Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Katër versione si mund të ndahemi me Ramën – Ide
Editoriale

Katër versione si mund të ndahemi me Ramën – Ide

• 8 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ndonëse protesta më simbolike dhe më e bukur që ka ngjarë në këtë vend ka nxjerrë në dritë një të vërtetë të madhe, atë se Shqipëria drejtohet nga një bandë uzurpatorësh pa legjitimitet, ajo deri më tani nuk ka ofruar zgjidhje për mënyrën se si mund të çlirohemi prej tyre. Pyetja e thjeshtë: “si ikën Edi Rama”, thelbi i së cilës është shfaqur me gjithë kreativitetin e tij në qindra sllogane përgjatë bulevardit, qëndron si shpata e Demokleut mbi fatin e revolucionit të flamingove.

Opsionet e hedhura përgjatë këtyre thuajse 40 ditëve janë disa. Ka nga ata që besojnë se ende jetojmë në demokraci dhe shpresojnë në një dorëheqje morale, si shenjë reflektimi për mëkatet e këtyre 13 viteve. Sipas logjikës së tyre, në një vend të lirë është e kotë të zvarritesh në pushtet, pasi sa më shumë të zgjasë kjo agoni, aq më e fortë dhe më e parikuperueshme do të jetë rënia.

Një grupim tjetër sheh si mundësi një lloj zgjimi brenda Partisë Socialiste siç ndodhi me deputeten e Shkodrës, Mariana Koçeku, ku një grup ish besnikësh mund t’i kërkojnë kryeministrit të largohet, pasi po bëhet një peshë e papërballueshme për fatin e forcës së vet politike.

Read more:LIVE- “Nesër më shumë”, revolta e 38 kundër Ramës, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Nga ana tjetër, ata që s’besojnë tek këto zgjidhje që bazohen mbi një reflektim moral, kanë hedhur vështrimin nga SPAK dhe drejtësia e re. Për ta, ato fuqi perendimore që e shohin me simpati protestën dhe kanë stimuluar pjesmërrjen në të OJF-ve të financuara prej tyre, mund të shfrytëzojnë ndikimin tek prokurorët dhe gjykatësit për t’i dhënë fund sundimit të autokratit. Ata aludojnë se një lëvizje e ngjashme me rastin Balluku, ku kryeministri të pezullohej nga detyra, do e zgjidhte përfundimisht dilemën.

Të treja këto versione i bashkon një rrugë e kadifejtë drejt fundit. Ato parashikojnë një rrugëtim të butë dhe paqësor drejt ndarjes me autokracinë, që i shkon në mënyrë të përkryer ADN-së së kësaj lëvizjeje qytetare.

Read more:LIVE – “Rama, jepe dorëheqjen, boll me ofendime e sharje ndaj qytetarëve”/ Altin Hila: Protestojmë për fëmijët tanë. Kryeministër, je e keqja e Shqipërisë! Hapi rrugën rinisë…

Por, fatkeqsisht, po aq sa janë të bukura, po aq ato duken edhe të pamundura. Për Edi Ramën, ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë, dorëheqja mbetet një zgjidhje e paimagjinueshme. Jo vetëm për faktin se prej një dekade ai është mësuar të udhëtojë me çarter privat, të presë mbrëmjeve vizitorë me të cilët hap vera 33 mijë euroshe, por edhe për një gjë shumë më ekzistenciale. Nga mënyra se si e ka ushtruar pushtetin, ai i ka lënë vetes vetëm dy zgjedhje: ose kolltukun ose qelinë. Duke firmosur “fap,fap fap”, duke plaçkitur këtë vend, duke u përfshirë në skandale alla McGonigal, ai e ka dizenjuar vetë rrugën e tij. Ai e dogji mundësinë të plakej me Koçon në Qeparo, apo t’i përkushtohj pikturës në një jetë të tretë. Nëse lë pushtetin, ai humb gjithçka, prandaj largimi vullnetar është një iluzion.

Po e tillë duket edhe mundësia e një “Rilindje 2.0” në PS. Prej kohësh ajo parti ka adoptuar fytyrën, moralin dhe veset e kreut të saj. Ajo është zeqinizuar aq shumë sa sot duket e pamundur që brenda saj të ngrihen 13- 14 vetë që të votojnë një mocion kundër shefit.

Read more:“Hetimet për pastrimin e parave dhe korrupsionin janë rritur”/ Çela: Problem ngelet infrastruktura, na është premtuar godina deri në vitin 2030

As rruga me SPAK nuk duhet parë me optimizëm. Sado që falë influencave të huaja ai mbetet institucioni më pak i pakapur ndërmjet të gjithë të tjerëve, shenja më e madhe e pavarësisë që Prokuroria e Posaçme ka dhënë deri më tani, ka qenë që të godasë pa leje brenda vathës së Ramës, por pa imagjinuar kurrë, as në ëndërrat e veta më të çmendura, të shkojë deri tek ai. Ndonëse fakte dhe indicie ka me dhjetra, SPAK nuk ka guxuar deri më tani, as ta pyesë si person që ka djeni për skandalet e llahtarshme Ramën, e jo më të vijojë përtej. Edhe masiviteti i revolucionit të flamingove edhe presioni i mundshëm ndërkombëtar, kanë pak gjasë ta trimërojnë deri në këtë pikë.

Në këto kushte, kur të tëra rrugët normale duken të bllokuara, i vetmi shteg i mundshëm mund të jetë ai i përplasjes. Një tentativë për të hyrë në kryeministri, qoftë dhe në mjediset e KOD, qendrës për komunikim dhe dialog, të cilën vetë qëveria e ka promovuar si një hapësirë për dëgjimin e zërave kritikë, mund të përbënte një simbol, se pallati i pushtetit nuk i përket më një grushti uzurpatorësh.

Read more:Unë e pashë resortin e Kushner në Shqipëri, është një katastrofë mjedisore – Blog

Natyrisht, që zgjedhja e opsionit të forcës ngërthen brenda vetes rrisqe të mëdha. Ajo mund ta ndante lëvizjen nga një pjesë e saj, thelbësisht qytetare, që çon çdo pasdite fëmijët të vizatojnë në shesh. Ajo mund të shkrumbonte kreativitetin e atyre slloganeve, që për nga fantazia janë të denja për çmimin Nobel. Ajo mund ta kthente festën në tragjedi.

Aq e vërtetë është kjo sa në disa raste ka qenë vetë aparati shtetëror që ka provokuar me dhunë, shkopa gome, gaz lotjellës e arrestime të paligjshme, duke shpresuar se, fundi i epokës paqësore, do e përçante protestën. Data 4 korrik dëshmoi se nuk ia arriti.

Read more:I biri u shoqërua gjatë protestës para Kuvendit/ Babai i Gent Prognit për “News24”: Populli do i çojë në vendin që e meritojnë këta kriminelë! Shqiptarët të bashkohen

Prandaj, sado me rrisk që të duket, përgjigjja me fuqinë e rrugës ndaj dhunës sistemike të pushtetit, nuk ka pse trajtohet më si tabu. Që prej 30 majit, flamingot kanë dëshmuar se dinë të jenë qytetarë, paqësorë, me fantazi. Ata e kanë fituar betejën morale me këtë mjedis. Ata i kanë shfryrë të gjitha shpifjet që kanë dashur t’i bëjnë pis. Tani për ta, më i rëndësishëm se imazhi është qëllimi. Ndoshta përpos fytyrës së bukur, “Shqipëria e re” e kërkon edhe një sakrificë. LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

Tags: #Adn #Arrestime #Dorëheqje #Edi Rama #Fëmijët #Flamingot #jetë #Komunikim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide
  • Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide
  • Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
  • Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Atdheu është i yni!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 24 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

Pamjet ikonike të një të moshuari nga Maliqi që kërcënonte me bastun kreun socialist të këshillit bashkiak, shkojnë…

• 4 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide

Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që…

• 7 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik – Ide

Shqipëria është plot me monumente të autoritarizmit politik që i janë imponuar qytetarëve pa pëlqimin e tyre. Zvërneci…

• 2 javë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by