Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dogji barishtet në tokën e tij dhe shkaktoi zjarrin në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari! U evakuuan 12 familje (EMRI+VIDEO)
Kronikë

Dogji barishtet në tokën e tij dhe shkaktoi zjarrin në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari! U evakuuan 12 familje (EMRI+VIDEO)

• 6 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar për zjarrin që përfshiu fshatin Drizë në Fier. I riu kishte ndzur zjarr në tokën e të atit për të djegur disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit.

Si pasojë e zjarrit, u evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga flakët.

Vatra e zjarrit nisi fillimisht pranë zonës së quajtur ‘Azotiku’ e më pas u përhap në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg. Sipas të dhënave zyrtare, zjarri përshkoi rreth 100–110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte.

Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit.

Read more:Plagosje me sëpatë në Korçë, një person përfundon në spital (VIDEO)

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve u angazhuan zjarrfikëse të Fierit, Rroskovecit, Patosit, Albpetrolit, ndërkohë që pas daljes jashtë kontrollit të flakëve që u përhapen në një perimetër të gjerë u angazhuan dhe dy helikopterw ujëhedhës.

Njoftimi:

Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në territorin e disa fshatrave, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në fshatin Drizë, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin N. J., 20 vjeç, banues në Drizë.

Read more:Zjarr në Drizë të Fierit! Flakët edhe drejt fshatit Peshtan, nis ndërhyrja nga ajri! Dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Ky shtetas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Drizë dhe në fshatrat përreth, ku u shkaktuan dëme materiale.

Shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e flakëve, pa pasoja për jetën e qytetarëve.

Read more:Zjarri në Drizë të Fierit/ Rrezikohen banesat, evakuohen 11 familje! Ndërhyrje me 2 helikopterë! Shoqërohen 2 persona, dyshohet për zjarrvënie (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri

Kronikë

PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Tags: #Arrestim #Drize #Familje #Fier #nikola jaso #Policia #Reagim #Vatra #Video #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
Nga të njëjtat tag-e
  • Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri
  • E diela me diell, mot i kthjellët në të gjithë territorin (VIDEO)
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri

Situata në Frakull të Fierit është qetësuar. Pas zjarrit që shkretoi një masiv në kodrat e Frakullës dhe…

• 44 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Himara kaloi një natë tmerri, mbrëmjen e 4 shtatorit. Flakët nisën në kodër, pranë zonës së Bypassit, por…

• 4 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)

Pas disa orësh në luftë me flakët zjarri nëFrakull të Fierit është vënë nën kontroll. Që prej orëve…

• 16 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by