Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën
Politikë

BIRN: Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

• 16 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Byroja e Konventës së Bernës në një letër drejtuar qeverisë shqiptare ka kritikuar mungesën e informacionit të detajuar për peizazhin e mbrojtur, Vjosë Nartë dhe projektet e planifikuara aty, ndërsa i kërkon qeverisë informacione shtesë dhe vlerësime të thelluara të ndikimit në mjedis.

Byroja e Konventës së Bernës ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë shqiptare lidhur me zhvillimet infrastrukturore dhe turistike në peizazhin e mbrojtur të Vjosa-Nartës, një zonë e propozuar si pjesë e Rrjetit Emerald.

Në një letër të fundit të 15 korrikut 2026, drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore në Shqipëri, Byroja shpreh “keqardhje” për mungesën e informacionit gjithëpërfshirës mbi projektet dhe kërkon me ngulm paraqitjen e një Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis që të llogarisë ndikimin kumulativ të Aeroportit të Vlorës dhe atyre që i quan “projekte të reja të zhvillimit turistik”, që duket se lidhen me planet për resorte me pesë apo më shumë yje në zonë.

Read more:“Ndërkombëtarët, të mbështesin shqiptarët”, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Shqipëria s’është në shitje, qeveria Rama ka humbur besimin e qytetarëve

Dokumenti i publikuar nga EcoAlbania, që bashkë me PPNEA është regjistruar si ankues në kërkesat drejtuar Konventës, konfirmon se Konventa e Bernës mori në shqyrtim situatën në mbledhjen e qershorit, pas ankesave nga organizatat mjedisore dhe njoftimeve shqetësuese nga qytetarët. Në letër përshëndetet pezullimi i përkohshëm i punimeve dhe premtimi i qeverisë për një VNM të re të thelluar.

“Byroja shqyrtoi informacionin e marra mbi projektet e reja të zhvillimit turistik brenda zonës kandidate Emerald të Vjosa-Nartës dhe përshëndeti pezullimin e punimeve të ndërtimit në këtë zonë si dhe angazhimin e autoriteteve shqiptare për të kryer një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis,” thuhet në letër.

Read more:Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët

Por nga ana tjetër, Byroja thekson se institucionet shqiptare po tregohen hermetike dhe se informacioni i ndarë ishte i paplotë. “Megjithatë, ajo shprehu keqardhje që autoritetet nuk kishin ofruar informacion të detajuar mbi zonën kandidate Emerald të Vjosa-Nartës dhe ende nuk kishin dorëzuar një Formular të përditësuar të të Dhënave Standarde për zonat Emerald në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Përfaqësuesit e Konventës paralajmërojnë gjithashtu se “qasja e ndjekur nga autoritetet shqiptare mund të paraqesë rreziqe të ngjashme për site të tjera kandidate Emerald në vend.”

Organizata EcoAlbania e cilësoi letrën e Konventës së Bernës si një mesazh të fortë ndaj Qeverisë Shqiptare lidhur me kërcënimet e vazhdueshme ndaj sitit Emerald Vjosa-Nartë dhe bëri me dije se konventa ishte njoftuar edhe për punimet e kryera tashmë në zonë.

Read more:Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së

“Konventa e Bernës nuk mund të kishte qenë më e qartë. Qeveria Shqiptare nuk mund të vazhdojë të sillet sikur detyrimet ndërkombëtare janë çështje zgjedhjeje, ndërkohë që u hap rrugën investitorëve brenda zonave të mbrojtura,” citohet Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania, në deklaratën për shtyp të organizatës mbi letrën.

“Vjosa-Narta është një zonë me vlera të jashtëzakonshme natyrore, e njohur ndërkombëtarisht, jo një kantier ndërtimi… Qeveria duhet të ndalojë së kërkuari mënyra për t’iu shmangur vendimeve të Konventës së Bernës dhe të nisë zbatimin e tyre”, citohet mëtej Nika.

Read more:PD çon në SPAK librin ‘The Albanian Files’: Hetoni Ramën, dëshmon aferat e tij korruptive

Në letrën e Sekretariatit të Konventës, kujtohet edhe kërkesa e parealizuar e Komitetit të Përhershëm nga dhjetori 2025 për pezullimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës deri në përfundimin e një VNM-je të re e të saktë, kusht ky që, sipas tyre, lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Byroja i ka lënë afat qeverisë deri më 15 gusht 2026 për të dorëzuar detaje mbi “lejet e dhëna dhe hapat proceduralë”, si dhe harta të mbivendosjes mes zonave të mbrojtura dhe projekteve zhvillimore. Më pas, në shtator, do të vendoset nëse Konventa do të dërgojë një mision vlerësues në terren./Reporter.al

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Tags: #Kandidate #ndërtimi #Organizata #Organizatat #qeveria #Reagim #shqiperi #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
Nga të njëjtat tag-e
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët

Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by