Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Të gjithë presin që Babo të dorëzojë çelësat”, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Nga New York Times te Le Monde, kryeministrin e kanë bërë helaq
Politikë

“Të gjithë presin që Babo të dorëzojë çelësat”, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Nga New York Times te Le Monde, kryeministrin e kanë bërë helaq

• 11 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika zbulon Kryeministrin e qeverisë tranzitore!

Halle, halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja! Qerrata i madh ky populli ynë, mendonte Festimi teksa zhytej në kanape!

Gjithë këto ditë të trazuara ai i ka kaluar duke bërë plane të holla qysh të shpëtojë vatanin nga rrëmuja e nga rremeti, si njeri i ardhur për punë të mëdha!

Ndonjëherë i vjen keq që ka lindur në Koplik, po ajo mërzi e braktis shpejt, se gjindja, duke i njohur bëmat, e di nga York-u, Vandeja apo Bavaria!

Ai edhe emrin e ka bërë me të drejtë, Le Festim de Gozhà, që të lirohet nga tisi i përzhitur i provincializmit! Gjithnjë ka menduar që Shqipëria ka nevojë për të, për mendjen e rafinuar qamet, për stilin dhe look-un prej dendi, për fjalën e parfumuar me dije të epërme!

Read more:Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025

Në zyrë herët shkon dhe kafeja hyn bashkë me të, ajo para, ai pas! E pi atë të shkretë dhe sheh me gëzim lajmet, numëron gazetat e televizionet e huaja që flasin keq për Babon dhe zemra i bëhet mal! Ato shtohen çdo ditë!

E pat dhe ky që desh të më hiqte dhe më quante leshterik, se çoku më konsideronte budalla asokohe por gjeni i dola tani!

Shyqyr po vjen dita t’ia shpërblej edhe Ditmarit, që më mbajti në 2013, ta marr si zëvendëskryeministër, meqenëse vetë do bëhem Kryeministër në vjeshtë! Që në 1912 nja 28 vjet e kanë pasur gegët – na takon!

Ditët janë të gjata. Ambasadorët hyjnë një nga një. Shpesh e gjejnë Feston të përhumbur në ëndërrime! Asaj të frengut i hapi zemrën. I tha: “E kam pritur këtë ditë. Duhet ta marr këtë përgjegjësi. Ju me keni tuajin!
Ja, në samitin e Ankarasë Babon e lanë vetëm. Sa m’u dhimbs, se të gjithë thërrisnin: ‘Le Festim! Le Festim! Le Festim!’ Unë u bëja me shenjë që të ngjatetonin atë, po hiç ata, si për inat, vazhdonin: ‘Le Festim’ këtu, ‘Le Festim’ atje!

Read more:Administrata Doganore, përmirësohet performanca, rriten të ardhurat

Madje Erdogani ma bëri: ‘Mashallah, dukesh turk i vërtetë, veç një tanuz të mungon ! Me thënë të drejtën, aty buzëqesha, po nuk më erdhi mirë, se në origjinën e kemi nga Vandeja!”

Një dilemë e ka Festi: t’i lejojë që tani ta thërrasin z. Kryeministër, apo në vjeshtë, kur të kryesojë qeverinë tranzitore?

Gjatë pauzave, kur mbetet vetëm, mbyll sytë e bind veten: nuk duhet hezituar, duhet bërë kjo për Shqipërinë, meqenëse po ma kërkojnë të gjithë!

Lajmet që i sjell zonja e dashur nga Brukseli janë të mbara! Të gjithë po presin që Babua të lërë çelësat në dorë të tij dhe të bëhet def nga sytë!

Ja edhe “New York Times”, ja dhe “Le Monde” kanë bërë helaq Babon dhe i bëhet zemra mal! Bereqet bereqet psheretin.

Read more:Protestuesit sulm online bizneseve, mbi 10 mijë review negative, ekspertët: Po cenojmë imazhin e vendit, duke ditur rëndësinë që ka turizmi në ekonomi

Ndërkohë ka porositur një skulptor të bëjë monumentin e një flamingoje, që ta vërë në vend të kërpudhës te Kryeministria!

Paskëtaj hyn një tjetër ambasador: “Ah, aaah, mon chéri, Le Festim!”, i cili e këshillon të presë pak, mos t’i shfaqë kështu toptan ambiciet, se Babo të degdis ambasador në UNESCO se ënde vulos fermane.
Po ai e siguron që kjo punë ka marrë udhë, se nuk e ndal dot as Briseda Bakërri me Ardit Bidon as Kidi me Saren!

Orët janë të gjata, por mejtimet i bëjnë ato të dashura!

Festua mbyll sytë dhe imagjinon Taon me kapuç-turban, si kuzhinier në akçihanen e shërbimeve qeveritare, që grin sallam për të e pret feta të holla proshute, ku tinëz rras herë pas here ndonjë në gojë, se i thahet; e ka neps që nga fëmijëria në Librazhd!

Read more:“Marrëveshje ose sulm i plotë”, Trump për Iranin: Po zhvillohen negociata serioze

Për Klosin e ka më të lartë e të ngjyrosur mendimin dhe e do me xhaketë të bardhë e papion, si kamerier, lepe-peqe t’i vijë me temena e tabaka, i duket natyrë e shtruar qe e mban me qejf çdo samar!

Këto banalitetet e mediokritetet që çuan popullin në protestë, ç’janë këto si Karakaçer, Nufra, Lameqyqe, atë të bujqësisë e shëndetësisë se nuk më kujtohet emri, do t’i bëj sikter me një firmë!

Ndoshta Sofjan Lozonjarin dhe Ervin Demon i lë si përfaqësues të minorancave! Për Tezen nuk jam krejt i vendosur, tha me vete, se po jep shenja të mira!

Në festën e Ambasadës Amerikane në fillim i kishte ndenjur rëndë Ditmarit, i kishte thyer zemrën, po më pas i ishte afruar nga pas duke i thënë: “Mos e kthe kokën, bëj sikur nuk më sheh, po vazhdo, mbahu, jemi me ty, se Babua në shtator 4-5 nga ne do t’i dorëzojë vetë në hapsana; për dhjamë qeni do na shpjerë. Ndaj ky reflektim më ka bërë të mendoj! E ka thënë Termeja me gojë që ajo ia ka me hile Babos sa të vijë ditë e keqe!”

Read more:Bill Gates para Kongresit për çështjen Epstein, mohon akuzat dhe kërkon transparencë

Shije të mirë i kishte lënë edhe Ulësia, i cili, sapo u hapën llafe që ndërkombëtarët po lobojnë që Festimi të bëhet Kryeministër, i kishte shkuar në zyrë, kinse për të biseduar për afrim ligjesh me BE-në, dhe aty i kishte shprehur admirim që një aristokrat si ti, i dlirur nga veset, i duhej atdheut për t’i vënë melhem mbi plagët që i kanë hapur këta!

Muzgu i vjen më melankolik. I del përpara Kostaqi me sytë e njomur, që duket sikur i thotë: “14 vjet rehat të Babos nuk bëhen hasha, more i paudhë, vinim nga xhehnemi na çoi në xhenet “ pastaj lotët si kristal të butë e të qashter të Etildës, në të cilët duket sikur mbytet, trishtimi i Ogit si horizont i mbyllur , mjekrra e ndukur e Dilos e trazojnë! Të qarat me dënesë të Evisit, Antonetës dhe ulërimat e Zeniqes e trembin pak!

Me këtë Mamicën nuk di ç’të bëjë. E sheh me xhelozi: ta mbajë afër apo ta largojë, ende s’e ka zgjidhur! Kush hyn në belara edhe me atë Nallbanë e Devollit se me gisht në çark mbeti dhe ay i ziu apo me Rutten që do të fuse botën në luftë nga ndezullia !

Gjithsesi, fati ndihmon guximtarët dhe Festimi e ka ndarë mendjen! Ditë të mira po vinë per Kroniken!

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Bavaria #Kafeja #Kryeministria #Le monde #librazhd #New york #New York Times #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin