisë dhe erës. Jemi të fokusuar në mbrojtjen e banesave, pasi këtu ëshjë një zonë e banuar. Në vendngjarje ndodhen 10 automjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë”, tha Kreshnik Ymeraj.
Xh.K/K.B/Shqiptarja.com




