Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Europa nuk pranon ligje vetëm në letër dhe as një integrim fasadë”/ Anëtarët e opozitës në deklaratë: Eurodeputetët mbështetën me votë 35 amendamentet tona
Politikë

“Europa nuk pranon ligje vetëm në letër dhe as një integrim fasadë”/ Anëtarët e opozitës në deklaratë: Eurodeputetët mbështetën me votë 35 amendamentet tona

• 9 Korrik, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Eurodeputetët kanë mbështetur qëndrimet e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, të pasqyruara përmes 35 amendamenteve konkrete.
Sipas opozitës, kjo mbështetje përbën një sinjal të qartë se procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të bazohet te reforma reale, rezultate konkrete dhe forcimi i përgjegjësisë institucionale, jo te deklaratat politike apo propaganda.

Në deklaratën e përbashkët, opozita thekson se miratimi i amendamenteve përcjell mesazhin se Bashkimi Europian kërkon standarde të qëndrueshme në fusha si sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme, mbrojtja e pronës, pavarësia e drejtësisë dhe funksionimi i institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Opozita ka shprehur gjithashtu kritika ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, duke i akuzuar se kanë penguar miratimin e këtyre amendamenteve përmes qëndrimit të tyre, duke vendosur, sipas saj, interesat partiake mbi ato kombëtare.

Deklarata e anëtarëve të opozitës:

Faleminderit eurodeputetëve që mbështetën me votën e tyre qëndrimet e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, të pasqyruara në 35 amendamente konkrete. Mbështetja e tyre është një dëshmi e qartë se integrimi europian nuk ndërtohet mbi propagandën, por mbi reforma të vërteta, rezultate konkrete dhe përgjegjësi institucionale.

Miratimi i këtyre amendamenteve nga eurodeputetët përcjell një mesazh të qartë: Europa nuk pranon ligje vetëm në letër dhe as një integrim fasadë. Ajo kërkon shtet ligjor, konkurrencë të ndershme, mbrojtje të pronës, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.

Keqardhje për deputetët e PS-së, të cilët zgjodhën të vazhdojnë me të njëjtën qasje, duke vendosur veton për të penguar miratimin e këtyre amendamenteve dhe duke i shërbyer interesit të ngushtë partiak e personal, në vend të interesit të Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem që punon për pakicën, por për një shtet që punon për shumicën. Integrimi europian nuk duhet të mbetet një slogan propagandistik, por të shndërrohet në mirëqenie, siguri dhe mundësi më të mira për çdo qytetar shqiptar.

Lexo edhe
Politikë

31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë

Politikë

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë
  • Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • Balla, Mazniku, Kushi dhe Vengu kapen duke luajtur bixhoz në Strasburg, Shehaj publikon pamjet: Të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët (VIDEO)
  • 4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 30 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 12 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë

Pas miratimit me konsensus të 31 nga 35 amendamenteve të paraqitura nga opozita në rekomandimet përfundimtare të Komitetit…

• 16 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndalimin e tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin

Ndërsa Shqipëria prej më shumë se një muaji është përfshirë nga protesta kundër një projekti imobiliar të lidhur…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by