Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjyqi në GJKKO pa Veliajn e Xoxën, Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku caktohet avokate kryesisht, seanca shtyhet më 15 shtator
Kronikë

Gjyqi në GJKKO pa Veliajn e Xoxën, Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku caktohet avokate kryesisht, seanca shtyhet më 15 shtator

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Erion Veliaj nuk u paraqit as sot në seancën e radhës për gjyqin në themel. Por, në seancë s’mundi të ishte i pranishëm as avokati Plarent Ndreca që kërkoi shtyrje të seancës pasi ndodhej në një proces civil në gjykatën e Tiranës si përfaqësues i Arbjan Maznikut.

Për prokurorin Ols Dado, kjo rrethanë përbën mungesë për zhvillimin e seancës dhe kërkoi gjobë për Ndrecën dhe avokat kryesisht për Veliajn.

“Pengesë për zhvillimin mosmarrja pjesë e avokatit të Erion Veliajt. Gjykata ta shtyjë seancën. Duhet të caktohet kryesisht. Pretendimi nuk është i ligjshëm e gjykata të caktojë gjobë për avokatin. Të pezullohen avokatët”, thotë prokurori Ols Dado.

Read more:‘Arresti me burg’ i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes

Pretendimi i akuzës u pranua dhe për Ndrecën u caktua 50 mijë lekë gjobë për mungesë të pajustifikuar. Avokate kryesisht u caktua Valentina Teodoresku për të mos shtyrë proceset, ndërsa u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për kryebashkiakun.

Ashtu si herën e kaluar, as Xoxa nuk u paraqit, ndërsa mbrojtja e saj u përfaqësua nga dy avokatët Gurali Brahimllari dhe Maksim Haxhia.Pala mbrojtëse dorëzoi një raport mjekësor ku vërtetohej se Xoxa është në të njëjtat kushte shëndetësore pas lindjes me operacion dhe nuk ka mundësi të jetë vetë e pranishme. Herën e kaluar, ajo kërkoi pezullim të procesit me 2 muaj.

Brahimllari:Ndonëse mendojmë se ai raport mjekësor që depozituam seancën e kaluar si për çdo nënë në shqipëri, ka efekt. Dje ka bërë konsultë tek mjeku meqë mori njoftim për seancën e sotme që të dinte nëse ishte e mundur për të marrë pjesë, dhe vijon të jetë në të njëjtën situatë që bën të pamundur të jetë prezent dhe të bëjë mbrojtje efektive”, thanë avokatët.

Read more:“Nuk e jap dorëheqjen!”/ Rama intervistë për “Corriere della Sera”: Nuk kam frikë nga turmat! Histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

Ols Dado: Për shkresën e dërguar nga mjeku, edhe herën e kaluar gjykata i dha përgjigje. Shkresa që paraqiti mbrojtja për Ajola Xoxën nuk specifikon gjendjen e të pandehurës. Nuk përbën shkak për mungesë në seancKëtu thuhet se i është nënshtruar operacionit cezarian.

Brahimllari:Raporti mjekësor për ne është në fuqi ai i datës 29 qershor dhe i ka 63 ditë.

Elsa Ulliri:I kemi thënë në seancën e kaluar.

Read more:Kërkon identifikimin dhe ndjekjen penale të Nesti Angonit, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt! Prokuroria e Tiranës nuk e gjeti personazhin anonim

“Konsulta e paraqitur nga Ajola Xoxa e mjekut Orion Gliozheni nuk përbën shkak për mosparaqitjen e saj”, tha gjykata.

Seanca shtyhet për më 15 shtator.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Tags: #Ajola Xoxa #elsa ulliri #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #Gjyqi #gjyqi per dosjen Veliaj #Gurali Brahimllari #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin