Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
Ekonomi

Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi

• 11 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me rritjen e fluksit të turistëve dhe konsumit të energjisë elektrike gjatë verës, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan masash për të garantuar furnizim pa ndërprerje në zonat turistike.

Kërkesa këtë sezon është në rritje sipas operatorit. Vetëm në 6 mujorin e parë të vitit janë konsumuar 4.4 mln megavator me një rritje 10% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2025. Ndërsa pritet që fluksi të jetë më I lartë në pikun e sezonit.

Read more:Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun

“Ne e kemi ndarë të gjithë zonën në zona të caktuara dhe kemi dërguar ekipe shtesë. Për mbarëvajtjen e sezonit kemi 1120 punonjës të ndarë në 136 grupe pune dhe 86 mjete, të pajisura me të gjithë bazën materiale për të minimizuar çdo ndërprerje elektrike. Nëse krahasojmë konsumin e qershorit 2025 me qershorin 2026 kemi një rritje prej 13%, ndërsa në gjashtëmujor rritja është rreth 10%.”,thotë OSHEE.

Ndonëse OSHEE ka shtuar investimet sidomos në zonat me fluksin më të madh turistik disa zona mbeten problematike për të cilat punimet edhe këtë vit nuk kanë përfunduar

Read more:Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth

“Plani i investimeve nis nga Velipoja, ku kemi vendosur një nënstacion të ri. Në Shëngjin është instaluar një transformator i ri 110 kV. Investime janë bërë edhe në zonën e Durrësit, Golemit dhe Spitallës. Në Ksamil këtë vit është shtuar një fider i ri për furnizim më të sigurt me energji elektrike. Ndërsa nënstacionet në Xarrë dhe Piqeras janë në proces dhe pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.”

OSHEE synon që sezoni turistik të kalojë me furnizim sa më të qëndrueshëm me energji elektrike, duke minimizuar ndërprerjet në zonat më të frekuentuara të vendit.

Read more:Llixhat e Bënjës/ Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Nga ana tjetër, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 mWh për periudhën 1 korrik – 30 shtator 2026. Procedura përfaqëson jo vetëm importin e parë të këtij viti, por edhe një nga kontraktimet më të mëdha të viteve të fundit, si për nga volumi, ashtu edhe për kohëzgjatja.

Lexo edhe
Ekonomi

Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

Ekonomi

Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%

Tags: #energji elektrike #Investime #jetë #Korporata #Ksamil #OSHEE #piqeras #sezoni turistik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Sezoni i boronicës në Kukës/ Kërkesë e lartë në treg, banorët mbushin bjeshkët për të siguruar frutin
  • Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri
  • Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim
Nga të njëjtat tag-e
  • “Një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg, Planeti misterioz 2.5 herë më i madh dhe 23 herë më masiv se Toka
  • Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë! Punimet do të përfundojnë brenda 2030-ës (VIDEO)
  • Bill Gates i shqetësuar nga inteligjenca artificiale: Mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë, mund të ketë humbje masive të vendeve të punës
  • I moshuari u prek nga ‘Ethet e Nilit’, ISHP nis hetimin epidemiologjik në Korçë! Pritet dezinfektimi i zonave në qytet (VIDEO)
  • Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 11 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

Në takimin 9-orësh me ministrat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm përmes të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%

Turizmi po shton konsumin në muajt e verës, ndërtimi po gjeneron të ardhura përmes taksave dhe rritja e…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Sezoni i boronicës në Kukës/ Kërkesë e lartë në treg, banorët mbushin bjeshkët për të siguruar frutin

Mbi 1800 metra lartësi, bjeshkët e Kukësit janë këto ditë të mbushura me banorë që mbledhin boronicën e…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by