Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. VIDEO/ Nis mbledhja e protestuesve para Kuvendit, policia zgjeron perimetrin e sigurisë! Gardh metalik dhe efektivë, bllokadë qytetarëve dhe mediave
Politikë

VIDEO/ Nis mbledhja e protestuesve para Kuvendit, policia zgjeron perimetrin e sigurisë! Gardh metalik dhe efektivë, bllokadë qytetarëve dhe mediave

• 23 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Shtetit ka zgjeruar perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga qytetarët. Brenda zonës së sigurisë nuk lejohet hyrja e qytetarëve dhe as e përfaqësuesve të mediave.

Për të kufizuar aksesin, efektivët kanë vendosur gardhe metalike në pothuajse të gjitha hyrjet që të çojnë drejt Parlamentit. Bllokime janë vendosur në segmentin e Rrugës së Elbasanit, nga ku pritet të kalojnë deputetët me automjete, si edhe në hyrjen e pedonales pranë Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, qytetarët kanë nisur të grumbullohen pranë Kuvendit, ku sot zhvillohet protesta e 54-t radhazi. Demonstrata përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare, ndërsa protestuesit kanë ritheksuar se kërkesa e tyre e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Read more:Fluksi në aeroportin e Rinasit, Hita: Përpunohen deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, garantojmë sigurinë

Sipas organizatorëve, protesta synon t’u dërgojë një mesazh deputetëve se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga Parlamenti aktual dhe kërkojnë reagim ndaj shqetësimeve të tyre.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur sloganin “Nuk na përfaqësoni!”, duke kërkuar ndryshime politike.

Read more:Bilanci i Policisë Rrugore: 8 shoferë në pranga dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, shpejtësia e lartë dhe parkimi i gabuar mbeten shkeljet kryesore

“T’i tregojmë Parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante,” janë shprehur aktivistët.

Edhe gjatë protestës së zhvilluar të martën para Kuvendit, qytetarët brohoritën slogane si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, duke paralajmëruar vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Lexo edhe
Politikë

“Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës

Politikë

“Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!

Tags: #Automjete #Edi Rama #Interesante #Para #Parlamenti #Policia #policia e shtetit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës
  • “Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!
  • Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore
  • Nesër seanca e fundit/ “S’na përfaqësoni!”, qytetarët sërish përballje para Kuvendit, protestë kundër klasës politike
  • Seria 5 – Rama kundër Ramës! “Kryeministri t’i japë llogari popullit”/ Ndryshe shprehej në opozitë, tjetër bëri në pushtet (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës
  • 150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
  • Nesër seanca e fundit/ “S’na përfaqësoni!”, qytetarët sërish përballje para Kuvendit, protestë kundër klasës politike
  • Seria 5 – Rama kundër Ramës! “Kryeministri t’i japë llogari popullit”/ Ndryshe shprehej në opozitë, tjetër bëri në pushtet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 14 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës

Deputeti i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër për zvarritjen e projektit rrugor Milot–Balldren, duke e…

• 26 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

“Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar protestat masive që po mbahen në Tiranë prej 56 ditësh,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore

Në një kohë kur vendi ynë është përfshirë prej 57 ditësh nga protesta masive kundër qeverisë “Rama”, një…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by