Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama po përpiqet të shmangë agjendën politike të protestës”/ Kikia: Është rrënuar moralisht, i kanë rënë kredencialet e pushtetit absolut
Politikë

“Rama po përpiqet të shmangë agjendën politike të protestës”/ Kikia: Është rrënuar moralisht, i kanë rënë kredencialet e pushtetit absolut

• 24 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Mentor Kikia ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave qytetare, duke argumentuar se kreu i qeverisë po përpiqet të ndryshojë fokusin e debatit publik dhe të shmangë kërkesat politike të protestuesve.

Sipas Kikisë, Rama e ka pranuar se protesta ka ndikuar në klimën politike, por po përpiqet ta trajtojë atë jo si një kërkesë për ndryshim politik, por si një pakënaqësi sociale dhe ekonomike.
“Rama e ka pranuar që protesta ka trazuar ujërat e politikës si një faktor, në përpjekje për të mos shkuar te konsiderimi i kërkesës së vetme: dorëheqja e qeverisë, një qeveri teknike dhe një ligj i ri zgjedhor”, u shpreh Kikia.

Read more:“Besa”, detyrë shtëpie për socialistët/ Rama bën gati dokumentin: Do ta merrni me vete ta studioni në pushime! Po i bëjmë shqiptarët të ndjehen të papërfillur

Ai tha se kryeministri po ndërton një strategji komunikimi duke ndarë protestuesit në kategori, duke përdorur simbolikën e “flamingove” dhe “sorrave”.
“Rama qartësisht zyrtarizoi sot politikën e marrëdhënies me protestën qytetare, duke orientuar përpjekjet drejt ndarjes së protestës në ‘flamingo’ dhe ‘sorra’”, deklaroi analisti.
Sipas tij, protesta e qershorit u pa si një shprehje e një kërkese për standarde më të larta dhe përmirësim të jetës publike, ndërsa pjesa tjetër e protestës po etiketohet nga qeveria si destabilizuese.
“Kjo është përpjekja e Ramës për të thënë se me këtë pjesë të protestës nuk negociohet”, tha Kikia.
Analisti vlerësoi se kryeministri po përpiqet të shmangë dimensionin politik të protestës duke e reduktuar atë në çështje të performancës së administratës.
“Rama po konsideron protestat ekonomike dhe sociale, por jo ato politike. Ai po u thotë qytetarëve: keni të drejtë, por problemi është se disa institucione nuk shërbejnë mirë dhe do të merren masa”, tha Kikia.

Sipas tij, kjo është një përpjekje për të riformatuar perceptimin publik dhe për të rikthyer imazhin e qeverisë.
“Rama ka qenë autoriteti absolut në Shqipëri. Ai ka kuptuar se kredencialet e tij politike kanë rënë, sepse protesta e ka goditur moralisht. Për herë të parë është përballur me një situatë ku e ka parë veten më pak të rëndësishëm se vetë Partia Socialiste”, u shpreh Kikia.

Read more:Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati…

Ai shtoi se kryeministri po përdor një strategji të re komunikimi për të krijuar idenë e një reflektimi politik.
“Rama shpiku një produkt të ri komunikimi, ‘besa besë’, me mesazhin se nuk do të bëjë më gabime, por në të njëjtën kohë kërkon që qytetarët të jenë mirënjohës”, tha Kikia.
Sipas analistit, synimi kryesor i kësaj qasjeje është shmangia e kërkesave politike të protestës dhe zhvendosja e debatit te përmirësimi i administrimit të qeverisë.

“Rama e ka pranuar që protesta ka trazuar ujërat e politikës si një faktor, në përpjekje për të mos shkuar të konsideromi i kërkesës së vetme dorëheqja e qeverisë dhe një qeveri tëknike dhe një ligji të ri zgjedhor. Rama qartësisht sot zyrtarizoi politikën e marrëdhënies me protestën qytetare tashmë duke i çuar dhe orientuar përpjekjet në ndarjen e protestës në të flamigove dhe sorrave.
Me protestën e qershorit që ishte dëshmi e jetës së re përmirësimit të standardeve, qytetarët me ambicie dhe duhen kuptuar.
Ndërsa kjo e dyta nuk konsiderohet, ata janë uliganë, terroristë që duan të rrezojnë autoritetin e Shqipërisë.
Kjo është përpjekje e Ramës për të thënë se me këtë nuk negociohet.

Read more:“Vezë kundër ujit me presion dhe gazit lotsjellës”, media italiane “L’Espresso” jehonë protestës në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Rama vendos të konsiderojë protestën që s’është më ajo e flamingove.

Read more:“Për 50 ditë në rrugët e Tiranës vijojnë thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës”/ Partia Demokratike Europiane: Protestuesit kërkojnë ripërtëritje të thellë demokratike. Të dëgjohen!

Rama e di se çfrë ndodh, por ajo që shpalosi sot ishte një strategji e bazuar vetëm në retorikë Rama konsideron protestat ekonomike dhe sociale por jo politike.
Rama po iu thotë se kanë të drejtë por fajin e kanë ata që nuk shërbejnë mirë dhe do të merren masa. Po përpiqet ta trajtojë si një përpjekje pëe përmirësimin e cilësisë së qeverisjes.
Protestuesit dhe qytetarët nuk i janë mirënjohës qeverisë, por kjo është përpjekje pqr të riformatuar imazhin publik. Rama ka qenë autoriteti absolut në Shqipëri, në rrjetet sociale, pa të PS nuk ishte më, binte nga pushteti.

Rama ka kuptuar se kredencialet e tij politike kanë rënë sepse protesta e rrënoi moralisht sepse akuzat me fyerje dhe sharje bënë që kreditet të binin dhe Rama befas e pa veten se vlen më pak se PS-ja dhe kjo është e papranueshme për të.

Read more:LIVE- Protesta e 53 kundër Ramës/ “S’kemi shtet, opozitë dhe as sindikata”, thirrja e qytetarit: Të dalim masivisht në shesh për të rrëzuar qeverinë e krimit. Nesër para Parlamentit…

Rama shpiku një produkt të ri të komunikimit ‘besa besë’ që ai s’do të bëjë më gabime, por qytetarët duhet të jenë mirënjohës. Deri më tani ka funksionuar sepse ka formim të ulët arsimor tek disa.
Më e rëndësishmja të shmangë agjendën politike të protestës”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO- “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…

Politikë

“Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Tags: #Edi Rama #Flamingo #Produkt #Protesta #pushteti #qeveria #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO- “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…
  • “Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
  • “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…
  • FOTO-VIDEO/ “Liri për Çlirimtarët”! Numërimi mbrapsht në Hagë, orët e fundit para vendimit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO- “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…
  • “Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
  • “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Blloku i Sigurisë: Lironi shqipet! Gjithë Shqipëria është me ju
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO- “Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ka kundërshtuar draftin…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e 109-të, me qytetarët dhe aktivistët që pritet…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk kam frikë nga askush veç Zotit”/ Ngërçi me pagat, kreu i Unionit të Gjyqtarëve “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puç kushtetues…

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ka kundërshtuar draftin…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by