Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 4.3 mln eurot për koncertin e Kanye West “mollë sherri” te “Kultura”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Shqipëria s’ka avionë për zjarret…
Politikë

4.3 mln eurot për koncertin e Kanye West “mollë sherri” te “Kultura”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Shqipëria s’ka avionë për zjarret…

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Debat i fortë është zhvilluar në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin mes kryetares së komisionit, deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur me financimin prej 4.3 milionë eurosh të koncertit të Kanye West në Tiranë.

Gjatë diskutimeve, Gonxhe mbrojti vendimin e qeverisë, duke argumentuar se fondi ishte i nevojshëm për të garantuar zhvillimin e eventit dhe për të shmangur penalitete në rast se ai do të dështonte.

“Eventi është kryer, ishte i suksesshëm nga pikëpamja e logjistikës, e datës, orës dhe pjesëmarrjes. Ne kemi një event të përfunduar”, u shpreh ministri.

Nga ana tjetër, Ina Zhupa e cilësoi të pajustifikuar përdorimin e 4.3 milionë eurove nga buxheti i shtetit për një koncert, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e qeverisë.

Read more:BIRN: Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

“Eventi do të bëhej sepse për atë u kujdes shteti shqiptar me 4.3 milionë euro. Pyetja është pse këto para të qytetarëve shqiptarë u dhanë për këtë”, deklaroi Zhupa.

Deputetja demokrate akuzoi gjithashtu mazhorancën për mungesë debati parlamentar, pasi sipas saj vendimet miratohen pa diskutim.

“Ju funksiononi si ushtri. Ne këtu marrim kohën për të diskutuar, nuk japim menjëherë 4.3 milionë euro”, tha ajo.

Në vijim të debatit, Zhupa solli në vëmendje situatën e zjarreve në vend dhe problemet sociale, duke theksuar se fondet publike duhej të përdoreshin për emergjencat e qytetarëve.

Read more:“Partizani”, Berisha: Procesi është ndërtuar mbi një piramidë mashtrimi, nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ja pse është thirrur Bamir Topi

“Po t’i dinit problemet e Shqipërisë, do t’ju vinte zor të kërkonit 4.3 milionë euro për një shtet që nuk ka një avion për të shuar zjarret, një shtet që kërkon donacione për ilaçe dhe ku në disa shkolla nxënësit ngrohen ende me dru”, deklaroi ajo.

Gonxhe iu përgjigj se është i njohur me problematikat e vendit dhe se debati duhet të bazohet në fakte.

“Kam shumë respekt për ju. Mund të jeni kundërshtare politike, por nuk jeni një zë hipokrizie. Të merremi me gjërat objektive”, u shpreh ministri.

Read more:“Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin

Debati u tensionua edhe më tej kur Zhupa insistoi se prioritetet e qeverisë nuk duhet të jenë eventet artistike, por emergjencat me të cilat përballen qytetarët.

“Nuk është urgjenca Kanye West-i. Urgjenca janë zjarret dhe hallet e shqiptarëve”, theksoi ajo, duke iu referuar situatës së zjarreve në disa zona të vendit, përfshirë Delvinën.

Përplasja mes palëve vijoi edhe me ndërhyrje proceduriale nga deputetë të mazhorancës, ndërsa diskutimet u fokusuan te mënyra e miratimit të fondit dhe përdorimi i parave publike për organizimin e koncertit.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #avion #Buxheti #buxheti i shtetit #euro #Event #Ina zhupa #Kanye west #Koncert

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 6 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin