Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Diplomimi i 67 oficerëve të rinj, Rama: Sot kemi ushtarakët më të mirëpaguar në rajon! Deri në 2030 paga si të NATO-s
Kronikë

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj, Rama: Sot kemi ushtarakët më të mirëpaguar në rajon! Deri në 2030 paga si të NATO-s

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, një institucion në rrugën e transformimit sipas standardeve euroatlantike.

Ndërsa uroi prindërit e diplomuarve dhe vlerësoi përkushtimin e të rinjve që nisën zyrtarisht shërbimin në uniformë për Shqipërinë dhe Kosovën, kreu i qeverisë theksoi se dita e sotme është një ditë krenarie duke sjellë vëmendje kushtet e vështira në të cilat ndodheshin Forcat e Armatosura në të kaluarën.

Read more:“Integrimi nuk varet nga Edi Rama”/ Zotaj: Ka pasur mjaftueshëm kohë për reflektim, nesër të rrethojmë Parlamentin. Nuk ka kthim pas

“Një ceremoni që për 67 oficerë dhe oficeret që sot ne jemi këtu për të kremtuar, është një ditë e paharrueshme. Dua ta nis fjalën time me një urim dhe me një shkrehje respekti për të gjithë prindërit e tyre. Jam i bindur që nëse për vajzat dhe djemtë që sot hynë në rrugën e shërbimit, është emocion, për prindërit është një emocion shumë i veçantë. Fëmijët e tyre sot janë shërbëtorë në uniformë në shërbim të atdheut, Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk e ekzagjeroj kur them se sot është një ditë krenarie për Forcat Armatosura për trupën pedagogjike, Shtabin e përgjithshëm. Është krenari sepse dihet në çfarë situate ka nisur ringritja e FA-së. Kjo fushë që na mirëpret ka qenë një fushë dheu e papërdorshme. Sot FA janë të mbështetura të motivuara, jo vetëm me fjalë”, tha Rama.

Read more:LIVE- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Shqiptarët në revoltë prej 51 ditësh, protestuesit mesazh të qartë: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Ai shtoi se dikur ushtarakët ishin më të keqpaguarit në rajon, ndërsa sot është e kundërta. Rama nënvizoi gjithashtu se rritja e pagave do të vijojë me objektivin që deri në vitin 2030 niveli i tyre të arrijë mesataren e NATO-s.

Ndërkohë në fund të fjalimit Rama shtoi se po punohet në raundin e fundit për miratimin e statusit të ushtarakut, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Read more:Teherani nuk vonon përgjigjen pas sulmit të SHBA-së në Bandar Abbas, godet një bazë ajrore amerikane

“Kur kjo fushë ishte një pasqyrë dheu, Forcat e Armatosura mbaheshin në këmbë vetëm nga pasioni dhe edukata. Ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë se gjërat do të ndryshonin. Sot kemi forcat më të mirëpaguara dhe nuk do të ndalemi asnjë vit. Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 është që Forcat e Armatosura të jetë të paguara mesatarisht sa të NATO-s. Kemi një zotim për statusin e tyre, është raundi i fundit. Edhe këtë së shpejti do ta japim si lajm”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:56

Rama: Ushtarakët dikur të nënvlerësuar, askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën

1784750462_edirama.png

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, vuri në dukje se dikur ushtarakët nënvlerësoheshin, por sot kjo gjë ka ndryshuar.

Read more:“Nuk ikim pa ikur ju!”/ Qytetarja: S’na shantazhoni dot, nuk e negociojmë më dinjitetin! Rama na tha serbë dhe grekë, por në shesh ka vetëm shqiptarë të revoltuar

“Dukej sikur ushtria nuk ishte më e nevojshme, se do na mbronin të tjerët, ushtarakët, pavarësisht të gjithave, vazhdonin t’i shërbenin detyrës dhe atdheut. Është jetë që përpiqem ta parapërfytyroj. Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave dhe djemve që po vihet në rreshtat e aplikantëve, mendoj se kjo është shenja më e sigurtë e një transformim që nuk ndalet më. Ushtarakët në fund të karrierës, e kanë të jetuar sakrificën, por për një periudhë jo të shkurtër kohe ishin të nënvlerësuar. 67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën, nuk i shkëpus nga urimi për shëndet e mbarësi. Të gjithë atyre që janë para meje si fytyra shembullore të forcave të rilindura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, tha Rama.

Lexo edhe
Kronikë

Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)

Kronikë

Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Edi Rama #Edukata #Ermal Nufi #Fëmijët #Forcat e Armatosura #Institucion #jetë #ministria e mbrojtjes #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)
  • Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)
  • Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI+VIDEO)
  • Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH
  • Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “U shtriva në tokë, por askush nuk më priti”/ Nëna e 30-vjeçarit të sëmurë kërkon ndihmë para Ministrisë së Shëndetësisë, PD: Të trajtohet urgjentisht rasti
  • “Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje
  • Me pamje të re dhe kushte bashkëkohore, shkollat e rindërtuara të Shkodrës mirëpresin nxënësit
  • Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH
  • GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Himarë/ Zjarr në kodrat e Llamanit, flakët përparojnë falë erës së fortë (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët kanë nisur rreth orës…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)

2 persona në Fier janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim pasi policia i identifikoi si…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI+VIDEO)

Një 26-vjeçar në Mamurras, i cili ishte prej dy muajsh nën ‘lupën’ e policisë së Lezhës për shitje…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by