Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tedi Blushi kërkon interpelancë urgjente për TEC-et lundruese në Vlorë: Aferë me kosto të lartë për shqiptarët
Politikë

Tedi Blushi kërkon interpelancë urgjente për TEC-et lundruese në Vlorë: Aferë me kosto të lartë për shqiptarët

• 24 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me çështjen e TEC-eve lundruese në Vlorë. Blushi e cilësoi projektin si një aferë me kosto të lartë për taksapaguesit shqiptarë, duke pretenduar se janë shpenzuar dhjetëra milionë euro fonde publike pa sjellë përfitime reale për sistemin energjetik.

Sipas tij, qeveria po planifikon të shpenzojë edhe rreth 20 milionë euro të tjera për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre impianteve. “Ky është një nga skandalet më të mëdha të shpërdorimit të parave publike, i vënë në jetë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Një projekt i propaganduar si zgjidhje strategjike është shndërruar në një gropë të zezë korrupsioni”, deklaroi Blushi.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke kërkuar përgjegjësi për vendimmarrjet që lidhen me projektin. Në deklaratën e tij, Blushi ngriti edhe pretendime për konflikt interesi, duke përmendur emërimin e ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, në drejtimin e kompanisë që zotëron TEC-et lundruese. Ai kërkoi transparencë mbi çdo lidhje të mundshme që lidhet me këtë çështje.

Read more:“Shkoni merruni me legenat”/ Momente tensioni në protestë, përplasje mes protestuesve dhe policisë (VIDEO)

“Shqiptarët meritojnë të dinë nëse kemi të bëjmë me një rastësi apo me mbrojtjen politike të një afere korruptive”, u shpreh Blushi. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë ngriti gjithashtu shqetësime për ndikimin mjedisor të TEC-eve në Gjirin e Vlorës, duke pretenduar se ato dëmtojnë mjedisin, turizmin dhe shëndetin e banorëve të zonës. Pritet që çështja të diskutohet në Kuvend gjatë interpelancës së kërkuar nga Partia e Lirisë.

Deklarata e plote:

Sot depozitova zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për aferën e dy TEC-eve rangallë lundruese në Vlorë, që vazhdojnë të gllabërojnë dhjetëra milionë euro nga xhepat e shqiptarëve pa prodhuar asnjë përfitim real për sistemin energjetik.

Read more:Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës! Bie pema, 3 të lënduar në Sarandë ! Probleme me energjinë në 4 bashki, Patosi pa ujë (EMRI + VIDEO)

Ky është një nga skandalet më të mëdha të shpërdorimit të parave publike, i vënë në jetë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Një projekt i propaganduar si “zgjidhje strategjike” është shndërruar në një gropë të zezë korrupsioni, ku pasi janë harxhuar dhjetëra milionë euro për TEC-e që pothuajse nuk kanë prodhuar energji, qeveria kërkon të zhvasë edhe 20 milionë euro të tjera vetëm për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Read more:“E papranueshme, u dhunuan qytetarë të thjeshtë”, protestuesi para kryeministrisë: Parlamenti nuk është më legjitim, qeveri e krimit. Rama jep dorëheqjen

Edhe më i rëndë është fakti se mbi këtë aferë rëndon tashmë hija e konfliktit të interesit dhe e ndikimit politik të mafias ndërkombëtare. Emërimi i ish-Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, në drejtimin e kompanisë që zotëron këto TEC-e të amortizuara, të sjella nga Bangladeshi, ngre pikëpyetje serioze mbi interesat që kanë mbajtur në këmbë këtë skemë. Shqiptarët meritojnë të dinë nëse kemi të bëjmë me një rastësi apo me mbrojtjen politike të një afere korruptive.

Ndërkohë, TEC-et vazhdojnë të kërcënojnë Gjirin e Vlorës, duke dëmtuar mjedisin, turizmin dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa qeveria vazhdon të financojë ndotjen me paratë e taksapaguesve.

Read more:“Një polic më tha largohu se kemi urdhër për dhunë”/ Aktivisti Haçkaj zbulon se kur do të mbahen protestat e mëdha: Më 14, 15 dhe 16 gusht do të vijnë shumë njerëz

Për këtë arsye kam kërkuar interpelancën parlamentare. Ministri duhet të japë llogari për çdo euro të shpenzuar, për tenderin e ri 20 milionë euro, për dëmin mjedisor dhe për çdo lidhje që ka mbajtur gjallë këtë aferë.

Partia e Lirisë mbështet plotësisht protestën qytetare për largimin e menjëhershëm të këtyre TEC-eve rangallë. Kërkojmë ndërprerjen e çdo pagese publike për këtë skemë grabitjeje, transparencë të plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të këtij skandali. Paratë e shqiptarëve nuk mund të trajtohen më si plaçkë për klientët e qeverisë.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët

Politikë

“Për Enverin yll e dritë….Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon: Skandal në Lushnje, në ambientet e muzeut glorifikohet diktatori

Tags: #belinda balluku #Edi Rama #Enea Karakaçi #euro #Fonde #jetë #kuvend #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët
  • “Për Enverin yll e dritë….Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon: Skandal në Lushnje, në ambientet e muzeut glorifikohet diktatori
  • Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Të përkushtuar për mbështetje”, Kurti: Duhet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të Hagës
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • “Ju erdhi fundi”, revolta kundër kryeministrit vijon për 112-të ditë radhazi, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën
Nga të njëjtat tag-e
  • Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • “Ju erdhi fundi”, revolta kundër kryeministrit vijon për 112-të ditë radhazi, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
  • Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët

Për të katërtën natë radhazi, qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Për Enverin yll e dritë….Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon: Skandal në Lushnje, në ambientet e muzeut glorifikohet diktatori

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar në rrjetet sociale për një aktivitet të zhvilluar në ambientet…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Të përkushtuar për mbështetje”, Kurti: Duhet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një dakordim për një strategji shtetërore lidhur me reagimin ndaj verdiktit…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by