Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Stuhia godet jugun/ Elektricisti vdes në punë në Himarë, mbytet peshkatari në Ksamil, 3 të lënduar në Sarandë! Autoritetet s’paralajmëruan
Kronikë

Stuhia godet jugun/ Elektricisti vdes në punë në Himarë, mbytet peshkatari në Ksamil, 3 të lënduar në Sarandë! Autoritetet s’paralajmëruan

• 22 Korrik, 2026 • 11 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mëngjesi e gjeti jugun me diell, por gjurmët e stuhisë janë ende të dukshme. Stuhia, e cila goditi kryesisht zonat bregdetare, la pas 2 viktima, 3 të plagosur dhe dëme të shumta materiale. Dhjetëra pemë u rrëzuan, duke dëmtuar automjete dhe biznese.

Në Himarë,Bashkim Boçi, elektricist i OSSH-së, humbi jetën gjatë punës për rikthimin e energjisë elektrike në zonën e Potamit. 54-vjeçari nga Elbasani ishte dërguar në Himarë si punonjës sezonal. Rreth orës 03:00, teksa po ngjitej në një shtyllë për të riparuar defektin, u këput rripi i sigurisë dhe ai ra nga 9 metra lartësi. Aksidenti ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet e sigurisë në punë.

Në Ksamil, stuhia e gjeti në det të trazuar peshkatarin Mihal Zoi. Varka e tij u përmbys, ndërsa trupi i pajetë u gjet paraditen e së mërkurës pranë tre ishujve. 61-vjeçari ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi.

Gjatë stuhisë, Policia Kufitare e Vlorës ndërhyri për të shpëtuar qytetarë që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve, nga Karaburuni deri në Ksamil. Burime për Report TV bëjnë me dije se efektivët u kanë dhënë ndihmë 10 mjeteve lundruese.

Në Sarandë, era e fortë rrëzoi dhjetëra pemë, të cilat dëmtuan automjete. Tre persona morën ndihmë mjekësore pasi u lënduan nga xhamat e thyer dhe degët e pemëve.

Edhe Vlorau përfshi nga stuhia. Në Lungomare u rrëzuan pemë që dëmtuan fasadat e disa lokaleve, ndërsa në disa zona vijon ende mungesa e energjisë elektrike.

Probleme u regjistruan edhe në Librazhd, ku disa zona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike.

Ndërprerja e energjisë shkaktoi probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, veçanërisht në Patos.

Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës, Kapiteneria e Portit të Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nuk kishin lëshuar njoftime paralajmëruese për përkeqësimin e motit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:17

Defekti në mes të detit rrezikoi familjen me 3 fëmijë, Policia Kufitare i shpëton pranë Jalës

Një familje me tre fëmijë përjetoi momente frike dhe paniku mbrëmjen e së martës pranë plazhit të Jalës, pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt në mes të detit për shkak të motit të keq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, kur u kërkua ndihmë për mjetin lundrues që kishte mbetur në det. Pas kërkimeve, Policia Kufitare lokalizoi mjetin ku ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre.

Familja u transportua drejt PKK Himarë dhe fatmirësisht të pesë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja vjen pas përkeqësimit të motit në bregdetin jugor, ndërsa policia u bëjnë thirrje lundruesve të tregojnë kujdes dhe të shmangin daljen në det kur kushtet atmosferike janë të pafavorshme.

Njoftimi i plotë i policisë

“Policia Kufitare ndihmon 5 shtetas (pjesëtarë të një familjeje) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës, për shkak të motit të keq. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, Policia u njoftua se disa shtetas në një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës, kishin nevojë për ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 shtetas (një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre).

5 shtetasit u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan punonjësit e Policisë që iu shkuan në ndihmë, duke vepruar në një kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm. Policia Kufitare vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve/vizitorëve dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në kushte të rrezikshme atmosferike”

Ora 14:10

Stuhia rrezikoi dhjetëra qytetarë nga Karaburuni në Ksamil, shpëtohen 10 mjete lundruese

Jeta e dhjetra qytetarëve u rrezikua nga stuhia që përfshiu të martën zonën nga Karaburuni në Ksamil.

Burime për Report TV thanë se kanë qenë efektivët e Policisë Kufitare të Vlorës që u kanë dhënë ndihmën të paktën 10 mjeteve lundruese që bashkë me pasagjerët janë nxjerrë në breg pa lëndime.

Stuhia kapi në befasi shumë peshkatarë dhe qytetarë teksa kapiteneria e Portit të Vlorës as nuk kishte sinjalizuar për ndryshimet e kushteve të motit dhe as nuk kishte ndaluar lundrimin para stuhisë.

Të njëjtën ‘heshtje para stuhisë’ tregoi jo vetëm Bashkia e Sarandës por edhe Kapiteneria e Portit të qytetit bregdetar që nuk dha asnjë paralajmërim për përkeqësimin e kushteve të motit

Ora 13:14

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën detare pranë ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë një 61-vjeçar. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fundosur.

Sipas burimeve, Zoi dyshohet të ketë dalë në det që të martën para se zona të përfshihej nga stuhia e fortë me erë dhe dallgë të mëdha.

Sipas burimeve paraprake, 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri, ai rezulton të ketë vetëm një motër.

“Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar. Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim. Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ora 11:20

Stuhia/ Pa energji zona në Vlorë, Fier, Sarandë e Librazhd, Patosi mbetet pa ujë

1784697338_saranda.png

Edhe pse situata është përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit pas stuhisë së mbrëmjes së djeshme, problematika vijojnë të evidentohen në disa zona.

Mungesa e energjisë elektrike vazhdon të prekë pjesë të Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Librazhdit, ndërsa Patosi mbetet pa furnizim me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e pompimit të Varibopit. Në Portin e Durrësit era e fortë rrëzoi disa kontejnerë bosh.

Ministria e Infrastrukturës bën me dije se grupet e punës mbeten në terren për normalizimin e plotë të situatës.

RAPORT MBI SITUATEN E KRIJUAR DHE MASAT E MARRA PË TË PËRBALLUAR MOTIN E KEQ GJATË MBRËMJES DHE ORËT E PARA TË MËNGJESIT

Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fuqishme, të cilat shkaktuan disa problematika. Grupet e punës, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë në terren që në momentet e para, duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht situatën në terren, duke bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo materialeve.

Akset kombëtare kanë qenë të kalueshme pa problematika dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.

ARRSH është në gatishmëri dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e rrugëve.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Aktualisht, në rang vendi janë 21 fidera jashtë pune, ku ndër rajonet e prekura janë Vlora, Fieri, Saranda dhe Librazhdi.

Në orët e para të mëngjesit është vendosur në punë Nst i Livadhjasë dhe është rikthyer energjia në disa zona.

OSSH ka angazhuar mbi 1,000 punonjës në terren për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.

RRJETI I TRANSMETIMIT

Aktualisht, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.

KASKADA E DRINIT

Situata në basenin e lumit Drin paraqitet e qetë dhe pa problematika.

FURNIZIMI ME UJË

Sarandë

Situata në Stacionin e Pompimit të Ujit të Ndotur (SPUN) në Sarandë është rikthyer në normalitet. Gjithashtu, edhe SPUN në Ksamil është rikthyer në funksionim normal.

Rrugët e bllokuara në Stacionin e Pompimit të Ujit të Pijshëm janë zhbllokuar dhe aktualisht po vijon puna për largimin e pemëve të rrëzuara në ITUN.

Durrës

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, janë evidentuar problematika të përkohshme në stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Çermë.

Në stacionin e pompimit Çermë, një elektropompë pësoi avari. Ekipet teknike ndërhynë menjëherë dhe, brenda pak orësh, defekti u riparua, duke e rikthyer elektropompën në funksion normal.

Fier

Rreth orës 02:00 është riparuar defekti në stacionin e Kafarajt, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin e Fierit.

Në stacionin e Varibopit vijon të mungojë furnizimi me energji elektrike. Si pasojë, qyteti i Patosit mbetet pa furnizim me ujë. Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Shoqëritë e tjera nuk kanë pasur asnjë problem. Situata është në kontroll.

PORTET DHE AEROPORTI

Aeroporti i Tiranës

Situata në Aeroportin e Tiranës ka qenë kryesisht e qetë, me disa fenomene meteorologjike të veçuara, të cilat kanë shkaktuar disa vonesa të lehta në trafikun në ardhje.

Porti i Durrësit

Si pasojë e stuhisë, në Terminalin e Kontejnerëve janë rrëzuar disa kontejnerë bosh, 8 prej të cilëve kanë pësuar dëmtime më të konsiderueshme.

Aktualisht po vijon koordinimi me kompanitë përkatëse për vlerësimin e plotë të situatës dhe të dëmeve.

Në sektorët e tjerë të Portit të Durrësit, aktiviteti vijon normalisht.

Në Portin e Sarandës situata paraditen e sotme paraqitet e qetë. Linja me Korfuzin vijon normalisht.

Ora 10:24

‘Ushtroi detyrën me përkushtim deri në momentin e fundit’, Karakaçi reagon për elektricistin që humbi jetën në Himarë

Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi ka reaguar për elektricistin e OSHEE që humbi jetën ndërsa punonte në Himarë për rikthimin e energjisë. Teksa shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për familjarët, Karakaçi bën me dije se 54-vjeçari Bashkim Boçi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000.

Në fund, ai nderon edhe punën e sakrificën e punonjësit të ndjerë që humbi jetën në shërbim.

Postimi i plotë:

“Pas çdo rikthimi të energjisë, është kontributi i njerëzve që punojnë në kushte të rrezikshme, larg familjeve të tyre, për t’u shërbyer qytetarëve. Sot, një prej tyre nuk u kthye më.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve.

U prehtë në paqe”, shkruan Karakaçi.

Ora 09:02

Po punonte për lidhjen e energjisë pas stuhisë në Himarë, vdes elektricisti 54-vjeçar

1784703944_1781122212ambulance.JPG

Një elektricist 54-vjeçar që po punonte në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike pas stuhisë së furishme të një nate më parë, ka ndërruar jetë.

Bashkim Boçi, i cili banonte në Elbasan, ishte pjesë e grupeve të gatishmërisë për sezonin turistik. Sipas burimeve nga OSHEE, dyshohet se ai ka rënë nga shtylla elektrike.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Lexo edhe
Kronikë

U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Kronikë

Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)

Tags: #bashkim boci #Mihal Zoi #moti i keq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’
  • Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)
  • ‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
  • Policia “skanon” rrugët e Dibrës, mbi 1800 gjoba vetëm në korrik, 8 shoferë në ndjekje penale! Parkimi i gabuar shkelja më e përhapur (VIDEO)
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
Nga të njëjtat tag-e
  • Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet (VIDEO)
  • Shiu dhe breshëri sjellin problemet e para në Korçë, pema rrëzohet mbi trotuar dhe bllokon kalimin e këmbësorëve
  • Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet (VIDEO)
  • Sot pritet mot i keq, ndalohet dalja në det e varkave dhe skafeve në Vlorë e Sarandë!
  • Të premten pritet moti i keq, ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, priten dallgë deri në 3.5 metra! Policia apel drejtuesve: Kujdes kur qarkulloni (FOTOT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 26 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’

Rozalinda Plaka ka dhënë dëshminë e saj pas ngjarjes së rëndë, ku ish-partneri Refiti Buzi, vrau me armë…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, SPAK dërgon për gjykim 11 shqiptarët, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 11 persona për trafikim të rreth 900 kilogramëve lëndë narkotike të…

• 4 orë më parë • 11 min lexim
Kronikë

‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by