Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta e së shtunës, më e madhja deri tani”/ Televizioni publik austriak jehonë revoltës së shqiptarëve: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion! Kërkohet dorëheqja e tij
Politikë

“Protesta e së shtunës, më e madhja deri tani”/ Televizioni publik austriak jehonë revoltës së shqiptarëve: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion! Kërkohet dorëheqja e tij

• 6 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Revolucioni i Flamingo-ve” në Shqipëri vijoi edhe gjatë fundjavës. Kohët e fundit pati edhe zemërim për dhunën policore kundër demonstruesve”, kështu e ka nisur artikullin e saj televizioni publik austriak ORF.

Në artikull theksohet se protesta e së shtunës në Tiranë, ishte më e madhja që nga fillimi i demonstratave në fund të majit, ndërsa që nisi si një lëvizje mjedisore në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe flamingove, është kthyer në një protestë drejtuar edhe kundër qeverisë shqiptare.

“Demonstruesit, të cilët prej javësh dalin çdo ditë në rrugë, denoncojnë korrupsionin në vend dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”, thuhet në shkrim.

Read more:Lubonja për prestigjiozen franceze “Le Monde”: Protestat, lëvizje qytetare e paprecedentë. Europa të mbështesë shqiptarët dhe të detyrojë qeverinë e korruptuar të dorëhiqet

Më tej media austriake flet specifikisht për atë që ndodhi në protestën e ditës së enjte para Kuvendit.

“Të enjten, shumë protestues u mblodhën për herë të dytë gjatë asaj jave para Parlamentit, për të penguar deputetët të hynin në ndërtesë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Protestuesit hodhën vezë, gurë dhe sende të tjera, si edhe u përpoqën të çanin kordonët policorë. Sipas policisë, 15 efektivë u plagosën dhe 25 protestues u arrestuan.

Read more:Deklaratat e kreut të SPAK për Ballukun/ “Të mos presin deri sa të arratiset”, Bardhi: Prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin

Organizata për të drejtat e njeriut Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHK) shprehu të shtunën shqetësim për përshkallëzimin e situatës gjatë protestave. Sipas AHK-së, aktet e dhunshme të individëve nuk mund të justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia. Aktivistët për të drejtat e njeriut deklaruan se policia përdori gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe goditi persona të shtrirë në tokë”, përfundon artikulli.

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Tags: #Edi Rama #Flamingo #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #korrupsion #media #Organizata #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
Nga të njëjtat tag-e
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 5 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët

Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by