Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Trafiku i mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani e bosi i ‘Cincos’
Kronikë

Trafiku i mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani e bosi i ‘Cincos’

• 8 Korrik, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e grupit kriminal prej 15 personash të dyshuar si autorë të trafikimit të mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Grupi kriminal që u çmontua nga SPAK më 25 korrik të vitit 2025, drejtohej nga biznesmeni Artur Hoxhosmani, Emir Ndreaj i njohur ndryshe si “Cinco”, Erion Alibej që ndodhet në paraburgim nën akuzë për dosjen Plumbi i Artë, Genti Nderjaku, Nazmi Shahini dhe Devid Patrut.

Ndërsa Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani, kanë patur rolin e pjesëmarrësve.

Grupi kriminal ka trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazil, Ekuador e Kolumbi) dhe Spanja e Maroku për në vendet evropiane (Itali, Belgjikë, Spanjë, Holandë etj.,), si dhe kanë tregtuar dhe ofruar për shitje në këto shtete evropiane në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, sasi prej 8126 kg lëndë narkotike.

Të pandehurit dhe akuzat penale për secilin
Artur Hoxhosmani – Trafikim i lëndëve narkotike”,, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”,
Klevis Hoxhosmani – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”,
Ermir Ndreaj – “Trafikim i lëndëve narkotike”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”
Erion Alibej – “Trafikim i lëndëve narkotike”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”
Devid Patrut – “Trafikim i lëndëve narkotike”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”
Gent Nderjaku – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”,
Nazmi Shahini – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”,
Ramazan Rraja – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”
Plaurent Dervishaj – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”
Amar alias Dritan Shkëmbi – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”
Amer alias Ilir Lloshi – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”
Julian Meçaj – “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”,
Bledar Polovina – “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”,
Bashkim Haxhija– Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Endrit Sinani – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, në ngarkim të 15 të pandehurve, të akuzuar si më poshtë vijon:

Artur Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në formën e drejtimit,

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me fishekët e gjetur në banesë, e parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal,

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal, si dhe

“Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, e parashikuar nga Neni 324/a/1 të Kodit Penal.

Genti (alias Kili, alias Ekil) Nderjaku dhe Nazmi Shahini (alias Drazhi), për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”,e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë,parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në rolin e drejtuesit.

1. Devid Patrut (alias Devid BORAJ, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”,e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, (në episodin e 13.12.2020, Guajaquyil, Ekuador) parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në formën e drejtimit.

2.Klevis Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar, më shumë se një herë (në episodet e datës 06-07.06.2020, Roterdam, Holandë; dhe 28.10.2020, Roterdam, Holandë) nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal në formën e pjesëmarrësit.

Read more:Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn! 35 vite për Julian Meçajn

3.Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, dhe Amer (alias Ilir) Lloshi, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 (në episodin e datës 28.10.2020, Roterdam, Holandë) dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal në formën e pjesëmarrësit.

4. Julian Meçaj dhe Bledar Polovina, për kryerjen e veprave penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal (me tipologjinë e krimit vazhdues, përgjatë periudhës janar 2020-mars 2021, kryer në formën e shitjesh dhe ofrimit për shitje), parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 dhe 6 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”,kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani, për kryerjen e veprave penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal (me tipologjinë e krimit vazhdues përgjatë periudhës janar 2020-mars 2021, kryer në formën e shitjesh dhe ofrimit për shitje), parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 dhe 6 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyEcc, të cilat janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaj, me persona të proceduar nga autoritetet shqiptare, apo persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazil, Ekuador e Kolumbi) dhe Spanja e Maroku për në vendet evropiane (Itali, Belgjikë, Spanjë, Holandë etj.,), si dhe kanë tregtuar dhe ofruar për shitje në këto shtete evropiane në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, sasi të konsiderueshme prej 8126 kg lëndë narkotike:

  • 7261 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë
  • 590 kg, bimë narkotike e llojit hashash
  • 275 kg, bimë narkotike e llojit kanabis sattiva.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut (alias Devid Boraj, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme që lidhen me narkotikët, ndërsa të pandehurit Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani, kanë patur rolin e pjesëmarrësve.

Prokuroria e Posaçme ka depozituar pranë gjyqtarit të seancës paraprake kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj 3 (tre) personave nën hetim, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në aktet e administruara gjatë hetimit, është konkluduar se, për një nga episodet e atribuuara të hetuarit Devid Patrut, ky i fundit është dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë. Për rrjedhojë, në këtë rast gjen zbatim parimi i gjësë së gjykuar (ne bis in idem). Ndërsa, për të hetuarit Ilir Lloshi dhe Julian Pjetri u konkludua se fakti penal i atribuuar nuk ekzistonte ose nuk u arrit të provohej kryerja e veprave penale.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet franceze, spanjolle, belge, britanike, holandeze, braziliane, italiane, ekuadoriane të drejtësisë, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit të masave të sigurimit personal në bashkëpunim me strukturat e hetimit me Policinë e Shtetit.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm në fushën e narkotikëve dhe vijimin e hetimit pasuror/financiar kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, dhe numërtimin si procedimi penal nr. 184/3.1 i vitit 2026.

lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Kronikë

Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)

Tags: #Artur Hoxhosmani #Bashkim Haxhija #bledar polovina #Devid Patrut #dritan shkembi #Endrit Sinani #erion alibej #Ermir Ndreaj #Gent Nderjaku #Ilir Lloshi #Julian Meçaj #Klevis Hoxhosmani #Nazmi Shahini #Plaurent Dervishaj #Ramazan Rraja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka
  • Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku
  • Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacion në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet telefon! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
  • Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini! Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të ‘Cincos’
  • Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke
  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn! 35 vite për Julian Meçajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Gjashtë vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin ndërsa 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)

Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka

Pesë vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin ndërsa 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by