Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Në shah mbreti mbrohet deri në fund dhe sakrifikohen ushtarët”/ Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe Belën
Politikë

“Në shah mbreti mbrohet deri në fund dhe sakrifikohen ushtarët”/ Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe Belën

• 8 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për mungesë transparence lidhur me aktivitetin e kompanisë “Advanced Arms Technology” (AAT), ku është aksionere me 20% kompania KAYO, duke kërkuar përgjigje mbi prodhimin dhe eksportin e armatimit.

Këlliçi kujtoi se gjatë interpelancës parlamentare të 23 prillit, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se AAT prodhon armë dhe se ato përdoren aktualisht në zona konfliktesh.

Read more:Balluku fshehu vilën në emër të tij, Igli Tare ankimon sekuestron në Apelin e GJKKO

Sipas deputetit demokrat, më 28 prill 2026 ai i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për informacion, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 ditë, nuk ka marrë ende përgjigje, pavarësisht afatit ligjor prej 15 ditësh.

Read more:Belinda Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i përfolur në media për mashtrime dhe interesa te armatimet e nafta në Shqipëri (FOTO+VIDEO)

Këlliçi kërkon që ministri të sqarojë nëse e konfirmon deklaratën e bërë në Kuvend, sa armatim dhe municione janë prodhuar nga AAT, në cilën fabrikë janë prodhuar armët, si dhe kur është realizuar eksporti i parë dhe cili ka qenë destinacioni i tij.

Në reagimin e tij, deputeti i PD-së akuzon ministrin për mungesë transparence dhe i bën thirrje të japë përgjigje publike mbi këto çështje.

Read more:"Irani është shumë afër ndërtimit të armëve bërthamore", Sekretari amerikan i energjisë ngre alarmin

Këlliçi i kujton Nufit se në rastet kur ka shkelje ata që sakrifikohen janë ushtarët dhe për këtë i kujton rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Read more:Marrëveshja me kompaninë turke për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara, sqaron Ministria e Mbrojtjes

“Në interpelancën parlamentare të datës 23 prill, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi:
“Së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë, janë sot në përdorim në konflikte diku, jo patenta fiktive.”
Pra ministri Nufi informoi Kuvendin se kompania e mikut të Edi Ramës, Ron Yeffet, “Advanced Arms Technology”, ku ortak me 20% është dhe KAYO, jo vetëm që ka prodhuar armatim, por se ky armatim është eksportuar dhe përdoret aktualisht në zona konflikti!
Për këtë arsye, menjëherë pas deklaratës, më 28 prill 2026 i drejtova Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për informacion.
Ligji për të drejtën e informimit është i qartë: institucioni publik ka detyrimin të përgjigjet brenda afatit ligjor prej 15 ditësh. Kanë kaluar më shumë se 60 ditë dhe deri më sot, nuk kam marrë ende asnjë përgjigje.
Prandaj sot po bëj publike disa nga pyetjet që pres ende të marrin përgjigje nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi:
1. Në interpelancën parlamentare deklaruat se: “Advanced Arms Technology e cila prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe njëherë janë në përdorim sot në konflikte diku, jo patenta fiktive”. Pra ju keni informuar Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se shoqëria AAT ka prodhuar armatim dhe municione dhe madje ka lidhur edhe kontrata me vënde të tjera, duke i eksportuar aty ku ka konflikte SOT? A e konfirmoni edhe sot këtë deklaratë dhënë në seancë parlamentare?
2. Çfarë sasie armatimi dhe municionesh është prodhuar nga kjo shoqëri?
3. Në cilën fabrikë janë prodhuar këto armë dhe ku gjendet?
4. Kur është realizuar eksporti i parë dhe cili ka qenë destinacioni i tij?
Ermal, heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore!
Kur zgjedh t’i shërbesh pushtetit të Edi Ramës në dëm të interesit publik, kujtoje rregullin e vjetër të politikës se ai që pranon të bëhet ushtari i mbretit për të mbuluar zullumet e tij, nuk arrin dot deri në fund të lojës.
Në shah, mbreti mbrohet gjer në fund, ushtarët sakrifikohen pa mëshirë. Për më shumë, pyet shefe Belën”, deklaron Këlliçi.

Lexo edhe
Politikë

Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën

Politikë

Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët

Tags: #Armatim #Armatimi #Armë #Armët #belinda balluku #Ermal Nufi #kayo #Kompania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
  • “Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…
  • Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën!
  • Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’
  • Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te Kthesa e Kamzës (VIDEO)
  • Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)
  • Ylli Zalla ‘patrullon’ rrugët me kallash në dorë, Report Tv siguron pamjet, ja si u mbajt në vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e cilësuar atë si një…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët

Një prej qytetarëve që po merr pjesë në protestën e 88-të para Kryeministrisë ka bërë thirrje për arrestimin…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by