Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ndërkombëtarët, të mbështesin shqiptarët”, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Shqipëria s’është në shitje, qeveria Rama ka humbur besimin e qytetarëve
Politikë

“Ndërkombëtarët, të mbështesin shqiptarët”, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Shqipëria s’është në shitje, qeveria Rama ka humbur besimin e qytetarëve

• 9 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e drejtuar prej më shumë se tre dekadash nga Joe dhe Shirley DioGuardi, ka reaguar për protestat e fundit në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për situatën politike dhe qeverisjen në vend. Në një deklaratë publike, organizata shqiptaro-amerikane argumenton se gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit qeveria e kryeministrit Edi Rama ka funksionuar përmes një sistemi që, sipas saj, karakterizohet nga korrupsioni dhe mungesa e transparencës.

“Bazuar në shumë raporte të besueshme, gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit qeveria e kryeministrit Rama ka funksionuar përmes një sistemi të korruptuar dhe jo transparent, i cili ka përdorur burimet e vendit për të përfituar vetëm oligarkë të caktuar vendas dhe ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratë.

Read more:Velipoja unifikon çmimet, çadra 500 lekë në plazh publik! Bashkia vendos tavan për çmimin dhe në plazhet private

AACL thekson se protestat që kanë zgjatur më shumë se një muaj tregojnë një pakënaqësi të gjerë qytetare ndaj qeverisë aktuale.

Read more:Dita e 39-të e protestës/ Revolta vijon pa u ndalur, qytetarët nuk “lëshojnë pe”: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme

“Për më shumë se një muaj, rinia dhe shumica e popullit shqiptar e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje. Ata e kanë humbur besimin tek qeveria aktuale dhe nuk besojnë më se të njëjtët zyrtarë përgjegjës për situatën e tanishme janë të aftë të sjellin reforma domethënëse”, vijon deklarata. Në përfundim, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë qytetarët shqiptarë dhe aspiratat e tyre për transparencë, demokraci dhe institucione më të forta.

Read more:“Protesta e së shtunës, më e madhja deri tani”/ Televizioni publik austriak jehonë revoltës së shqiptarëve: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion! Kërkohet dorëheqja e tij

DEKLARATË PUBLIKE E BORDIT DREJTUES TË LIDHJES QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE (AACL) MBI SITUATËN NË SHQIPËRI

Read more:“4 mln euro për një këngëtar”/ Protestuesja: Fondin nuk e zhbllokoi kurrë as për tërmetin dhe as për përmbytjet

Për më shumë se tre dekada, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), nën drejtimin e Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi – mbrojtës prej kohësh të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar – ka qëndruar e palëkundur në misionin e saj për të promovuar demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të avancuar interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Read more:“Qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike”, The Guardian: Protestat në Shqipëri, shpërthimi më i madh i pakënaqësisë që nga rënia e komunizmit

AACL qëndron fuqimisht në krah të liderëve dhe zyrtarëve publikë që mbrojnë interesat kombëtare shqiptare dhe kundërshton ata, veprimet e të cilëve i dëmtojnë këto interesa. Gjatë gjithë historisë sonë, kemi mbrojtur vazhdimisht shtetin e së drejtës, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre përmes mjeteve paqësore dhe demokratike.
Lidhja Qytetare po ndjek nga afër demonstratat paqësore dhe patriotike që po zhvillohen në mbarë Shqipërinë, ku qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar njëkohësisht më shumë përgjegjshmëri qeveritare, transparencë dhe reforma demokratike. Këto protesta nuk janë të drejtuara kundër investimeve legjitime amerikane apo investimeve të tjera të huaja.
Bazuar në shumë raporte të besueshme, gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit qeveria e kryeministrit Rama ka funksionuar përmes një sistemi të korruptuar dhe jo transparent, i cili ka përdorur burimet e vendit për të përfituar vetëm oligarkë të caktuar vendas dhe ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, një numër i madh i të rinjve shqiptarë është detyruar të largohet nga vendi në kërkim të mundësive më të mira. Për më tepër, qeveria ka dështuar të mbrojë dhe të avancojë interesat kombëtare të Shqipërisë në rajon, duke nënshtruar elementë të politikës së saj të jashtme ndaj interesave të regjimit hegjemonist serb të udhëhequr nga Aleksandar Vučić.
Për më shumë se një muaj, rinia dhe shumica e popullit shqiptar e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje. Ata e kanë humbur besimin tek qeveria aktuale dhe nuk besojnë më se të njëjtët zyrtarë përgjegjës për situatën e tanishme janë të aftë të sjellin reforma domethënëse. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike të përkohshme, të përbërë nga profesionistë të respektuar dhe jopartiakë, që të drejtojë vendin dhe ta përgatisë atë për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda një viti.
Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe ekstremizmin në çdo formë, në mënyrë që kjo lëvizje të mbetet ajo që ka qenë që nga fillimi: një shprehje paqësore dhe demokratike e vullnetit të popullit. Gjithashtu, u bëjmë një thirrje të fortë organizatorëve të këtyre protestave që të refuzojnë dhe të largojnë menjëherë çdo individ apo grup që ndjek agjenda të huaja ose ekstremiste dhe që mund të përpiqet të shfrytëzojë situatën për qëllimet e veta.
Së fundi, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë shqetësimet legjitime të popullit shqiptar dhe të mbështesë të drejtën e tij për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të kërkuar ndryshim demokratik përmes mjeteve ligjore dhe jo të dhunshme.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #Edi Rama #Lidhja #Organizata #Protesta #qeveria #Rajon #rama #Rinia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 6 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin