Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama bleu mbi 4 mln euro bileta”, Shehaj: Shkollat po përdoren për të mbushur koncertin e një mbështetësi të nazizmit
Politikë

“Rama bleu mbi 4 mln euro bileta”, Shehaj: Shkollat po përdoren për të mbushur koncertin e një mbështetësi të nazizmit

• 9 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, ka denoncuar përdorimin e shkollave për të ftuar nxënësit në koncertin e Kanye West, që do të mbahet më 11 korrik.

Shehaj publikoi një mesazh që, sipas tij, u është dërguar prindërve nga shkolla, ku njoftohen se fëmijët e tyre janë përzgjedhur për të marrë pjesë në koncert.

“Imagjinoni të jeni një prind dhe t’ju vijë ky mesazh nga shkolla.

‘Përshëndetje! Vajza juaj është përzgjedhur nga shkolla për rezultatet e shkëlqyera për të marrë pjesë në datën 11 korrik në koncertin e Kanye West.’”

Read more:Lirohen 3 protestues, 4 të tjerë ende në komisariat. Qytetarët: Ne ishim ‘gardh’ te Parlamenti, nuk u përplasëm me policinë – shoqërimi i paligjshëm

Shehaj tha se Kanye West është një këngëtar që ka shprehur publikisht qëndrime pro nazizmit dhe Hitlerit.

“Kanye West është ky, një adhurues i nazizmit dhe një adhurues i Hitlerit.”

Sipas Shehajt, është e papranueshme që shkollat në Shqipëri të ftojnë nxënësit e dalluar për të ndjekur koncertin e një artisti të tillë.

“Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që shkolla fton nxënësit e dalluar të shkojnë dhe të ndjekin koncertin e një këngëtari, koncertin e të cilit në shumë vende të botës e kanë ndaluar sepse është një mbështetës i nazizmit.”

Read more:Katër versione si mund të ndahemi me Ramën – Ide

Ai u shpreh se ndryshe nga vende të tjera, ku sipas tij koncertet e Kanye West janë ndaluar, në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpenzuar miliona euro për të blerë biletat e koncertit.

“Në Itali, në Angli, në Korenë e Jugut, qeveritë kanë ndaluar koncertet e tij. Ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta. Edi Rama ka harxhuar mbi 4 milionë € për të blerë biletat e koncertit të këtij këngëtari dhe tani duhet të mbushë stadiumin.”

Sipas Shehajt, për të mbushur koncertin po ftohen nxënësit e dalluar, militantët dhe patronazhistët, ndërsa kryeministri kërkon të tregojë se aktiviteti do të zhvillohet pavarësisht protestës qytetare që prej 40 ditësh kërkon dorëheqjen e tij.

Read more:4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat

“Atëherë fton nxënësit e dalluar, fton militantët, fton patronazhistët sepse ka nevojë të mbysë protestën. Do të tregojë që koncerti do të jetë madhështor dhe do të bëhet pavarësisht se ka 40 ditë që protestuesit mbushin bulevardin duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, duke kërkuar që Edi Rama të dalë para drejtësisë.”

Në fund, Shehaj e cilësoi të papranueshme përdorimin e parave publike për këtë koncert.

“Kjo është e papranueshme! Nuk mund të harxhohen paratë e qytetarëve shqiptarë për të mbështetur dhe për të blerë biletat e një këngëtari që adhuron nazizmin. Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.”

Lexo edhe
Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

Politikë

Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar

Tags: #agron shehaj #Aktiviteti #angli #Bileta #Edi Rama #euro #Fëmijët #itali

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
  • “Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi
  • Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar
  • VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
  • “Lironi shqipet”/ Protestuesit para Komisariateve në mbështetje të të shoqëruarve nga policia! Revoltë kundër të gjithë klasës politike: Ju erdhi fundi!
  • “Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 18 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

TIRANË – Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të marte në…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Shehaj shkon në Komisariat, takon protestuesit e arrestuar: Janë vajza e djem të rinj, paqësorë! I kanë dhunuar

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, shkoi në Komisariatin nr.1, ku pati mundësinë të takojë protestuesit e arrestuar…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ Përshkallëzohet revolta në ditën e 94! Përplasjet te Komisariati Nr.3, 16 të shoqëruar. Mes tyre Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

Tensionohet situata te komisariati 3, mes policisë dhe protestuesve ka pasur përplasje. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe disa…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by