Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Pjesëmarrje masive! Mbyllet protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës. Qytetarët thirrje nga Bulevardi: Ju erdhi fundi!
Politikë

Pjesëmarrje masive! Mbyllet protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës. Qytetarët thirrje nga Bulevardi: Ju erdhi fundi!

• 14 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria mbajti sot ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo sezonit turistik. Edhe këtë mbrëmje qytetarët u mblodhen para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Pasi marshuan në disa rrugë të Tiranës, duke lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe opozitës, protestuesit u mblodhën sërish te Kryeministria dhe më pas u shpërndanë.

Në protestë dominuan sërish thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”, ndërsa në podium u ngjitën aktivistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë të cilët kërkuan vazhdimin e qëndresës deri në realizimin e kërkesave të protestës.

Read more:LIVE- Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës. Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Çdo ditë, protestuesit kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe simbole që tashmë janë bërë pjesë e identitetit të kësaj lëvizjeje.

Edhe në tubimin e një dite më parë, protestuesit përsëritën se nuk do të tërhiqen. Nga podiumi u deklarua se rezistenca do të vazhdojë gjatë gjithë verës, pa asnjë ndërprerje, deri në muajin shtator, duke ftuar qytetarët dhe diasporën të mos e braktisin sheshin.

Read more:“Qytetarët, protesta në Bruksel për t’i treguar Marta Kos të vërtetën e qeverisjes shqiptare”/ Aktivistja: Vetëm kryeministri dhe shërbëtorët e tij nuk e shohin mbështetjen ndaj nesh

Organizatorët theksuan se protesta do të zhvillohet çdo ditë, pa pushim, gjatë gjithë sezonit veror, duke e cilësuar këtë si fazën më të rëndësishme të lëvizjes qytetare. Sipas tyre, qëllimi është që presioni ndaj qeverisë të mos zbehet, por të rritet deri në shtator.

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #Burg #Edi Rama #Kryeministria #Para #Protesta #proteste #rama #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin