Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës! Begaj vë në dispozicion faljen presidenciale
Kronikë

Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës! Begaj vë në dispozicion faljen presidenciale

• 22 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në krevatin e vendosur brenda ambienteve të posaçme të burgut të Pojskës në Pograde do të kalojë sonte natën një foshnje vetëm 1 vjeç. I vogli i është dërguar nënës së tij 34-vjeçare, e cila u transferua në qeli një ditë më parë pasi ndaj saj rëndon një dënim i formës së prerë me 2 muaj burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje.

Nëna, disa ditë më parë hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, tekksa kthehej me familjen e saj nga Germania, në padijeni totale për dënimin e saj. Me të mbërritur në shtëpi, kthimin e të resë e mëson oficeri i policisë që mbulon zonën ku ajo banonte dhe e telefonin duke e vënë në dijeni për vendimin e gjykatës, duke i kërkuar të paraqitej në Komisariatin nr. 6 në kryeqytet.

Vullnetarisht 34-vjeçarja me emrin Dorina paraqitet vetëm pak orë më pas, me foshnjën 1-vjeçe, e shoqëruar nga bashkëshorti. Dy fëmijët e tjerë të mitur, më i madhi 7-vjeçar e tjetri 2-vjeç e gjysmë ishin lënë në banesë, në shoqërinë e gjyshërve.

Read more:Vjedhja e 700 mijë € në Postën e Durrësit, publikohen pamjet si grabiteshin pensionet e pensionistëve (VIDEO)

Duke qenë se uniformave blu u dilte në sistem dënimi i formës së prerë për 34-vjeçaren, ajo u dërgua në ambientet e bllokut të sigurisë në Tiranë, dhe vetëm pak orë më pas vjen një urdhër ekzekutimi nga prokuroria dhe e reja niset menjëherë drejt burgut të grave në Pogradec. Në këtë interval kohor djalë vetëm 12 muajsh është sjellë te nëna për t’u ushqyer me gji nga gjyshja e tij.

Në Ponjske autoritetet ia dërguan vetëm 24 orë më pas djalin 1-vjeçar, i shoqërtuar nga babai i tij, ndërkohë që dy të vegjlit e tjerë mbetën sërish në shtëpi, pa nënën.

Read more:Të akuzuar për dhunë në familje, AMP arreston punonjësin e Gardës dhe policin

Dënimi për të cilin Report Tv mëson ekskluzivisht se ka marrë formë të prerë vetëm muajin e kaluar lidhet me një ngjarje të disa viteve më parë, për një rast dhune në familje, konflikt i të resë me vjehrrin e saj. I gjithë procesi ka qenë në mungesë dhe 34-vjeçarja nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore.

Kjo mungesë është konsideruar nga gjykata si largim nga drejtësia dhe e ka dënuar të renë me burgim, duke mos i dhënë të drejtën e shërbimit të provës. Për këtë arsye ajo nuk ka mundur të përfitojë as nga të dyja amnistitë e këtyre viteve, atë të 2024-s dhe nga kjo e fundit e para pak javëve.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se nisur nga situata e veçantë, Gjykata e Tiranës ka vendosur një seancë urgjente, nesër ora 10:45, për të shqyrtuar kërkesën e 34-vjeçares për rivendosje në afat të çështjes gjyqësore. Pra prishje të vendimit të formës së prerë së Apelit dhe ridërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë, për shkak se procesi është bërë në mungesë. Kjo do ta lironte menjëherë nënën e tre fëmijëve të mitur.

Read more:Pajisje për shkollat dhe ndihma për familjet, Pogradeci mirëpret tre kamionë me ndihma nga Gjermania

Përveç opinionit publik për ngjarjen kanë reaguar edhe institucionet më të larta në vend. Avokati i Popullit Shabani ka vizituar nënën në ambientet e burgut, dhe kërkoi një hetim të hollësisshëm nga institucionet për çfarë ka ndodhur. Burime nga Presidenca i thanë Report Tv se edhe kreu i Shtetit është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas të njëjtave burime Begaj ka vënë në dispozicion edhe faljen presidenciale që çështja të zgjidhet menjëherë.

Sa i përket foshnjës, që ndodhet në ambientet e burgut të Ponjskës, Report Tv kontaktoi me autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët garantuan se kushtet janë optimale

Read more:Nga paja e vitit 1937 te Muzeu i Fierit, udhëtimi i jashtëzakonshëm i Skënderbeut të qëndisur

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:41

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën në burgun e Pojskës: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedurave

Avokati i Populli ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj.

Në një prononcim për mediat Endri Shabani tha se e reja duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, po shkelen procedurat.

Read more:Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO)

“Që kur jemi vënë në dijeni dje, kemi nisur hetimin e çështjes. Kemi çuar një grup inspektimi në Komisariatin Nr. 6 dhe në bllokun e sigurisë për të verifikuar fazën e parë, ku ne dyshojmë që mund të jemi para shkeljes së procedurës. Duhet kuptuar a është problem sistemik apo është vetëm një rast, sepse një nënë me fëmijën në gji është mbajtur në bllokun e sigurisë për 72 orë, mbase ka dalë një vendim i formës prerë, ka qenë e panevojshme.

Në bindjen time, ditën e nesërme nëna do të lirohet. Nëse nuk lirohet, do të jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mund të mbahet është e pamundur, qoftë nga dispozitat e Kodit Penal, qoftë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, është e pamundur që për veprën për të cilën është dënuar, fëmija që ka në gji të mbahet në këtë IEVP”, tha ai.

Lexo edhe
Kronikë

U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Kronikë

Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)

Tags: #Avokati i popullit #Babai #Burg #burgu i pojskes #Dhune #Dhunë në familje #Djalë #Gjykata e Tiranes #pogradec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’
  • Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)
  • ‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
  • Policia “skanon” rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba vetëm në korrik, 8 shoferë në ndjekje penale! Parkimi i gabuar shkelja më e përhapur (VIDEO)
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
Nga të njëjtat tag-e
  • 58 ditë qëndresë kundër Edi Ramës- Aktivistët transmetojnë në shesh dokumentarin për Teatrin/ Lumi i qytetarëve nis marshimin në rrugët e Tiranës
  • 58 ditë qëndresë kundër Edi Ramës- Aktivistët transmetojnë në shesh dokumentarin për Teatrin/ Një grup qytetarësh nisin marshimin në rrugët e Tiranës
  • “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave
  • “Rama, Belinda e Saliu në burg!”/ E moshuara nga protesta para Kryeministrisë: Berisha hape krahun, shijo pensionin!
  • LIVE- “Rama, jepe dorëheqjen!”/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, protestuesit stacionohen para Kryeministrisë: Revolucion!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 16 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj pas ngjarjes së rëndë, ku ish-partneri Refiti Buzi, vrau me armë…

• 12 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 11 persona për trafikim të rreth 900 kilogramëve lëndë narkotike të…

• 14 orë më parë • 11 min lexim
Kronikë

‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by