Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Afera ‘Partizani’/ Sot dëshmon në GJKKO ish presidenti Bamir Topi, si hoqi nga ‘Plani i Përhapjes së ushtrisë’ ish kompleksin vetëm një muaj pasi mori detyrën
Kronikë

Afera ‘Partizani’/ Sot dëshmon në GJKKO ish presidenti Bamir Topi, si hoqi nga ‘Plani i Përhapjes së ushtrisë’ ish kompleksin vetëm një muaj pasi mori detyrën

• 20 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në gjyqin e aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, i akuzuar dhe për pastrim parash, këtë të hënë janë thirrur për të dëshmuar emra të tjerë të rëndësishëm të ish qeverisës së Berishës në vitet 2007-2008 kur edhe privatizimi i ish kompleksit ishte në një moment vendimtar.,

Para togave të zeza të GJKKO janë thirrur këtë seancë ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i klubit Isa Tare, Urim Muja, si edhe Paro Laçi.

Por teksa burime bëjnë me dije se ish ministri Mediu ndodhet jashtë vendit dhe mund të mos paraqitet sot, emri më i rëndësishëm është ai i Topit. Në dosjen e SPAK ish presidenti në vitet 2007-2012 përmendet në lidhje me veprimet që u kryen për nxjerrjen nga “Plani i Përhapjes” së Forcave të Armatosur të ish klubit të futbollit ‘Partizani’.

Read more:VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Filo tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat

SPAK evidenton një shkresë të 9 gushtit 2006 ku në listën e pronave për Klubin e Futbollit Partizani, ishte përcaktuar që të ishte pjesë e planit të Përhapjes.

Por SPAK thotë se Fatmir Mediu bën një relacion më 2 maj 2007 ku prona nuk paraqitej më në ‘Planin e përhapjes’ dhe më 17 gusht 2007 shkresa i përcillet Presidencës së Republikës.

Read more:Fraksioni i dosjes ‘Meta’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar! SPAK jep konkluzionet

Baimir Topi u zgjodh Kryetar i Shtetit në 24 Korrik 2007 me votat e Partisë Demokratike dhe më 29 Gusht, vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, ai nënshkroi “Planin e përhapjes” të ri për vitet 2007-2010 nga i cili Kompleksi sportiv Partizani u hoq.


Pjesa në dosjen e SPAK ku flitet për Planin e Shpërndarjes

Pengesa e parë procedurale më në fund është zgjidhur, dhe procesi i privatizimit mund të rifillojë me shpejtësinë maksimale për të kompensuar kohën e humbur. Në fakt, më 19 shtator 2007 (dmth vetëm 21 ditë pas nënshkrimit të Bamir Topit), Ministri i Ekonomisë Genc Ruli me shkrese 50/1 miratoi kërkesën e privatizimit dërguar nga Fatmir Mediu dy vjet më parë, si ministër i Mbrojtjes. Sidoqoftë, Fatmir Mediu nuk do ta përfundojë procesin sepse disa muaj më vonë ai do të zhytet në skandalin e Gërdecit, edhe një herë për t’i shërbyer familjes Berisha dhe me 26 vdekjet mbi supe, këtë herë do të detyrohet të japë dorëheqjen.

Read more:Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Për të gjitha këto Bamir Topi pritet të pyetet sot në GJKKO, në një kohë kur nuk është pyetur asnjëherë në SPAK për këtë çështje. Ndërkohë që për Mediun është ende e paqartë se kur do të paraqitet.

Për Isa Taren, i cili deri më tani nuk është paraqitur për të dhënë dëshmi pasi familjarët pretendojnë se vuan nga demenca, GJKKO vendosi të ripërsërisë thirrjen pasi SPAK pretendoi se “nuk ka një akt që vërteton se Isa Tares i është hequr e drejta e për të vepruar (dmth i paaftë për shkak te sëmundjes), por është thjesht i biri që e pretendon. Kështu që duhet përsëritur thirrja”.

Read more:Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë në GJKKO 8 persona, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

Paro Laçi nga ana tjetër që ka bërë akuza të forta ndaj familjes Berisha emri i tij ka qenë në disa seanca në listë për t’u pyetur por nuk është paraqitur.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje

Kronikë

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)

Tags: #aferat e klanit berisha #bamir topi #dosja partizani #fatmir mediu #GJKKO #gjyqi partizani #isa tare #Jamarbër Malltezi #Kompleksi #Paro Laçi #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje
  • Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)
  • Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!
  • Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
  • Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, 4 të arrestuar në Tiranë! Mes tyre 3 shtetase të huaja
Nga të njëjtat tag-e
  • Veliaj drejt Strasburgut! Ndreca: Do ta depozitojmë ankimin brenda shtatorit! Ja çfarë presim nga Gjykata e Lartë
  • “Shqipëria në krizë të rëndë, i përcollëm kongresmenit situatën në vend”, zbardhet takimi i Berishës me me kongresmenin amerikan Joe Wilson
  • Rregullorja censuruese e GJKKO përfundon në Kushtetuese, gazetarët padi të hënën: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
  • Ngërçi i pagave të magjistratëve – Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative
  • ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 5 mbeten…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Burime për Report Tv bëjnë të…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!

Goditja e grupeve kriminale, kapja e personave që lëvizin me armë e drogë, arrestimi i personave në kërkim…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by