Me nisjen e periudhës më intensive të sezonit veror, Porti i Durrësit ka marrë masa për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve dhe automjeteve.
Duke filluar nga kjo fundjavë, tragetet që lidhin Durrësin me portet e Italisë dhe anasjelltas do të operojnë me lundrime të dyfishta. Ky organizim synon të përballojë numrin e shtuar të pasagjerëve gjatë sezonit veror dhe të garantojë vijimësinë normale të shërbimeve portuale.
Sipas Autoritetit Portual, të gjitha strukturat operacionale janë angazhuar në koordinim të plotë për të siguruar një proces sa më të organizuar dhe efikas, duke lehtësuar lëvizjen e mijëra udhëtarëve dhe automjeteve që zgjedhin Portin e Durrësit gjatë muajve të verës.




