Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë! Dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre të tjerë për fshehje të provave
Kronikë

Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë! Dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre të tjerë për fshehje të provave

• 9 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy vite pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona.

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, akuzohen për moskallëzim krimi dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Autorët e dyshuar ndodhen në ‘arrest shtëpie’ ndërsa 3 të tjerët ndodhen me masë ‘detyrim paraqitje’.

Read more:Kulluri: Smart City, KAYO dhe skandali AKSHI cenojnë sigurinë në vend. Qeveria ka lidhur kontrata me kompani nga vende që s’janë anëtare të NATO-s

Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrahjen brutale të Progës, bashkë me Denis Meçen. Proga është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe. Këto të dhëna u zbuluan gjatë rrëfimit të të pandehurve dhe ballafaqimit të tyre në dhomat e paraburgimit.

Vetëm një pjesë e kamerave ishte arritur të rikuperohet nga Prokuroria e Korçës, si në lokalin ku ndodhi ngjarja, por edhe të një marketi përballë. Pamjet dyshohet se ishin fshirë nga pronari i lokalit Voltan Shkullaku dhe Leonidha Guçe e Arjan Manellari, duke përdorur një virus kompjuterik.

Read more:“Babai i fëmijës me aftësi të kufizuara u dhunua deri në humbje të vetëdijes”/ Aktivistja: Turp, kryeministri miratoi pagesën për kujdestarët vetëm pas këtij akti

Si ndodhi vrasja e Egli Progës?

Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dhe mënyra se si policia trajtoi ngjarjen irritoi opinionin publik. Qytetarët u ngritën në protesta dhe me qirinj e fotot e Eglit në duar, kërkonin drejtësi. Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtorit të Postës Shqiptare, i kërkoi disa herë Progës që t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia bëri gati i tha të shkojë ta marrë, por Meçe u fut në lokal dhe debatuan.

Aty është qëlluar nga Leonidha Guçe dhe pasi ka dalë jashtë, Denis Meçe e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor.

Read more:Drejt ndryshimit me shpejtësi: Si ZYN dhe Ducati po shenojnë një epokë të re pa tym

U dërguan në gjyq
Leonidha Guçe
Denis Meçe
Arjan Manellari
Voltan Shkulaku
Andi Shkulaku

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

Kronikë

Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

Tags: #Andi Shkulaku #Arjan Manellari #Babai #Cigare #denis mece #Detyrim #Egli Proga #Korce #Leonidha Guçe #Voltan Shkulaku #vrasja e egli proges

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit
  • Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)
  • ‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë
  • Lezhë/ Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet në spital (EMRi) (VIDEO)
  • Berat/ Punonin dhe administronin 6 pika këmbimi valutor pa licensa, vihen në arrest shtëpie 4 persona, 7 ‘detyrim paraqitje’! Sekuestrohen mbi 215 mijë euro
Nga të njëjtat tag-e
  • Berat/ Punonin dhe administronin 6 pika këmbimi valutor pa licensa, vihen në arrest shtëpie 4 persona, 7 ‘detyrim paraqitje’! Sekuestrohen mbi 215 mijë euro
  • Sulmi ndaj komisariatit nr. 3 dhe dhuna ndaj policëve, lirohet Erald Heqimaj! I caktohet masa detyrim paraqitjeje
  • Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë
  • Bardhi reagon për ndalimin e deputetëve shqiptarë të RMV në kufi: Veprime të tilla janë të papranueshme
  • Kulluri: Smart City, KAYO dhe skandali AKSHI cenojnë sigurinë në vend. Qeveria ka lidhur kontrata me kompani nga vende që s’janë anëtare të NATO-s
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 13 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

Kallëzimet e para kanë mbërritur pranë Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe një listë e gjatë personash…

• 12 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes…

• 42 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by