Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nis seanca në GJKKO, Veliaj dhe asnjë nga të pandehurit nuk është i pranishëm në sallë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit
Politikë

Nis seanca në GJKKO, Veliaj dhe asnjë nga të pandehurit nuk është i pranishëm në sallë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë të pandehur në këtë proces.

Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, pasi ka refuzuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore për sa kohë që i mohohet kërkesa për të mos qëndruar në kafaz gjatë procesit.

Në sallë ndodhen dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, ndërsa mungojnë të gjithë të pandehurit.

Mungon gjithashtu avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhet në pamundësi objektive për të marrë pjesë, pasi ka një tjetër çështje në Gjykatën Civile të Tiranës. Sipas mbrojtjes, kjo seancë lidhet me çështjen ndaj Arbjan Maznikut.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Sot dëshmon në GJKKO ish presidenti Bamir Topi, si hoqi nga ‘Plani i Përhapjes së ushtrisë’ ish kompleksin vetëm një muaj pasi mori detyrën

Ndërkohë, në seancën e sotme nuk është paraqitur as bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kishte kërkuar pezullimin e procesit me dy muaj, duke paraqitur raportin mjekësor pas lindjes. Kërkesa e saj u rrëzua nga GJKKO.

Avokatët e Xoxës, Gurali Brahimllari dhe Maksim Haxhia, po e përfaqësojnë atë në proces. Mbrojtja pretendon se pas lindjes me operacion, Xoxa nuk është në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtat e saj në procesin gjyqësor.

“Zonja Xoxa ka bërë konsultën tek mjeku, i cili ka konstatuar se ajo vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje, duke e pasur të pamundur të bëjë mbrojtjen në këtë proces”, deklaroi avokati i saj.

Read more:Dosja ‘Veliaj’/ Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Kondakçiu kërkon pafajësinë në GJKKO! Të pandehurit e tjerë marrin kohë për mbrojtjen, shtyhet seanca

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar kërkesën për pezullim, duke argumentuar se ligji parashikon vetëm shtyrje të seancës dhe jo pezullim të procesit, ndërsa ka vënë në dukje se Xoxa nuk është paraqitur asnjëherë personalisht në gjyq.

GJKKO ka vendosur gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn, ndërsa procesi vijon mes mungesave të të pandehurve dhe kërkesave të mbrojtjes për shtyrje.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Ajola Xoxa #erion veliaj #GJKKO #Gurali Brahimllari #jetë #Kafaz #Mbrojtja #ols dado

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin