Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Drejt ndryshimit me shpejtësi: Si ZYN dhe Ducati po shenojnë një epokë të re pa tym
Aktualitet

Drejt ndryshimit me shpejtësi: Si ZYN dhe Ducati po shenojnë një epokë të re pa tym

• 5 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kur performanca takon qëllimin: ZYN, Ducati dhe e ardhmja pa tym

-Nga pistat e garave te rregullimi i tregut, kalimi drejt alternativave pa tym po përshpejtohet dhe partneritetet po luajnë një rol kyç.

-Përputhja mes ZYN dhe Ducati shkon përtej brendimit; një lëvizje e mirëmenduar për të integruar një kategori të re në mjedise të udhëhequra nga pasioni ku performance arrin nivelet më të larta.

-Bryson W. Thornton nga Philip Morris International shpjegon se si bashkëpunime të tilla po ndihmojnë në riformësimin e perceptimeve dhe në përshpejtimin e tranzicionit global drejt alternativave pa tym.

Në garën drejt një të ardhmeje pa tym, transformimi nuk udhëhiqet vetëm nga produktet, por nga kultura, pasioni dhe aleancat e guximshme. Duke bashkëpunuar me Ducati, një ikonë globale e shpejtësisë dhe inovacionit, Philip Morris International shenjon një ambicie të qartë: të lidhet me konsumatorët aty ku ata janë. Në këtë bisedë, Bryson W. Thornton, Drejtor Global i Komunikimit për Produktet pa Tym në PMI, shpjegon se si ky partneritet afatgjatë reflekton një strategji më të thellë – një strategji që ndërthur pasionin e konsumatorit me nevojën urgjente globale për të kaluar përtej cigareve.

Read more:Dogana e Shtutgartit konfiskon 250 kg suxhuk në autobusin që vinte nga Kosova

ZYN është lidhur me partneritete premium si Ducati, një markë e lidhur ngushtë me shpejtësinë dhe inovacionin. Cila ishte logjika strategjike pas këtij pozicionimi në motorsport dhe në stilin e jetesës që përfaqëson?

Ky është një partneritet që ka zgjatur më shumë se 20 vite dhe është zhvilluar me kalimin e kohës. Kemi kaluar së bashku periudha të vështira dhe të suksesshme, duke qëndruar gjithmonë në të njëjtën linjë.

ZYN lidhet me një sport të drejtuar nga pasioni. Konsumatorët kanë interesa dhe pasione që i motivojnë dhe ne duam të komunikojmë me konsumatorët e rritur që përndryshe do të pinin duhan ose do të përdornin nikotinë, si për produktet tona ashtu edhe për ekzistencën e alternativave pa tym.

ZYN bën pjesë në një kategori që ende është në fazat e hershme globalisht. Megjithatë, në vendet nordike, veçanërisht në Suedi – ku përdorimi i produkteve orale pa tym si Snus apo qeskat e nikotinës është i përhapur – rezultatet janë të jashtëzakonshme, me një nivel duhanpirjeje rreth 5%, që është pragu për t’u konsideruar “pa tym” sipas standardeve të OBSH.

Read more:Fjalimi historik i Mbretit Charles në Kongresin amerikan plot batuta, histori dhe thumba, ja pse konsiderohet një kryevepër

Ka mbi një miliard duhanpirës në botë. Qëllimi ynë është që ata që nuk e lënë plotësisht nikotinën, të kalojnë në produkte pa tym. ZYN ka potencial të fortë për të replikuar modelin suedez – një vend që ka ulur ndjeshëm normat e duhanpirjes dhe sëmundjet e lidhura me të. Nëse arrijmë të rrisim ndërgjegjësimin në një mënyrë që lidhet me pasionet e konsumatorëve, kjo është një arritje e madhe për ne.

Konsumatorët e rritur në Europë po shohin gjithnjë e më shumë alternativa pa tym. Ku pozicionohet ZYN në këtë peizazh dhe cilat janë bisedat më të rëndësishme që duhen bërë sot me publikun?

Çështja më e rëndësishme është luftimi i keqinformimit dhe dezinformimit rreth produkteve pa tym, qofshin ato cigare elektronike, produkte me ngrohje të duhanit apo produkte orale me nikotinë.

Ekziston një vazhdimësi rreziku në konsumimin e nikotinës: cigaret janë më të dëmshmet, ndërsa alternativat pa tym qëndrojnë më poshtë në këtë shkallë. Është thelbësore që të rriturit që pinë duhan – dhe ata përreth tyre – ta kuptojnë këtë.

Read more:‘Dosja K’/ Osman Kazazi: Mos më krahasoni me Mandelën, ai nuk vuajti si ne!

Ne e nisëm udhëtimin tonë pa tym mbi 10 vite më parë me IQOS, duke e ditur se një produkt i vetëm nuk mund të zëvendësojë cigaret globalisht. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim cigaret nga moda, të bëjmë tu përkasin muzeve.

Konsumatorë të ndryshëm kanë preferenca të ndryshme, prandaj asnjë produkt i vetëm pa tym nuk do të jetë i përshtatshëm për të gjithë. Opsioni më i mirë është ai që siguron që një duhanpirës i rritur të mos rikthehet më te cigaret. Qoftë cigare elektronike, produkte orale apo produkte me ngrohje të duhanit, fokusi është te ofrimi i zgjedhjeve. Dhe kjo kategori vazhdon të evoluojë – në të ardhmen mund të shohim edhe zgjidhje të reja.

Në tregje si Shqipëria dhe Kosova, ku duhanpirja ka rrënjë të forta sociale, çfarë roli mund të luajnë produktet pa tym në ndryshimin e këtyre zakoneve?

Në tregje të tilla, ndryshimi është më gradual. Ai fillon me ofrimin e informacionit të saktë rreth këtyre produkteve dhe përfitimeve të tyre për ata që nuk e lënë plotësisht nikotinën.

Read more:Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Çelësi është të ofrohet një gamë alternativash. Për shembull, produkte si IQOS janë dizenjuar specifikisht për duhanpirësit e rritur – nga kohëzgjatja e përdorimit te materialet si filtrat dhe letra – në mënyrë që përvoja të jetë familjare.

Ky proces dhe kjo qasje në dizajn ndihmon në përshpejtimin e kalimit, sidomos për konsumatorët që janë shumë të lidhur me zakonet e tyre. Por thelbësore është të ofrohen zgjidhje që funksionojnë për tipe të ndryshme duhanpirësish.

Duke parë 10 vite përpara, çfarë do të dëshironit që politikëbërësit, media dhe konsumatorët të thonë për këtë tranzicion drejt produkteve pa tym?

Për politikëbërësit, shpresoj që të reflektojnë pozitivisht për një qasje pragmatike – duke krijuar rregullime që informojnë dhe nxisin kalimin drejt alternativave më të mira pa tym. Diferencimi i qartë në rregullim është thelbësor për të ndihmuar konsumatorët të marrin vendime të informuara.

Read more:Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, Rama publikon videokartolinën nga Armenia: Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt

Për median, shpresoj të njohë rolin e saj në informimin e saktë të publikut, në luftimin e keqinformimit, në kryerjen e kërkimeve të duhura dhe në angazhimin direkt me kompanitë dhe ekspertët.

Për konsumatorët, shpresoj të shohim një përshpejtim të vazhdueshëm të kalimit. Tashmë, mbi 43 milionë të rritur janë larguar nga cigaret drejt produkteve tona pa tym. Ne duam që ky numër të vazhdojë të rritet, si për suksesin e biznesit, ashtu edhe për përfitimet në shëndetin publik.

Në fund, në PMI po bëjmë gjithçka për të zhvilluar dhe ofruar alternativa më të mira, por ky transformim kërkon bashkëpunim. Nuk është diçka që mund ta arrijmë vetëm.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Cigare #Cigaret #Dizajn #Europë #jetë #Kosova #media #Pr artikuj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi – Blog
  • Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
  • Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
  • IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog
  • Shqipëria drejt fashizmit si valvul shkarkimi për kontradiktat sociale – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 13 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan 3 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by