Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë
Politikë

10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë

• 25 Korrik, 2026 • 11 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e PD-së rikujton amendamentet e saj për mbrojtjen e pronës dhe nismën e vitit 2022 për ndalimin e efekteve të ligjit: “Ata që e krijuan këtë sistem nuk mund ta zhbëjnë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në “Këndin e Fundjavës” ka rindërtuar kronologjinë e Ligjit për Investimet Strategjike, nga miratimi i tij në vitin 2015 deri te zgjatjet e vazhdueshme dhe debatet e sotme për shfuqizimin e tij.

Tabaku kujtoi se ligji u prezantua fillimisht si një instrument i përkohshëm, që synonte të tërhiqte investitorë të huaj dhe të nxiste investime në sektorët strategjikë të ekonomisë. Por, sipas saj, pas një dekade zbatimi, ai është kthyer në një mekanizëm për shpërndarjen pa garë të aseteve dhe pronave publike te një grup i kufizuar përfituesish.

Deputetja demokrate deklaroi se ligji është ndryshuar nëntë herë, ndërsa gjashtë prej ndërhyrjeve kanë pasur si qëllim vetëm shtyrjen e afatit të tij.

“Pa iu tharë ende boja ligjit, qeveria solli kërkesën e parë për shtyrjen e afatit në vitin 2018. Nëntë herë është ndryshuar ligji, gjashtë prej të cilave vetëm për t’i shtyrë afatin”, u shpreh Tabaku.

Ajo rikujtoi se, që në momentin e miratimit të ligjit në vitin 2015, kishte propozuar disa amendamente që synonin mbrojtjen e pronës private dhe ndalimin e ndërhyrjes së shtetit në marrëdhëniet ndërmjet dy pronarëve privatë.

Sipas Tabakut, amendamentet synonin të pengonin marrjen e pronës së një qytetari me çmim reference për t’ia kaluar më pas një subjekti tjetër privat, por ato u rrëzuan nga votat e mazhorancës socialiste.

Deputetja e PD-së u ndal edhe te nisma e saj e vitit 2022 për ndërprerjen e efekteve të ligjit. Ajo tha se propozimi u rrëzua me argumentin e përfaqësuesve të qeverisë se ligji kishte qenë i dobishëm dhe se po punohej për një kuadër të ri e të përhershëm për investimet.

Tabaku theksoi se ligji i ri i premtuar nuk u miratua, ndërsa afati i Ligjit për Investimet Strategjike vijoi të shtyhej. Para zgjedhjeve të vitit 2025, mazhoranca e zgjati zbatimin e tij deri më 31 dhjetor 2026.

Read more:LIVE- “Balla na quajti terroristë”/ Protestuesi thirrjet SPAK: Të merret urgjentisht në hetim për shkelje të Kushtetutës. Jemi qytetarë të lirë, i kanë bërë llogaritë gabim

Ajo e lidhi këtë model edhe me ndryshimet në ligjin për portet turistike, të cilat, sipas saj, u krijojnë investitorëve strategjikë mundësinë të ndërtojnë dhe operojnë porte pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme konkurruese.

Tabaku solli si shembull projektin “Durrës Marina”, duke e cilësuar atë një rast të mungesës së konkurrencës dhe të përdorimit të aseteve publike në favor të subjekteve të përzgjedhura nga qeveria.

Sipas deputetes demokrate, një qeveri që e ka mbajtur në fuqi për më shumë se një dekadë një ligj të tillë nuk mund të jetë e besueshme kur premton shfuqizimin e tij apo një “besëlidhje të re” me qytetarët.

“Sa mund t’u besohet atyre që e kanë ngritur këtë sistem se do ta zhbëjnë atë? Sa mund t’u besohet atyre që plot gjashtë herë e kanë ndryshuar ligjin vetëm për t’i shtyrë afatin dhe asnjëherë për të përmirësuar konkurrencën, meritokracinë apo garën në ekonomi?”, deklaroi Tabaku.

Për deputeten e PD-së, Ligji për Investimet Strategjike është një nga shembujt më të qartë të ligjeve me porosi, ndërsa Parlamenti është përdorur si “noter i qeverisë” për interesa të ngushta.

“Këtë sistem nuk mund ta zhbëjnë ata që e krijuan, e konceptuan, e votuan dhe e zbatuan. Këtë sistem do ta ndryshojë shoqëria shqiptare. Shfuqizimi i këtij ligji është heqja e njërës prej tullave mbi të cilat është ngritur sistemi i favoreve”, përfundoi Tabaku.

Fjala e plotë:

Prej javësh e muajsh, e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë kundër një sistemi të pandershëm. Një sistemi që është ndërtuar ditë pas dite nga mazhoranca socialiste; është ngritur tullë pas tulle, përmes vendimeve dhe ligjeve që, fatkeqësisht, kanë rënduar shtresën e mesme.

Një sistem kaq i pandershëm, që në masën 95 për qind mbahet në kurrizin dhe mbi supet e brishta të shtresës së mesme dhe të familjeve shqiptare, ndërkohë që pasuria u shpërndahet të paktëve.

Ky sistem i pandershëm nuk është ngritur brenda një dite. Ai lidhet me ligjet me porosi, me vendimet dhe me mënyrën se si është qeverisur gjatë këtyre viteve.

Read more:Sot seancë plenare, opozita bojkoton sërish! Nga interpelanca me ministrin e Financave, te vlerësimi i punës së një sërë institucioneve të pavarura, ç’përmban rendi i ditës

Shembulli par excellence, shembulli më i mirë i abuzimit dhe i zbatimit të një ligji që tregon se si vepron dhe operon qeveria, është sot Ligji për Investimet Strategjike.

Ligji për Investimet Strategjike u miratua për herë të parë, me propozim të qeverisë, në vitin 2015. U prezantua si një ligj që do të sillte investitorë të huaj nga çdo cep i botës dhe që do të tërhiqte investime në Shqipëri.

Investitorët do të merrnin asete publike, prona private, leje, akses në procedura, heqje taksash dhe favore fiskale për të investuar në vendin tonë.

Por, në përfundim të ditës, gjatë dhjetë viteve të zbatimit të tij, ky ligj ka shërbyer për t’ua shpërndarë këto asete publike dhe prona private, të marra nga familjet dhe qytetarët shqiptarë, vetëm një grushti të vogël njerëzish.

Në momentin e miratimit të ligjit, në vitin 2015, propozova disa amendamente që lidheshin pikërisht me çështjen e pronës. Me faktin se shteti nuk mund të ndërhyjë në një marrëdhënie ndërmjet privatëve, t’i marrë tokën një qytetari apo një familjeje, ta shpronësojë me çmim reference — dhe jo me çmimin që ofron tregu — për t’ia dhënë më pas një privati tjetër.

Këto amendamente u rrëzuan me forcën e kartonëve, si gjithmonë.

Pa iu tharë ende boja këtij ligji, qeveria shqiptare solli kërkesën e parë për shtyrjen e afatit të tij në vitin 2018.

Nëntë herë është ndryshuar ligji. Plot nëntë herë, gjashtë prej të cilave vetëm për t’i shtyrë afatin. Shtyrja e parë erdhi me një kërkesë të mazhorancës.

Read more:Nga Roskoveci te Delvina e Maliqi/ BIRN: Reforma territoriale 2.0 e PS, bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Ndërkohë kishin premtuar se do të punonin për një ligj kuadër për investimet. Për atë ligj thuhet se po punohet edhe sot. Ligji i ri nuk erdhi kurrë; erdhën vetëm ndryshimet e njëpasnjëshme të Ligjit për Investimet Strategjike.

Kërkesa e dytë erdhi nga një grup deputetësh në vitin 2019. Kërkesë pas kërkese dhe ndryshim pas ndryshimi, në çdo rast ne kemi propozuar amendamente.

Në vitin 2022, edhe pas kërkesave të Komisionit Europian dhe pasi ky ishte shfaqur si ligji më abuziv, që pa konkurrencë dhe pa garë të ndershme u jepte asetet publike një grupi të vogël biznesesh pranë qeverisë, kërkova që efektet e tij të ndaleshin.

Në debatin e gjatë që zhvilluam në disa prej komisioneve parlamentare, përfaqësuesit e qeverisë e mbronin me krenari ligjin dhe rezultatet e tij.

Ata jepnin si shembull “Durrës Marinën”, e cila, përsëri, është një shembull i jashtëzakonshëm i abuzimit, i korrupsionit dhe i mungesës së garës në ekonomi. Në vend që të tërhiqnim një investitor perëndimor, përsëri zgjodhëm të dyshuarit e zakonshëm të qeverisë.

Në vitin 2019, në vitin 2020 dhe në vitin 2023, të gjitha këto ishin shtyrje të Ligjit për Investimet Strategjike.

Të gjitha këto shtyrje u miratuan me forcën e kartonëve. Deputet pas deputeti dhe grup deputetësh pas grupi deputetësh, pa asnjë kompromis, ngrinin kartonin dhe votonin për këtë ligj abuziv; për ligjin kundër të cilit sot qytetarët në të gjithë Shqipërinë janë ngritur në këmbë për të protestuar.

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2025, qeveria kërkoi shtyrjen e radhës, deri më 31 dhjetor 2026, ndërkohë që kishte marrë angazhimin për ta pezulluar këtë ligj.

Ky angazhim lidhej edhe me detyrimet dhe pozicionin negociues të Shqipërisë në procesin e integrimit, si dhe me problematikat në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Read more:“Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet”, Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI: Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik! Shqipëria nuk mban zgjedhje, por vetëm farsë

Ligji i ndan asetet dhe pronat publike pa konkurrencë dhe pa garë. Ai vret ekonominë dhe ka dhënë kryesisht leje për ndërtime hotelesh në turizëm, pa tërhequr investitorë seriozë të huaj.

Në një tjetër përpjekje u kërkua që afati të shkonte deri më 31 dhjetor 2027. Kjo u shoqërua më pas edhe me ndryshimet në ligjin për portet turistike, për t’i dhënë mundësi çdo investitori strategjik të merrte edhe një port.

Ky është historiku kronologjik i këtij ligji. Kjo është e vërteta. Këto janë faktet, të shkruara e zeza mbi të bardhë, për këtë ligj abuziv; për këtë ligj që sot premtohet se do të pezullohet.

Për këtë ligj që është kthyer në një debat të gjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Për këtë ligj që, fatkeqësisht, tregon sistemin socialist, sistemin e pakicës dhe sistemin e favoreve.

Është sistemi i marrjes së trojeve publike dhe private, sistemi i heqjes së taksave dhe i dhënies së aksesit në asetet publike pa garë.

Tani, sa mund t’i besohet propagandës së qeverisë?

Sa mund t’u besohet atyre që e kanë ngritur këtë sistem se do ta zhbëjnë atë? Sa mund t’u besohet atyre që sot vajtojnë me lot krokodili dhe thonë se fajin e kanë protestuesit apo opozita?

Sa mund t’u besohet atyre që plot gjashtë herë e kanë ndryshuar këtë ligj vetëm për t’i shtyrë afatin?

Read more:“Kulmi i cinizmit”/ Zhupa reagon pas deklaratës së Ramës: Detyra e një shteti është të mbrojë më të pambrojturit, jo t’i poshtërojë ata. I ka ardhur fundi

Nëntë ndryshime në total dhe asnjëherë për të përmirësuar garën në ekonomi, asnjëherë për meritokracinë dhe asnjëherë për konkurrencën. Gjithmonë për të favorizuar një grup të vogël njerëzish.

Këtë sistem nuk mund ta zhbëjnë ata që e kanë krijuar.

Këtë sistem, me ligje që kalojnë në Parlament duke e kthyer atë në një noter të rëndomtë të qeverisë; me ligje që ndryshojnë për interesa të ngushta dhe që kapin shtetin, nuk mund ta ndryshojnë ata që e ideuan, e konceptuan, e votuan, e miratuan dhe e zbatuan.

Këtë sistem do ta ndryshojë shoqëria shqiptare. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë të gjithë bashkë.

Ndoshta rezultatet kanë vonuar të vijnë, sepse ky ligj ka bërë shumë dëme në ekonomi. Por zhbërja e këtij ligji është heqja e njërës prej tullave mbi të cilat është ngritur sistemi.

Sistemi i pakicës, sistemi socialist, sistemi që i ka marrë frymën ekonomisë, që ka vrarë garën dhe që sot është shndërruar në pengesën kryesore për zhvillimin e Shqipërisë.

Vetëm duke larguar këtë mazhorancë mund të zhbëhet ky sistem.

Pak nga pak, ligj pas ligji, vendim pas vendimi dhe favor pas favori. Ashtu siç i kanë dhënë, ashtu duhet të hiqen.

Këtë sistem do ta ndryshojmë.

Lexo edhe
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Tags: #Asetet #Deputet #Durres #Ekonomi #Investime #jetë #Jorida Tabaku #Krokodili

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 2 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin