Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dua Lipa, i cilëson frymëzim”/ BBC për protestat kundër Ramës: Mijëra njerëz në shesh që nga fundi i majit, një nga lëvizjet më të mëdha qytetare
Politikë

“Dua Lipa, i cilëson frymëzim”/ BBC për protestat kundër Ramës: Mijëra njerëz në shesh që nga fundi i majit, një nga lëvizjet më të mëdha qytetare

• 18 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

BBC Global Woman i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke i paraqitur ato si një nga lëvizjet më të mëdha qytetare të muajve të fundit.

Në artikull thuhet se protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kanë nisur si reagim ndaj projektit të një resorti luksoz pranë një ekosistemi të mbrojtur, ku jetojnë flamingo, foka dhe breshka deti. Sipas medias, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës që nga fundi i muajit maj, duke kërkuar anulimin e projektit.

A post shared by BBC Global Women (@bbcglobalwomen)

Read more:Marjana Koçeku për BBC: Rama nuk frymëzon më dhe kjo e ka çuar në krizë të madhe legjitimiteti! Përtej fasadave të bukura, realiteti nuk është i njëjtë dhe njerëzit këtë po e kuptojnë!

BBC veçon edhe mbështetjen publike të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Gjatë podcastit të saj me shkrimtaren dhe akademiken Lea Ypi, në një episod të publikuar më 14 korrik, artistja u shpreh se e konsideron frymëzuese angazhimin e qytetarëve.

“E gjej shumë frymëzuese ta shoh sa shumë u intereson njerëzve, e dini, ditë pas dite ata po dalin në rrugë”, tha Dua Lipa gjatë bisedës.

Read more:“Sponsorët e protestës po harxhojnë para për t’i bërë dëm vendit”, Rama i përgjigjet qytetares nga Tetova që i kërkoi dorëheqjen: Kosova dhe RMV nuk janë diaspora jonë

Artikulli sjell edhe dëshminë e studentit 23-vjeçar Asllan Llani Dogjani, i cili e krahasoi rëndësinë e Zvërnecit për Shqipërinë me atë që përfaqëson Kanioni i Madh për Shtetet e Bashkuara.

“Nëse do të isha në Shtetet e Bashkuara dhe ata do të ndërtonin një resort me pesë yje në Kanionin e Madh, do të mërzitesha shumë sepse është një thesar kombëtar. Kështu është edhe Zvërneci këtu për Shqipërinë”, deklaroi ai për Reuters.

Read more:Gjuetia spektakolare, peshkatari në Vlorë fiton ‘përleshjen’ nën ujë, kap peshkun 27 kilogramësh (VIDEO)

Sipas BBC-së, projekti turistik me vlerë rreth 1.4 miliardë euro lidhet me kompaninë e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, dhe Ivanka Trump. Partneri i biznesit të Kushner, Asher Abehsera, i tha BBC-së se zhvillimi synon administrimin e përgjegjshëm të zonës, përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për komunitetin lokal.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin, duke deklaruar se nuk ka “asnjë shans” që ai të ndalet gjatë mandatit të tij. BBC thekson gjithashtu se kishte kontaktuar Organizatën Trump për një koment, por nuk kishte marrë përgjigje.

Lexo edhe
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Tags: #Artistja #Bbc #Breshka #Deti #Donald Trump #dua lipa #Edi Rama #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
Nga të njëjtat tag-e
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin