“Dua Lipa mbështet protestat e shqiptarëve kundër resortit të Ivanka Trump. Ylli i popit, prindërit e të cilit janë shqiptarë të Kosovës, i quajti demonstratat “frymëzuese” dhe shprehu shqetësim për vilat luksoze që po ndërtohen në tokë të mbrojtur”, kështu e ka nisur artikullin media e njohur The Times.
Në podkastin e Klubit të Librit Service95 , në një bisedë me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, Dua Lipa shprehu mbështetjen e saj për protestat kundër projektit për një vendpushim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner në Shqipëri.
Këngëtarja tha se ndan shqetësimet e protestuesve në lidhje me transparencën e projektit dhe e quajti mobilizimin popullor “frymëzues”.
“Ajo që e gjej vërtet shqetësuese është parimi se qeveria thjesht mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjet mjedisore pa asnjë konsultim publik”, tha ajo.




