Berat – Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Orziaj ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po lahej në lumin Osum.
Sipas informaconeve paraprake 15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.
Babai i të miturit ka hyrë në lumë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht e ka nxjerrë të birin pa shenja jete.
Trupi i 15-vjeçarit është dërguar në morg, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




