Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej 46 ditësh në Tiranë, është pasqyruar në mediat botërore.
Media e njohur gjermane Stern.de, shkruan se Lipa e konsideron “shqetësuese” që një qeveri “thjesht mund të ndryshojë një ligj për të anashkaluar rregulloret mjedisore.
“E gjej shumë frymëzuese të shoh se sa shumë njerëzit kujdesen për këtë kauzë. Ekonomia e vendit duhet të ndërtohet në një mënyrë që u sjell dobi njerëzve”,. tha ajo lidhur me resortin në Zvërnec, në një intervistë të dhëna nga këngëtarja në podcasting e Lea Ypit “Service95 Book Club” të martën.
“Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, Tiranës, çdo mbrëmje. Kryeministri Edi Rama është bërë tani gjithashtu një shënjestër e protestuesve.
Qeveria shqiptare është përpjekur prej kohësh të nxisë ekonominë e saj përmes turizmit. Familja Trump ka investuar gjerësisht në projekte luksoze në të gjithë botën. Kritikët akuzojnë jo vetëm djemtë e Trump, por edhe Kushnerin dhe gruan e tij, se po e përdorin presidencën e Trump për interesat e tyre të biznesit’, thuhet në artikull.




