Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni me punëtorë ndërtimi del nga rruga! 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë (EMRAT+ VIDEO)
Kronikë

Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni me punëtorë ndërtimi del nga rruga! 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë (EMRAT+ VIDEO)

• 26 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

VLORË– Një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti në Vlorë. Një furgon me punonjës ndërtimi, që drejtohej nga 22-vjeçari Sako Rexha, ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit.

Në momentin e aksidentit, punonjësit po udhëtonin drejt vendit të punës. Përplasja ka qenë aq e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit.

Read more:Vlorë, pushuesi dëmtohet nga helika e skafit! Dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë (VIDEO)

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, drejtuesi Sako Rexha, 22 vjeç, si dhe një person tjetër, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat“, një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç. Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Read more:Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)

Aksidenti në Vlorë i shtohet bilancit alarmant të ngjarjeve rrugore gjatë kësaj vere. Në periudhën 1 qershor deri më 25 korrik, nëpër ngjarje rrugore humbën jetën në total 28 persona, 11 prej të cilëve vetëm gjatë ditëve të korrikut. Në total, gjatë kësaj periudhe raportohet të kenë ndodhur rreth 240 aksidente, me një numër të konsiderueshëm të personave të plagosur. Të dhënat e policisë të përpunuara nga INSTAT për periudhën e 5 muajve të parë të vitit flasin për 547 aksidente në total, te të cilat humbën jetën ose u dëmtuan 766 persona.

Read more:Tjetërsimi i pronave në Orikum, Dukat dhe Rradhimë, dosja hetimore e Prokurorisë së Vlorës kalon në SPAK

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit u regjistruan 18 ngjarje më shumë, ose thënë ndryshe 529 aksidente në 2025-ën. Por raporti ndryshon tek të dëmtuarit, vdekur dhe plagosur, pasi në 5 muajt e parë të vitit të kaluar kanë qenë 783, në krahasim me 766 në janar-maj 2026.

Lexo edhe
Kronikë

Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm

Kronikë

Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #Aksidente #automjet #Dukat #grupi hetimor #Ilir Haka #Qazim Haka #Saimir Haka #Sako Rexha #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
  • 26 efektivë të FA nisin kurs 3 mujor, të mësosh gjuhën e ushtrisë në anglisht
  • Laç/ Policia arreston dy të rinj në makinë me 80 doza kokainë gati për t’i shitur (VIDEO)
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kinemaja e hapur në Sarandë, shfaqen filma artistike! Prodhime të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
  • Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)
  • Laç/ Policia arreston dy të rinj në makinë me 80 doza kokainë gati për t’i shitur (VIDEO)
  • Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO)
  • VIDEO/ Nuk do ta besoni si duket Saranda në shtator! Me qindra turistë nga Portugalia, Brazili e Franca: Plazhe të mrekullueshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 36 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin për mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të shpallur fajtorë për…

• 19 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO)

TIRANË– Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur…

• 49 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

26 efektivë të FA nisin kurs 3 mujor, të mësosh gjuhën e ushtrisë në anglisht

26 efektivë të Forcave të Armatosura nisin kursin intensiv dhe profesional 3-mujor të gjuhës angleze pranë Departamentit të…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by