Protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës, ndërsa marshojnë prej disa minutash në disa zona, nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, e deri te Shallvaret, duke bërë thirrje kundër qeverisë.
Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Ju erdhi fundi”.
Protesta vijon prej 47 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës.




